Çmimi i Bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë, ka rënë nën nivelin e 53,300 eurove, duke shënuar një nga rëniet më të mëdha që nga fundi i vitit 2024.
Deutsche Bank ka identifikuar një sërë faktorësh kyç që po ushtrojnë presion të vazhdueshëm mbi Bitcoin-in, duke ndikuar drejtpërdrejt në rënien e çmimit të tij në tregjet globale.
Sipas analizës së bankës gjermane të raportuar nga Coindesk, dobësimi i kriptomonedhës nuk lidhet me një zhvillim të vetëm ekonomik, por është rezultat i një kombinimi faktorësh që përfshijnë sjelljen e investitorëve institucionalë, luhatjet në tregjet financiare dhe pasigurinë rregullatore, transmeton Albeu.com.
Humbja e korrelacionit me asetet tradicionale – Bitcoin po distancohet gjithnjë e më shumë nga roli i tij si “aset i sigurt”, duke mos ndjekur më as arin dhe as tregjet aksionare, siç ka ndodhur në të kaluarën.
Stagnimi rregullator – Vonesat në miratimin e legjislacionit për kriptovalutat, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, kanë frenuar zhvillimin e tregut dhe kanë minuar besimin e investitorëve.
Si pasojë e këtyre faktorëve, çmimi i Bitcoin-it ka shënuar një nga rëniet më të forta që nga fundi i vitit 2024. Megjithatë, Deutsche Bank thekson se situata aktuale nuk përbën një kolaps të plotë, por më tepër një rishikim dhe rikalibrim të tregut, i cili mund të hapë mundësi të reja rritjeje në afatmesëm.
Një nga burimet kryesore të presionit mbi çmimin mbeten fondet e Bitcoin ETF-ve, të cilat kanë regjistruar dalje të vazhdueshme kapitali që prej nëntorit të vitit të kaluar.
Ndërkohë, edhe interesi i konsumatorëve amerikanë për kriptovalutat ka pësuar rënie, me nivelin e adoptimit që ka zbritur nga 17 në 12 për qind, duke reflektuar një ftohje të interesit jo vetëm në nivel institucional, por edhe tek publiku i gjerë.
Por mediat amarikane theksojnë gjeopolitikën si faktor pikant të këtij viti: Presidenti Donald Trump po kërcënon të sulmojë Iranin pasi Shtetet e Bashkuara rrëzuan udhëheqësin e Venezuelës. Ai kohët e fundit ka qenë duke ndjekur aleatët në Evropë dhe Kanada për shkak të Groenlandës, dhe po kërcënon me tarifa më të larta Korenë e Jugut.
Ndërkohë, përparimet e rëndësishme në inteligjencën artificiale po u japin investitorëve të tregut të aksioneve një shqetësim të madh. Claude i Anthropic tani mund të kryejë detyra për firmat ligjore, duke bërë që aksionet e softuerëve të bien.
Të gjitha këto kanë ndikuar në lëvizje të kapitalit nga kriptomonedhat tek asestet e tjera. /albeu.com















