• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 6 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Vilë nga Samir Mane për një ligj, para dhe bileta për Disney Land: Bigbrotherizimi i dosjes së bujshme Meta-Kryemadhi në SPAK dhe një shoqëri me kujtesë peshku

SkyWeb Nga SkyWeb
19 Shkurt, 2026
në Aktualitet, Fokus, Kryesore
A A
0
Vilë nga Samir Mane për një ligj, para dhe bileta për Disney Land: Bigbrotherizimi i dosjes së bujshme Meta-Kryemadhi në SPAK dhe një shoqëri me kujtesë peshku

Fotoja eshte perpunuar me AI per qellime ilustrimi

Share on FacebookShare on WhatsApp

Monika Kryemadhi bëri spektaklin e radhës sot para dyerve të SPAK, teksa shkonte për të bërë mbrojtjen në kuadër të hetimit të Prokurorisë së Posaçme, ku ndaj saj rëndojnë akuza të rënda si korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, bashkë me bashkëshortin, ish-Presidentin Ilir Meta, i cili u arrestua në tetor të vitit 2024.

Teksa po hynte në SPAK, Kryemadhi bëri batuta në lidhje me Big Brother, duke i nxitur vetë ato, pasi përballë kishte vetëm operatorë dhe jo gazetarë që ta pyesnin.

“Ma jep një celular t’i regjistroj edhe unë pak, shih sa të bukur janë. Ma jep një celular, mos u bëj kaq kurrnac me celularin. Jeni yje, yje, si kam ardhur sot si intelektuale. Këta janë yjet e Big Brotherit tim. Pse vetëm ju të filmoni ë, unë të mos ju filmoj”, u shpreh Kryemadhi.

Nuk munguan as komentet e saj për Big Brother VIP 5, ku është opinioniste.
“Nuk pyetem pse mbroj Mirin. E kam shok, unë s’jam e pavarur si këto gjykatat këtu. Ika se sot kam mbrojtjen, kam bërë gjithë këto letrat gati”, tha ajo.

Monika Kryemadhi ne dyert e SPAK duke bere batuta me operatoret e televizioneve
Monika Kryemadhi ne dyert e SPAK duke bere batuta me operatoret e televizioneve

Në fakt, Kryemadhi ka akuza të rënda mbi vete bashkë me Metën dhe dosja e SPAK e konfirmon këtë.

Detajet që dolën pas arrestimit të Metës treguan se çifti Meta-Kryemadhi kishin bërë ligje në shërbim të oligarkëve dhe kishin marrë favore materiale, përfshirë edhe një apartament luksoz që u konvertua në vilë, por që më pas Meta e refuzoi pasi “transaksioni” mes tij dhe Samir Manes u zbulua nga ish-ambasadori grek Oktapodas.

“Si rezultat i marrëdhënies së krijuar, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi kanë pranuar propozimin e biznesmenit Samir Mane për të përfituar një vilë të ndërtuar në Kompleksin Rezidencial Rolling Hills,” shkruhet në dosjen e SPAK.

Kjo ndodhi pasi Kryemadhi çoi në Parlament ligjin për minierat, i cili në atë kohë, sipas SPAK, i shërbente biznesmenit Samir Mane, pronar i kompanisë AlbChrome në atë kohë.

SPAK ka sekuestruar nga celularët e Kryemadhit komunikime mes saj, Samir Manes dhe bashkëshortes së tij, që flasin për një apartament në një kullë pranë stadiumit “Air Albania” dhe për një vilë në Rolling Hills.

Ka gjithashtu SMS të shumta për udhëtime, apartamente dhe përfitime të tjera.

Biznesmeni Samir Mane përfshihet në dosje, por ka shpëtuar nga ndjekja penale pasi vepra ishte parashkruar. Në deklarimet e tij, ai mohon marrëdhënien me Metën dhe Kryemadhin, duke thënë se “nuk u ka kërkuar asnjë lloj ndihme” dhe se komunikimet për ligjin e minierave i ka bërë në cilësinë e anëtarit të shoqatës së minierave, duke shtuar se ndryshimet “nuk kishin asnjë efekt financiar”.

Në dosje gjenden edhe dëshmitë e Saimir Bokës, ish-drejtor i Albchrome, i cili shpjegon se kompania kërkonte ndryshime në ligj për servitutin e galerive dhe puseve në funksion të operimeve të saj. SPAK ka zbardhur gjithashtu një komunikim të gjerë personal mes Kryemadhit dhe Manes, përfshirë dalje për kafe, udhëtime dhe përfitime të ndryshme.

Një seri mesazhesh dhe dokumentesh financiare tregojnë pagesat e kryera nga bashkëshortja e tij, Eva Mane, për udhëtimet e Monika Kryemadhit dhe fëmijëve të Metës drejt Disneyland Paris dhe një koncerti të Beyoncé, me fatura që arrinin në mijëra euro. Sipas dosjes, biletat dhe akomodimi janë rezervuar në “business class” dhe në hotele të kategorisë së lartë.

SPAK ka zbuluar gjithashtu se Mane ka dhënë deklarime të pavërteta lidhur me bisedimet për vilën, pasi mesazhet në celularin e Kryemadhit nga periudha 2013–2014 tregojnë komunikime të vazhdueshme për vilën dhe apartamentin. Në dosje citohet: “Jam këtu me Zamon”, shkruan Kryemadhi në një mesazh për Metën, duke përshkruar detaje të “dhuratës”. Në një tjetër rast, Mane i shkruan Kryemadhit: “Ku ta duash dhe si ta duash”, për vilën ose apartamentin ende të papërcaktuar.

SPAK arriti në përfundimin se çifti Meta-Kryemadhi ka përfituar këtë vilë “në këmbim të ndikimit të paligjshëm” pranë institucioneve publike dhe deputetëve të LSI-së, duke miratuar ligjin nr. 134/2014 sipas kërkesave të Manes. Janë evidentuar gjithashtu ndërhyrje të paligjshme te Zyra e Përmbarimit dhe te kreu i AKEP, Piro Xhixho, në favor të kompanisë Plus Communications.

SPAK dokumenton marrëdhënien e ngushtë të Kryemadhit me Xhixhon, i cili raportonte vazhdimisht takimet me Manen. Në një komunikim të 31 janarit 2014, Xhixho i shkruan Kryemadhit:
“Mona përshëndetje. Erdhi Zamiri. Ashtu siç më the ti, kërkon bashkëpunim. Ka marrë mandat për të mbyllur problemet. Më tha ti nuk na i ke fajin, vetëm bë çfarë mundesh”.

Në një tjetër mesazh të 11 shkurtit 2014, ai i shkruan:
“Sot më erdhi Zamiri dhe më thoshte për takimin me të madhin”.

Sipas dosjes, Samir Mane kërkonte lehtësira nga AKEP për të përmirësuar gjendjen e PLUS, ndërsa bashkëshortja e tij paguante udhëtimet luksoze të Kryemadhit dhe fëmijëve.

SPAK thekson se ndikimi i Metës dhe Kryemadhit në favor të Manes dhe ortakëve të tij shkonte deri në detyrimin e operatorëve rivalë të PLUS që të uleshin në një tryezë të përbashkët për të diskutuar mënyrat për të shpëtuar kompaninë. Në dosje është dokumentuar edhe ndërhyrja e Kryemadhit: “Ajo më tha ta pres Samir Manen”.

Monika Kryemadhi nuk tha asgjë në lidhje me këto komunikime gjatë hyrjes në SPAK, por e “bigbrotherizoi” çështjen, me shpresën se, siç ndodh shpesh, gjithçka harrohet shpejt.

Ajo nuk dha asnjë detaj as për rolin e Adrian Shatkut dhe kompanisë UNIFI, si dhe mënyrën se si u fut kjo kompani në tregun e tranzitimit të thirrjeve duke përdorur infrastrukturën e kompanisë Info Telecom, me pronar biznesmenin Marin Gjonaj, dhe presionin ndaj këtij të fundit për ta detyruar në bashkëpunim në shërbim final financiar çiftin Meta-Kryemadhi sipas SPK.

Marin Gjonaj ka dëshmuar në SPAK për këtë proces teknik.

Po ashtu, Kryemadhi nuk dha shpjegime as për dosjen CEZ-DIA dhe rolin e Kastriot Ismailajt.

Në kushtet kur gjithçka është “bigbrotherizuar”, synimi mbetet që të harrohet gjithçka që ka ndodhur. /skyweb.al

Etiketat: adrian shatkuililr metainfo telecommarin gjonajmonika kryemadhisamir manespakunifivile
Artikulli para

“Me këdo të martohesh, është vendimi financiar më i madh në jetë”: 6 pyetjet për paranë që duhet të bëni që në takimin e parë

Artikulli pas

“Mashtrova ChatGPT dhe inteligjencën artificiale të Google për 20 minuta”

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Nga 11 prilli nis zbatimi i plotë i sistemit Entry-Exit në BE, çfarë ndryshon për udhëtarët
Kryesore

Nga 11 prilli nis zbatimi i plotë i sistemit Entry-Exit në BE, çfarë ndryshon për udhëtarët

6 Prill, 2026
Ministria e Jashtme ngre alarmin: Po mashtrohen qytetarët, kujdes kur të aplikoni për vizë
Aktualitet

Ministria e Jashtme ngre alarmin: Po mashtrohen qytetarët, kujdes kur të aplikoni për vizë

5 Prill, 2026
STATISTIKAT/ Tirana ka më shumë makina, por Durrësi renditet i pari për raportin banorë/automjete
Ekonomi

BE-ja i zgjat jetën makinave me naftë dhe benzinë

4 Prill, 2026
FOTOT/ Artemis II drejt Hënës, NASA publikon imazhet që shihen për herë të parë nga sytë e njeriut
Aktualitet

FOTOT/ Artemis II drejt Hënës, NASA publikon imazhet që shihen për herë të parë nga sytë e njeriut

4 Prill, 2026
Dështon për herë të dytë protesta kundër rritjes së çmimit të naftës
Aktualitet

Dështon për herë të dytë protesta kundër rritjes së çmimit të naftës

4 Prill, 2026
Kriza e karburanteve, nisin kufizimet e para të furnizimit në disa aeroporte italiane
Aviacion

Kriza e karburanteve, nisin kufizimet e para të furnizimit në disa aeroporte italiane

4 Prill, 2026
Artikulli pas
“Mashtrova ChatGPT dhe inteligjencën artificiale të Google për 20 minuta”

“Mashtrova ChatGPT dhe inteligjencën artificiale të Google për 20 minuta”

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Gjenerata Z s’po konsumon, industria e alkoolit humb 830 miliardë USD
Ekonomi

Gjenerata Z s’po konsumon, industria e alkoolit humb 830 miliardë USD

Nga SkyWeb
26 Shkurt, 2026
0

Rënia e konsumit të alkoolit në nivel global po shndërrohet në një ndryshim strukturor që po prek drejtpërdrejt një nga...

Lexo të plotë
Një në katër gra në Shqipëri vuan nga anemia, situata po përkeqësohet

Një në katër gra në Shqipëri vuan nga anemia, situata po përkeqësohet

17 Shtator, 2025
Rama: Pezullimi i Ballukut ka bllokuar fluturimet Shqipëri-Kanada

Rama: Pezullimi i Ballukut ka bllokuar fluturimet Shqipëri-Kanada

3 Dhjetor, 2025
Si po sabotohen hetimet për skandalin me mbetjet toksike të Kurum, SPAK thirret të bëjë detyrën!

Pas një viti pritje, merren mostrat nga mbetjet toksike të Kurum në Porto Romano

9 Tetor, 2025
Paçim faqen e zezë! Mbuluam plazhet e Kroacisë me plehra dhe dolëm te New York Times

Paçim faqen e zezë! Mbuluam plazhet e Kroacisë me plehra dhe dolëm te New York Times

30 Nëntor, 2025

Të Fundit

Përse shërben kjo vrimë e vogël me rol të madh në dritaren e avionëve ?

Përse shërben kjo vrimë e vogël me rol të madh në dritaren e avionëve ?

6 Prill, 2026
Nga 11 prilli nis zbatimi i plotë i sistemit Entry-Exit në BE, çfarë ndryshon për udhëtarët

Nga 11 prilli nis zbatimi i plotë i sistemit Entry-Exit në BE, çfarë ndryshon për udhëtarët

6 Prill, 2026
FOTO/ Njihuni me Saharanë e vogël italiane

FOTO/ Njihuni me Saharanë e vogël italiane

6 Prill, 2026
Auto-Skicë

Lindja e gabuar e grave që u kthye në normë

5 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr