• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 28 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shija që njohim, siguria që kërkojmë: Disa fakte që duhet t’i dijmë për qumështin shqiptar

SkyWeb Nga SkyWeb
9 Shkurt, 2026
në Ekonomi, Kryesore, Shëndet
A A
0
Shija që njohim, siguria që kërkojmë: Disa fakte që duhet t’i dijmë për qumështin shqiptar
Share on FacebookShare on WhatsApp
Të gjithë, besojmë, se jemi në një mendje kur themi se po bëhemi gjithnjë e më të kujdesshëm e më të vetëdijshëm për mënyrën se si duhet të kujdesemi për shëndetin tonë.
Ndërsa ushtrohemi në palestra, me ecje apo vrap në natyrë, në aktivitete të ndryshme sportive…përpiqemi të zgjedhim me kujdes edhe ushqimet e shëndetshme, e mbi të gjitha të sigurta.

Përtej shijeve të reja, na pëlqen të ruajmë traditën, të konsumojmë produktet 100% shqiptare. Por kjo zgjedhje na vë shpesh përballë dilemave: a janë ato të sigurta, me strandardet europiane, thënë shkurt, a janë pa hile?

Të gjitha produktet kanë specifikat e saj, por le të ndalojmë tek një prej atyre që e kemi çdo ditë në tryezat tona, që fëmijët tanë e konsumojnë që të vegjël: tek qumështi, tek kosi e dhalla që vjen si nënprodukt i tij… për të mos shkuar tek gjithë gatimet shqiptare, që kanë si bazë qumështin.

Në Shqipëri, fabrikat e përpunimit të qumështit, janë të shumta. Invesimet që ato kanë bërë, për modernizimin e procesve, na bëjnë të besojmë se janë garanci e sigurisë ushqimore.

Mjafton të bësh një vizitë tek një nga kompanitë e mëdha të qumështit, për shembull te Lufra, për të kuptuar se si zhvillohet procesi automatik i përpunimit të qumështit përmes linjave moderne Gjermane, Italiane dhe Suedeze; sistemeve digitale të kontrollit të temperaturës dhe higjienës; laboratorëve të brendshëm për analiza të përditshme, që masin normat e përcaktura, sipas ligjit europain, para se qumështi të nxirret në treg (rasti i parandalimit i alatoksinës, pak ditë më parë ishte tregues i qartë i kësaj sigurie).

Por a është 100% natyral qumështi që del nga fabrika? A ka kapacitet Shqipëria për qumësht natyral? A ka përmbajte të qumështit pluhur apo të vajit të palmës?

Janë pyetjet që ne ngremë shpesh në diskutime me njëri- tjetrin. Për të cilat ka disa përgjigje nga industria.

Fakti që Lufra bashkëpunon prej 34 vitesh me 150 ferma vendase, në të gjithë territorin e vendit (mbi 60 prej tyre, i ka mbështetur financiarish, që të zgjerojnë dhe modernizojnë aktivitetin e tyre), nga të cilat marrin minimalisht 100 litra në ditë (nga fermat e vogla familjare) deri edhe në 14,000 litra në ditë (nga fermat e mëdha moderne), është domethënëse për të besuar se qumështi është 100% natyral.

Vështirë që kompani të tilla, të mëdha, të rrezikojnë biznesin e tyre, të shkelin ligjet e të rrezikojnë të dënohen penalisht, duke kompromentuar produktet e tyre me qumësht pluhur apo vaj palme.

Mjafton të analizojmë, në çfarëdo laboratori, që ne vetë si konsumatorë mund ta zgjedhim, përbërësit e deklaruar në etiketë dhe do t’i kuptonim hilet në atë produkt.

Na ndodh edhe kur konsumojmë kosin në shtëpi, të çuditemi me faktin pse ai që blejmë nuk prishet në krahasim me kosin që mamatë tona e zënë vetë në shtëpi.

Kjo na ngre një tjetër dyshim: që kosi i fabrikës nuk është origjinal, ka konservantë ndaj nuk prishet. Por nëse bëjmë një kërkim të shpejtë në internet, informacioni që del na jep tjetër shpjegim, të argumentuar: në fabrika përdoret qumësht i pasterilizuar, me parametra të kontrolluar.

Procesi i prodhimit realizohet duke përdorur kultura bakteriale të pastra, të përzgjedhura, me numër të kontrolluar bakteresh fermentuese për ml qumështi, të cilat sigurojnë një fermentim të qëndrueshëm dhe të sigurt.

I gjithë procesi zhvillohet në kushte sterile higjiene, me temperatura të kontrolluara me aparatura dhe pa nderhyrje fizike.

Produktet nuk përmbajnë konservantë.

Përkundrazi, nëse do të kishte konservantë, fermentimi nuk do të ishte i mundur, pasi ato do të shkatërronin edhe bakteret e mira që bëjnë fermentimin.

Edhe koset në vende si Gjermania, Italia apo Zvicraa të cilat deklarohen “pa konservantë”, kanë të njëjtën jetëgjatësi si kosi i prodhuar në fabrikat tona.

Kjo tregon se në kushtet shtëpiake, është shumë e vështirë të arrihen të njëjtat standarte, sepse enët mund të jenë të pastra, por jo të sterilizuara si në fabrika, temperatura shpesh matet me ndjesi (dorë/gisht), që nuk është precize dhe mund të kontaminojë, ndërsa dhe ajri i ambientit përmban mikroorganizma të pakontrollueshëm.

Edhe devijimi më i vogël në kushte, mjafton që fermentimi të mos jetë i qëndrueshëm dhe kosi të prishet, të thartohet më shpejt.

A na mjaftojnë këto argumente për të besuar 100% tek produktet shqiptare?

Përgjigjia është e thjeshtë: po, duhet të besojmë tek produktet shqiptare, tek shija e traditës me të cilën jemi rritur e duhet ta ruajmë.

Dilemat kanë gjithmonë një informacion nga pas. Mjaft që të dijmë ta kërkojmë e ta besojmë.

Etiketat: cilesiafabrikatfaktefermeretlufraProdhimiqumeshtiteknologjia
Artikulli para

Truri i të porsalindurve njeh ritmin e muzikës që në 48 orët e para

Artikulli pas

“Balluku i dorëzoi dorëheqjen Ramës sot në mëngjes, por ai nuk e pranoi. Arsyet e refuzimit të Kryeministrit”

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi
Aktualitet

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse
Aviacion

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër
Ekonomi

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet
Ekonomi

MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet

28 Mars, 2026
Irani po përdor pagesat me Crypto për të anashkaluar bllokimin ndërkombëtar, shkëmbimet rriten pas nisjes së luftës
Ekonomi

Irani po përdor pagesat me Crypto për të anashkaluar bllokimin ndërkombëtar, shkëmbimet rriten pas nisjes së luftës

28 Mars, 2026
Shtrenjtohen nafta dhe gazi: Bota futet në një spirale krize çmimesh të energjisë pas luftës në Iran
Ekonomi

Tajlanda merret vesh me Iranin për kalimin e tankerave të naftës në Hormuz

28 Mars, 2026
Artikulli pas
Pezullimi i Ballukut, Rama: Paraburgimet e arrestet pa gjyq, janë bërë “bukë e djathë” në Shqipëri

“Balluku i dorëzoi dorëheqjen Ramës sot në mëngjes, por ai nuk e pranoi. Arsyet e refuzimit të Kryeministrit”

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pagat e shtetit ndikuan rritjen ekonomike, bujqësia dhe industria në rënie
Uncategorized

Pagat e shtetit ndikuan rritjen ekonomike, bujqësia dhe industria në rënie

Nga Editor
29 Shtator, 2025
0

Ekonomia ka shënuar rritje, por shtylla kryesore mbetet sektori shtetëror. Të dhënat më të fundit nga INSTAT tregojnë se në...

Lexo të plotë
Moody’s konfirmon qendrueshmërinë e ekonomisë shqiptare duke ruajtur vlerësimin “BA3” për borxhin

Moody’s konfirmon qendrueshmërinë e ekonomisë shqiptare duke ruajtur vlerësimin “BA3” për borxhin

8 Tetor, 2025
Pas rajonit, Shqipëria drejt heqjes së tarifave roaming edhe më BE-në: Nis ndryshimi i kuadrit ligjor

Pas rajonit, Shqipëria drejt heqjes së tarifave roaming edhe më BE-në: Nis ndryshimi i kuadrit ligjor

31 Dhjetor, 2025
Idiot! I trashë! Tarifat ndezin luftën mes Elon Musk dhe “skifterit” të Trump

Idiot! I trashë! Tarifat ndezin luftën mes Elon Musk dhe “skifterit” të Trump

8 Prill, 2025
Rekord HISTORIK, edhe Paundi “shkrihet” përballë Lekut

BSH pret forcim të Euros kundrejt Lekut, shpresë për eksportuesit

20 Maj, 2025

Të Fundit

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
”Express”: Ksamili, fshati i bukur vetëm 4 orë larg Anglisë, njihet si Maldivet e Evropës

“TimeOut”: Destinacionet më të mira për të vizituar në Shqipëri në 2026-n

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr