• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 15 Shkurt, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Spiralja e braktisjes rurale dhe demografike

SkyWeb Nga SkyWeb
14 Shkurt, 2026
në Ekonomi
A A
0
Spiralja e braktisjes rurale dhe demografike
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në vitet e fundit, Shqipëria po përjeton një dramë demografike që po e transformon thellësisht peizazhin rural të vendit, duke e bërë braktisjen e fshatrave jo thjesht një statistikë, por një histori të dhimbshme të humbjes dhe pasigurisë. Imagjinoni fshatra malorë si ato në Veri apo Jug, ku dikur jehonte zhurma e fëmijëve dhe puna në ara, tani të heshtura, me shtëpi të braktisura dhe vetëm të moshuar që presin fundin e ditës.

Sipas Censusit të 2023 dhe të dhënave të Eurostat-it për 2025, popullsia e Shqipërisë ka rënë në rreth 2.36 milionë banorë, me një tkurrje vjetore prej 1.2%, çka është dhe norma më e lartë në rajon.

Kjo rënie është më e theksuar në zonat rurale, ku shpopullimi ka arritur nivele kritike, ku disa fshatra janë plotësisht të zbrazur, ndërsa mbi 500 fshatra kanë më pak se 10 banorë.

Ky fenomen nuk është i rastësishëm, por rezultat i një spiraleje vicioze që është përshpejtuar në 2021-2025, ku lindshmëria e ulët dhe emigrimi masiv jashtë vendit po thithin bazën e popullsisë, duke krijuar paqëndrueshmëri ekonomike dhe duke penguar çdo shans për zhvillim të qëndrueshëm.

Le të fillojmë me lindshmërinë, e cila ka arritur nivele alarmuese në vitet e fundit.

Në 2024, norma e fertilitetit ra në 1.53 fëmijë për grua, ndërsa në 2025-n ra edhe më poshtë bjerë më tej në 1.52, pak si shumë nën nivelin e zëvendësimit të popullsisë prej 2.1. Kjo përkthehet në më pak se 22,000 lindje në 2024 dhe 2025, me rënie dramatike nga vitet e mëparshme. Projeksionet e OKB-së tregojnë se deri në 2050-n, numri do të përgjysmohet në 10-11,000 lindje vjetore.

Shkaqet janë të ndryshme, por kryesisht lidhet me të rinjtë, sidomos në zonat rurale, të cilët po shtyjnë ose po heqin dorë nga krijimi i familjes për shkak të pasigurisë ekonomike, kostove të larta të rritjes së fëmijëve dhe mungesës së shërbimeve bazë si kopshte apo spitale pranë.

Në 2025, raporti i varësisë së të rinjve ra lehtë në 23.8%, por plakja e popullsisë po përshpejtohet, me moshën mesatare që arrin 43-44 vjeç. Kjo ulje e lindjeve në 2024-2025 nuk është vetëm një numër, pasi ajo po lë pas një “gjeneratë të humbur” në fshatra, ku shkollat po mbyllen për mungesë nxënësish, duke e bërë jetesën aty edhe më të pamundur për familjet e mbetura.

Por lindshmëria e ulët nuk është shkaku i vetëm, pasi ajo lidhet ngushtë me emigrimin masiv jashtë vendit, i cili po thith fuqinë punëtore dhe po e dobëson themelet e ekonomisë rurale.

Në 2024-2025, rreth 50,000 shqiptarë emigruan, kryesisht të rinj të moshës 19-40 vjeç, drejt Italisë, Gjermanisë apo Britanisë së Madhe. Sipas të dhënave të INSTAT-it dhe Bankës Botërore, 1.6 milionë shqiptarë jetojnë jashtë, duke përfaqësuar gati gjysmën e popullsisë globale shqiptare, dhe kjo ka rezultuar në një humbje neto të 40% të popullsisë që nga 1990-ta. Në zonat rurale, kjo ikje është katastrofike, sepse të rinjtë që largohen për paga më të larta dhe jetë më të mirë lënë pas vetëm të moshuar që nuk mund të punojnë tokën.

Si rrjedhojë, bujqësia familjare po shuhet përvit pasi fermat e vogla nuk janë fitimprurëse, nga kostot e larta të lëndëve të para dhe mungesa e teknologjisë, duke çuar në rënie të prodhimit bujqësor dhe në rritje të importit të ushqimeve.

Efektet e kësaj spiraleje janë shkatërruese për ekonominë dhe qëndrueshmërinë e ekonomisë. Emigrimi po kontribuon në një humbje vjetore të rritjes së PBB-së prej 0.2-0.4 pikë përqindjeje në 2024-2050, duke e bërë Shqipërinë një nga ekonomitë më të ekspozuara në Evropë.

Popullsia në tkurrje po krijon mungesa të forta të fuqisë punëtore, duke rritur presionin mbi financat publike me më pak kontribuues në pensione dhe shëndetësi, ndërsa varësia nga flukset e parave nga jashtë (remitanca dhe hyrje të tjera infoirmale) arrin deri në 8% të PBB-së në 2024-2025. Megjithatë, këto flukse monetare shpesh shpenzohen për konsum bazë dhe për blerje pasurish të paluajtshme dhe mallra konsumi, duke krijuar një varësi të paqëndrueshme, pasi nuk shkojnë për investime në prodhim dhe bujqësi.

Në zonat rurale, kjo do të thotë më pak investime në bujqësi apo agroturizëm, cikël që ushqen më shumë emigrim.

Projeksionet e OKB-së tregojnë se deri në 2050, popullsia do të bjerë me 19.5% (shih tabelën), duke invertuar piramidën demografike dhe duke e bërë zhvillimin e qëndrueshëm pothuajse të pamundur pa reforma radikale.

Tregues2011 (Census)2023 (Census)2050 (Projeksione)SBurim kryesor
Popullsia totale2,821,977 – 2,831,7412,402,113~2.2 milionë (rënie ~19.5%)INSTAT Census; UN World Population Prospects (medium variant)
Norma e fertilitetit (TFR)~1.65-1.81.35 – 1.348~1.3-1.4 (nën zëvendësim)World Bank, UN, INSTAT
Numri i lindjeve vjetore~34,000~23,617 – 24,000~10,000-12,000 (përgjysmim)INSTAT; projeksione UN
Emigrimi neto vjetorNegativ (i lartë pas 1990)~-20,000 deri -40,000Vazhdim negativ (~ -20,000/vit mesatar)INSTAT, IOM, UN
Mosha mesatare~35.3 vjeç~42.5 vjeç~48-50 vjeç (plakje e shpejtë)INSTAT Census
Përqindja e >65 vjeç~11%~20%~26-40% (shpejtësia më e lartë globale)INSTAT, UNFPA, UN
Raporti i varësisë së të moshuarve~16.4%~24.4%Shumë i lartë (>40%)INSTAT
Ndryshimi total popullsie–-14.5% nga 2011-19.5% nga 2023 (~ -420,000 + rënie tjetër)INSTAT, UN

Për ta ndalur këtë rrjedhë, nevojiten veprime urgjente që të shkojnë përtej subvencioneve të përkohshme.

Duhet rritja e mbështetjes për bujqësinë moderne dhe agroturizmin, siç parashikon Strategjia e Zhvillimit Rural, por me zbatim më agresiv.

Ofrimi i stimujve për të rinjtë me kredi të favorshme për startupe rurale, trajnime dhe infrastrukturë dixhitale mund të frenojë emigrimin edhe pse ka pak gjasa që të jetë masivisht e zbatueshme, për arsye sa kulture dhe informaliteti, por ehe korrupsioni dhe qasje drejt aktiviteteve me kthim të shpejtë fitimi në sektorin e shërbimeve.

Politikat pronatale, si mbështetje financiare për familjet e reja dhe përmirësim i shërbimeve shëndetësore në fshat, janë thelbësore për të rritur lindshmërinë, por duket se janë fragmentare dhe të shkëputura duke e detyruar qeverinë të ndryshojë qasjet aktuale. Bashkëpunimi me diasporën për investime dhe kthim të njohurive mund të kthejë humbjen në avantazh.Të gjitha këto masa, duhet të jenë pjesë e platformave të bashkëveprimit me gjithë aktorët, me objektivin që të mos humbasim jo vetëm fshatrat, por edhe bazën ekonomike të prodhimeve ushqimore dhe blegtorale, për të mos e lënë të ardhmen në duart e një popullsie të plakur dhe të tkurrur./altax.al 

Artikulli para

Kanadaja drejt vendimit ekstrem: Zëvendësim i avionëve F-35 amerikan me Saab Gripen suedez

Artikulli pas

Banorët e prekur nga projekti TID në Durrës protestojnë teksa Rama futet në bashki

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Vetëm 1/3 e pensionistëve përfitojnë rritjen më të madhe të pensioneve
Ekonomi

Shqipëria po plaket me ritme të shpejta, 1 pensionist për çdo 3 persona në moshë pune

14 Shkurt, 2026
Shërbimi i mirë dhe çmimet konkurruese në Shqipëri “kafshojnë” tregun 10 mld euro të industrisë dentare në Itali
Ekonomi

Shërbimi i mirë dhe çmimet konkurruese në Shqipëri “kafshojnë” tregun 10 mld euro të industrisë dentare në Itali

14 Shkurt, 2026
Zvicra, referendum për të mbrojtur paranë cash me Kushtetutë
Ekonomi

Zvicra, referendum për të mbrojtur paranë cash me Kushtetutë

14 Shkurt, 2026
“E dimë çfare keni fituar”, preken mijëra pronare banesash, urdhri i Tatimeve: Deklaroni të ardhurat nga qiratë dhe rrjetet sociale ose…
Ekonomi

“E dimë çfare keni fituar”, preken mijëra pronare banesash, urdhri i Tatimeve: Deklaroni të ardhurat nga qiratë dhe rrjetet sociale ose…

14 Shkurt, 2026
Dashuria në bilanc, sa kushton Shën Valentini në Shqipëri?
Ekonomi

Dashuria në bilanc, sa kushton Shën Valentini në Shqipëri?

14 Shkurt, 2026
Hap pas hapi me VIDEO: Si do të dorëzohet kërkesa për RIMBURSIM për fëmijët sipas DIVA 2025
Ekonomi

Hap pas hapi me VIDEO: Si do të dorëzohet kërkesa për RIMBURSIM për fëmijët sipas DIVA 2025

14 Shkurt, 2026
Artikulli pas
Banorët e prekur nga projekti TID në Durrës protestojnë teksa Rama futet në bashki

Banorët e prekur nga projekti TID në Durrës protestojnë teksa Rama futet në bashki

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Diella “flet” në Kuvend: Disa më kanë quajtur antikushtetuese ngaqë nuk jam njeri
Aktualitet

Diella “flet” në Kuvend: Disa më kanë quajtur antikushtetuese ngaqë nuk jam njeri

Nga Editor
18 Shtator, 2025
0

Në hapjen e seancës plenare , ministrja virtuale, Diella që ka sjellë diskutime të shumta,  mbajti fjalën e saj. Gjatë...

Lexo të plotë
Europa rrezikon “të thahet” për ujë, po humbet me shpejtësi rezervat nëntokësore

Europa rrezikon “të thahet” për ujë, po humbet me shpejtësi rezervat nëntokësore

30 Nëntor, 2025
Listat jo vetëm që nuk u hapën, por u mbyllën edhe më shumë?

Listat jo vetëm që nuk u hapën, por u mbyllën edhe më shumë?

4 Prill, 2025
Shqiptarët online, por jo për blerje: Të fundit në Europë për e-commerce dhe banking dixhital

Shqiptarët online, por jo për blerje: Të fundit në Europë për e-commerce dhe banking dixhital

3 Dhjetor, 2025
Mbi KOMPLOTIN në Aeroportin e Vlorës

Gazetarja paralajmëron prishjen e kontratës për Aeroportin e Vlorës

31 Tetor, 2025

Të Fundit

Vetëm 1/3 e pensionistëve përfitojnë rritjen më të madhe të pensioneve

Shqipëria po plaket me ritme të shpejta, 1 pensionist për çdo 3 persona në moshë pune

14 Shkurt, 2026
Korridori VIII futet në hartën ushtarake të NATO-s, Rama: Shqipëria, nyje strategjike

Korridori VIII futet në hartën ushtarake të NATO-s, Rama: Shqipëria, nyje strategjike

14 Shkurt, 2026
Prokuroria e Durrësit nis hetimet për përmbytjet

Përmbytjet, studimi: 80% e qytetarëve pa kapacitet financiar për humbjet

14 Shkurt, 2026
Shërbimi i mirë dhe çmimet konkurruese në Shqipëri “kafshojnë” tregun 10 mld euro të industrisë dentare në Itali

Shërbimi i mirë dhe çmimet konkurruese në Shqipëri “kafshojnë” tregun 10 mld euro të industrisë dentare në Itali

14 Shkurt, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr