• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 28 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

KONTROLLET/ OSHEE thotë se kanë kapur noterë, dentistë e klinika estetike që paguajnë energjinë me tarifa familjarësh

SkyWeb Nga SkyWeb
8 Shkurt, 2026
në Ekonomi
A A
0
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike
Share on FacebookShare on WhatsApp

Me qëllim përfitimin e një tarife më të ulët të energjisë elektrike, dhjetëra biznese, kryesisht në Tiranë, kanë vijuar të furnizohen si konsumatorë familjarë, edhe pse objektet ku ushtrojnë aktivitet përdoren realisht për qëllime ekonomike.

Furnizuesi i Shërbimit Universal, pjesë e OSHEE Group, ka intensifikuar kontrollet në terren për verifikimin e kontratave të energjisë, në kuadër të zbatimit të sistemit të ri të tarifimit. Kontrollet synojnë identifikimin e subjekteve që nuk kanë përditësuar kategorinë e kontratës, duke shmangur pagesën e tarifës së biznesit.

Sipas administratorit të FSHU, Algert Luzi, shkeljet janë konstatuar kryesisht në godina të reja banimi, ku apartamentet përdoren si zyra dhe njësi shërbimi. Ai shpjegon se bëhet fjalë për aktivitete si zyra noterie, kontabiliteti, klinika dentare dhe biznese estetike, të cilat rezultojnë të regjistruara ende si abonentë familjarë.

FSHU thekson se fenomeni lidhet me kontrata të vjetra ose mungesë përditësimi të të dhënave, ndërkohë që përdorimi real i objekteve është ndryshuar. Për këtë arsye, kompania ka nisur një proces të gjerë verifikimi dhe u bën thirrje bizneseve, organizatave jofitimprurëse dhe personave fizikë që ushtrojnë aktivitet tregtar të kontrollojnë kategorinë e kontratës dhe ta përditësojnë atë në përputhje me funksionin real të objektit.

Sipas FSHU, abonentët familjarë që konsumojnë mbi 700 kilovat-orë në muaj tarifohen me 9.5 lekë për kilovat-orë, ndërsa subjektet ekonomike paguajnë 14 lekë për kilovat-orë. Në rastet kur konstatohet shkelje, tarifa ndryshohet menjëherë, ndërsa përsëritja e shkeljes shoqërohet me penalitete.

FSHU apelon për bashkëpunim me grupet e kontrollit, me qëllim shmangien e masave ndëshkuese dhe garantimin e një sistemi tarifimi të drejtë dhe të barabartë për të gjithë konsumatorët.

Artikulli para

Trump dhe rrethi i tij drejtojnë botën, bijtë shtuan miliardat nga projektet në kripto

Artikulli pas

“U bëmë gazi i botës, qeveria u mor peng nga gjyqesori”, Rama premton beteje për drejtësi pasi barazimit ne Kushtetuese per Ballukun

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër
Ekonomi

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet
Ekonomi

MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet

28 Mars, 2026
Irani po përdor pagesat me Crypto për të anashkaluar bllokimin ndërkombëtar, shkëmbimet rriten pas nisjes së luftës
Ekonomi

Irani po përdor pagesat me Crypto për të anashkaluar bllokimin ndërkombëtar, shkëmbimet rriten pas nisjes së luftës

28 Mars, 2026
Shtrenjtohen nafta dhe gazi: Bota futet në një spirale krize çmimesh të energjisë pas luftës në Iran
Ekonomi

Tajlanda merret vesh me Iranin për kalimin e tankerave të naftës në Hormuz

28 Mars, 2026
Firma e Trump në dollarin amerikan, hera e parë për një president në detyrë
Ekonomi

Firma e Trump në dollarin amerikan, hera e parë për një president në detyrë

27 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër
Ekonomi

Shqiptarët rrezikojnë të mbeten pa karburante! Importuesit e naftës, letër qeverisë pas vendimit të Bordit: Çmimet nën kosto, ndërpresim shitjen me shumicë

27 Mars, 2026
Artikulli pas
“U bëmë gazi i botës, qeveria u mor peng nga gjyqesori”, Rama premton beteje për drejtësi pasi barazimit ne Kushtetuese per Ballukun

"U bëmë gazi i botës, qeveria u mor peng nga gjyqesori", Rama premton beteje për drejtësi pasi barazimit ne Kushtetuese per Ballukun

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Behgjet Pacolli nën hetim nga prokuroria, rusët në Aeroportin e Vlorës dhe BKT që çon para interesat e Kremlinit
Aktualitet

Behgjet Pacolli nën hetim nga prokuroria, rusët në Aeroportin e Vlorës dhe BKT që çon para interesat e Kremlinit

Nga SkyWeb
14 Tetor, 2025
0

Prokuroria e Tiranës ka strukturuar një grup prokurorësh për hetimin e çështjes së aeroportit të Vlorës. Hetimi është regjistruar për...

Lexo të plotë
Ministrat e rinj të kabinetit Rama betohet te Presidenti Begaj para nisjes së detyrës

Ministrat e rinj të kabinetit Rama betohet te Presidenti Begaj para nisjes së detyrës

6 Mars, 2026
NASA planifikon ndërtimin e një reaktori bërthamor në Hënë

NASA planifikon ndërtimin e një reaktori bërthamor në Hënë

22 Janar, 2026
Si të gjeni bileta avioni të lira

Sa fiton realisht një kompani ajrore nga një fluturim? Analiza e shifrave i jep fund spekulimeve

9 Mars, 2026
Hamburger, salsiçe dhe eskalop, BE ndalon përdorimin e këtyre termave te produktet me bazë bimore

Hamburger, salsiçe dhe eskalop, BE ndalon përdorimin e këtyre termave te produktet me bazë bimore

17 Janar, 2026

Të Fundit

Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
”Express”: Ksamili, fshati i bukur vetëm 4 orë larg Anglisë, njihet si Maldivet e Evropës

“TimeOut”: Destinacionet më të mira për të vizituar në Shqipëri në 2026-n

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet

MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet

28 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr