• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 25 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Trajtime të reja kundër migrenës, shpresë për mbi 1 miliard pacientë në botë

Editor Nga Editor
6 Shkurt, 2026
në Shëndet
A A
0
Trajtime të reja kundër migrenës, shpresë për mbi 1 miliard pacientë në botë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Më shumë se një miliard njerëz në mbarë botën vuajnë nga migrena, një sëmundje neurologjike e rëndë që shoqërohet me dhimbje koke intensive, ndjeshmëri të shtuar ndaj dritës dhe zhurmës, si edhe simptoma të tjera paralizuese. Megjithatë, përparimet shkencore po hapin rrugë të reja trajtimi, duke u dhënë shpresë pacientëve.

Megan Daniels, një avokate 35-vjeçare nga Liverpooli, përdor çdo ditë një pajisje neuromoduluese që stimulon nervat e qafës dhe kokës. “Është shumë qetësuese, ndjen sikur valë kalojnë përmes trurit”, shprehet ajo. Kjo pajisje ndihmon në parandalimin e krizave dhe në lehtësimin e simptomave të migrenës vestibulare, e cila shoqërohet edhe me probleme të ekuilibrit.

Një ndër zbulimet më të rëndësishme në trajtimin e migrenës ka qenë identifikimi i molekulave CGRP, të cilat rrisin ndjeshmërinë e nervave gjatë sulmeve. Bllokimi i këtyre molekulave përmes barnave të posaçme ka sjellë përmirësime të ndjeshme për shumë pacientë, duke ulur frekuencën e sulmeve deri në 75% në disa raste. Megjithatë, efekti i tyre nuk është gjithmonë afatgjatë dhe jo të gjithë pacientët përfitojnë lehtësim të plotë.

Në këtë drejtim, studiuesit po zhvillojnë barna të reja që synojnë peptide të tjera, si Pacap dhe orexin, të cilat mund të përdoren si trajtime parandaluese. Këto terapi synojnë jo vetëm ndalimin e sulmeve në zhvillim, por edhe reduktimin e rrezikut të rikthimit të tyre.

Ndërkohë, botoksi – i njohur kryesisht për përdorim estetik – ka treguar efikasitet në reduktimin e migrenës kronike. Edhe pajisjet neuromoduluese dhe elektrodat që stimulojnë nervat e kokës dhe fytyrës po japin rezultate premtuese, veçanërisht për pacientët që nuk reagojnë ndaj trajtimeve tradicionale me barna.

Ekspertët theksojnë se menaxhimi i migrenës kërkon një qasje të integruar, që përfshin kombinimin e barnave, teknologjisë mjekësore, ndryshimeve në stilin e jetesës, terapisë psikologjike dhe kujdesit ndaj dietës dhe aktivitetit fizik. Siç shprehet edhe Megan Daniels: “Asnjë trajtim i vetëm nuk e zgjidh plotësisht migrenën – të gjitha së bashku përbëjnë puzzle-n e shëndetit.” /skyweb.al

Etiketat: migrena
Artikulli para

Qeveria miraton ndërtimin e një centrali fotovoltaik 128 MW në Fier

Artikulli pas

Sitet kulturore gjatë janarit u vizituan nga mbi 20 mijë vizitorë

Editor

Editor

Nga Kategoria

Këto janë frutat dhe perimet me më shumë pesticide!
Shëndet

Këto janë frutat dhe perimet me më shumë pesticide!

24 Mars, 2026
FDA ndalon testimet mbi kafshët, rrugë alternative për zhvillimin e barnave
Shëndet

FDA ndalon testimet mbi kafshët, rrugë alternative për zhvillimin e barnave

24 Mars, 2026
Një në katër gra me endometriozë përballen me vështirësi në studime dhe karrierë
Shëndet

Një në katër gra me endometriozë përballen me vështirësi në studime dhe karrierë

24 Mars, 2026
Shpresë për parandalimin e kancerit të stomakut
Shëndet

Shpresë për parandalimin e kancerit të stomakut

24 Mars, 2026
Merruni me dhëmbët tuaj ose do të vdisni më shpejt
Shëndet

Merruni me dhëmbët tuaj ose do të vdisni më shpejt

24 Mars, 2026
5 zakone që mendojmë se na ndihmojnë, por nxisin ANKTHIN
Shëndet

5 zakone që mendojmë se na ndihmojnë, por nxisin ANKTHIN

24 Mars, 2026
Artikulli pas
Sitet kulturore gjatë janarit u vizituan nga mbi 20 mijë vizitorë

Sitet kulturore gjatë janarit u vizituan nga mbi 20 mijë vizitorë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Huffpost”: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026
Turizëm

“Huffpost”: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026

Nga Editor
18 Dhjetor, 2025
0

Çdo vit, turistët amerikanë po dynden në destinacione turistike si Parisi dhe Roma për pushimet e tyre. Dhe ndërsa këto...

Lexo të plotë
“Diella” në agoni, por qeveria miraton Kadastrën Digjitale: Çfarë ndodh me pronat

“Diella” në agoni, por qeveria miraton Kadastrën Digjitale: Çfarë ndodh me pronat

28 Janar, 2026
Njihuni me kullat e reja në qendër të Tiranës

Si hoqi dorë qeveria nga vendimi për t’i legalizuar “për një copë bukë” katet pa leje në kullat e Tiranës

6 Tetor, 2025
Rama fton investitorët e huaj: Blini sot prona në Shqipëri, pas anëtarësimit në BE do kushtojnë dyfish

Rama fton investitorët e huaj: Blini sot prona në Shqipëri, pas anëtarësimit në BE do kushtojnë dyfish

23 Shtator, 2025
Shkarkohet drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj

Shkarkohet drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj

4 Shkurt, 2026

Të Fundit

Një fushë me vreshta mbi çati, tranformimi i guximshëm i Aeroportit të Firences

Një fushë me vreshta mbi çati, tranformimi i guximshëm i Aeroportit të Firences

25 Mars, 2026
Sulmohet një tjetër anije çisternë në Gjirin e Hormuzit, rritet pasiguria në tregjet e energjisë

Rinis lëvizja e anijeve në Gjirin e Hormuzit, Irani vendos kushte për kalimin, bie disi çmimi i naftës

25 Mars, 2026
Volkswagen kalon nga makinat te raketat tokë-ajër, marrëveshje me izraelitët

Volkswagen kalon nga makinat te raketat tokë-ajër, marrëveshje me izraelitët

24 Mars, 2026
Shqiptarët ndër më të gatshmit për të luftuar për vendin brenda NATO-s

Shqiptarët ndër më të gatshmit për të luftuar për vendin brenda NATO-s

24 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr