• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 5 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Betoni nuk ndalet as përballë jetimeve, Korporata e Investimeve hap thirrjen për kullë te “Zyber Hallulli”

SkyWeb Nga SkyWeb
6 Tetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Betoni nuk ndalet as përballë jetimeve, Korporata e Investimeve hap thirrjen për kullë te “Zyber Hallulli”
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në zemër të Tiranës, aty ku prej dekadash qëndron Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli”, do të ngrihet një tjetër kullë shumëkatëshe.

Siç mëson Skyweb.al, Korporata e Investimeve Shqiptare ka hapur sëfundmi garën që do të përcaktojë kompaninë private që do të ndërtojë kompleksin e ri në truallin e këtij institucioni, të njohur si “streha e jetimëve”.

Sipas dokumenteve të publikuara nga vetë Korporata, projekti do të realizohet përmes modelit të “sipërmarrjes”, ku partneri privat do të ndërtojë dy godina publike, Korpusin e Inspektoriateve dhe Shtëpinë e re të Fëmijëve “Zyber Hallulli”, ndërsa në këmbim do të marrë të drejtën për të zhvilluar truallin ekzistues në Rrugën e Elbasanit.

Në këtë parcelë, me vlerë të jashtëzakonshme tregtare ku një metër katror shitet me mijëra euro, do të ngrihet një kullë me përdorim të përzier, që do të përfshijë hapësira tregtare, zyra dhe apartamente.

Sipas kushteve të garës, çdo ofertues duhet t’i japë shtetit të paktën 45 për qind të sipërfaqes së ndërtimit, ndërsa fitues do të shpallet ai që ofron më shumë metra katrorë për Korporatën.

Ndërkohë, fëmijët që aktualisht jetojnë në Shtëpinë e Fëmijës do të zhvendosen në zonën e “vilave gjermane”, pranë rrugës Gramoz Pashko, në një kompleks të ri që parashikohet të strehojë rreth 40 fëmijë.

Në dokument thuhet se “zona e re ofron një mjedis më të gjelbër dhe të qetë”, por realiteti është se jetimët po dërgohen në periferi, larg qytetit dhe kujdesit publik që historikisht ka qenë pranë tyre.

Ky është një tjetër rast ku prona publike me vlerë të jashtëzakonshme në qendër të Tiranës i kalon sektorit privat, përmes një formule që quhet “partneritet publik-privat”, por që në praktikë i jep truallin e shtetit zhvilluesve të mëdhenj. /skyweb.al 

Etiketat: kullezyber hallulli
Artikulli para

Sa e realizueshme është nisma Shqipëria CASH-less deri në 2030?

Artikulli pas

Berisha: Partia Demokratike mbështet Florjan Binajn si kandidat për Tiranën

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Shtimi i gjobave nuk ul numrin e aksidenteve 
Ekonomi

“Kamikazët” e rrugëve, vetëm 1 në 7 të testuar e kanë rimarrë patetën pas heqjes nga policia

5 Shtator, 2026
Pas vitit 2029, këtë markë të njohur makinash mund të mos e shihni më në rrugë
Ekonomi

Pas vitit 2029, këtë markë të njohur makinash mund të mos e shihni më në rrugë

5 Shtator, 2026
Krahasimi “bombë” i Bloomberg: Pse India nuk ka suksesin e Shqipërisë në turizëm
Fokus

Krahasimi “bombë” i Bloomberg: Pse India nuk ka suksesin e Shqipërisë në turizëm

5 Shtator, 2026
Përplasja për tokën në Palasë mes Luan Muçës dhe Vasil Bedinajt, ndërhyn Rama: Tokën do ta bëjmë ullishte!
Aktualitet

Përplasja për tokën në Palasë mes Luan Muçës dhe Vasil Bedinajt, ndërhyn Rama: Tokën do ta bëjmë ullishte!

4 Shtator, 2026
Punonjësit thonë se inteligjenca artificiale i bën të duken më të aftë nga sa janë, zbulon studimi i ri
Ekonomi

Punonjësit thonë se inteligjenca artificiale i bën të duken më të aftë nga sa janë, zbulon studimi i ri

4 Shtator, 2026
ARRSH: Drejt përfundimit 6 fazat e para të aksit Elbasan-Rrogozhinë
Aktualitet

ARRSH: Drejt përfundimit 6 fazat e para të aksit Elbasan-Rrogozhinë

4 Shtator, 2026
Artikulli pas
Berisha: Partia Demokratike mbështet Florjan Binajn si kandidat për Tiranën

Berisha: Partia Demokratike mbështet Florjan Binajn si kandidat për Tiranën

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Gjykata njofton me shpallje publike pronarin e Megatek, Dionis Teqja
Aktualitet

Megatek Boss Dionis Teqja Lawsuit Seeking Removal of Reports From Tens of Albanian Media Outlets Sparks Strong Reaction From Albanian Journalists Union

Nga SkyWeb
6 Maj, 2026
0

The Albanian Journalists Union has strongly reacted after businessman Dionis Teqja filed a lawsuit against several media outlets and journalists...

Lexo të plotë
Më pak njerëz që konsumojnë më shumë, rritet sasia e mbetjeve për banorë në Shqipëri

Më pak njerëz që konsumojnë më shumë, rritet sasia e mbetjeve për banorë në Shqipëri

24 Shtator, 2025
Vueling kalon nga Airbus te Boeing, çfarë fshihet pas këtij ndryshimi drastik

Vueling kalon nga Airbus te Boeing, çfarë fshihet pas këtij ndryshimi drastik

12 Korrik, 2026
Pse po rritet me shpejtësi çmimi i arit

Pse po rritet me shpejtësi çmimi i arit

6 Shtator, 2025
Taksat e “gjelbra” arrijnë rekordin 675 mln euro, por shumë pak rikthehen në mjedis

Taksat e “gjelbra” arrijnë rekordin 675 mln euro, por shumë pak rikthehen në mjedis

23 Prill, 2026

Të Fundit

Me ose pa opozitën, Florjan Binaj: Do të kandidoj për Bashkinë e Tiranës

Me ose pa opozitën, Florjan Binaj: Do të kandidoj për Bashkinë e Tiranës

5 Shtator, 2026
Rama nga Italia:  Integrimi gradual, rruga e Shqipërisë drejt BE-së

Rama nga Italia: Integrimi gradual, rruga e Shqipërisë drejt BE-së

5 Shtator, 2026
Si të zbuloni kamerat që ju vëzhgojnë

Si të zbuloni kamerat që ju vëzhgojnë

5 Shtator, 2026
Kujtimet rikthehen vazhdimisht. Pse nuk harrohet kurrë shkolla e mesme

Kujtimet rikthehen vazhdimisht. Pse nuk harrohet kurrë shkolla e mesme

5 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr