• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 28 Shkurt, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

“The iPaper”: Shqipëria, arratisja ideale dimërore mes burimeve termale dhe fshatrave piktoreske

Editor Nga Editor
28 Shkurt, 2026
në Turizëm
A A
0
“The iPaper”: Shqipëria, arratisja ideale dimërore mes burimeve termale dhe fshatrave piktoreske
Share on FacebookShare on WhatsApp

Përpara meje, qielli ngrihej në një kupolë verbuese blu mbi rrugët me kalldrëm të Gjirokastrës, “qyteti i gurtë ” dhe vendlindja e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, shkruan Heidi Fuller-Love në një artikull në të përditshmen britanike “The iPaper”.

Edhe pse dimër, unë vesha një bluzë me mëngë të shkurtra ndërsa shëtisja nëpër rrugicat e pjerrëta të këtij qyteti të listuar në UNESCO, duke shijuar faktin që e kisha pothuajse vetëm për vete.

“Në verë është plot”, tha Fatjoni, pronari i bujtinës Cumaku, një hotel familjar, ku u akomodova.

Bujtina kishte një pishinë spa nëntokësore dhe suita të bollshme që kushtonin më pak se një vakt në restorantin tim të preferuar në Britaninë e Madhe.

Kur u thashë miqve se do ta kaloja dimrin në Shqipëri, në vend që të kthehesha në shtëpi, ata nuk më besuan.

Por, pasi panë fotot e apartamentit tim me qira në Tiranë – me dy dhoma gjumi që kushtonte 580 euro në muaj – ndryshuan mendje.

Kisha planifikuar të kaloja pjesën më të madhe të kohës në Shqipëri, por për të parë më shumë nga vendi pëpara se të vendosesha këtu, rezervova një tur me agjencinë vendase “Albanian Trip”.

“Shqipëria mbetet një destinacion me vlera të mëdha”, tha Eri, guidë e “Albanian Trip”.

Kjo pavarësisht rritjes së popullaritetit të vendit si destinacion turistik: Barometri Botëror i Turizmit i OKB-së tregoi një rritje prej 89 për qind të turizmit në Shqipëri midis viteve 2019 dhe 2025.

Nuk isha e sigurt se si ishin rrugët shqiptare në dimër – për këtë arsye Eri më shoqëroi për disa ditë, përpara se të merrja një makinë me qira.

Gjatë një udhëtimi treorësh drejt burimeve termale të Bënjës, ai më tregoi se si kishte qenë jeta në Gramsh para rënies së komunizmit.

“Bëja detyrat ndërsa ruaja dhitë. Duhej të ruhesha nga ujqërit dhe arinjtë”, tha ai.

“Të gjithë ishim fermerë nën drejtimin e Enver Hoxhës – ose po i ndërtonim ato”, shtoi ai, duke treguar nga kodrat që fshehin disa prej rreth 170,000 bunkerëve të Luftës së Ftohtë që shpërndahen nëpër fusha, rrugë dhe pyje.

Nga larg, era e fortë e squfurit na tregoi se kishim mbërritur në burimet e izoluara termale (aktualisht janë falas, por po ndërtohen dhoma zhveshjeje dhe parkim, gjë që mund të sjellë tarifë hyrjeje).

Uji buronte nga toka me temperaturë rreth 30°C.

Në verë, pishina rrethore prej guri, e rrethuar nga një urë osmane, ishte plot.

Qëndrova e vetme në ujërat që avullonin, duke admiruar grykën e Langaricës dhe malet e Nemërçkës me maja deri në 2,400 metra të mbuluara me borë.

Kisha planifikuar të kaloja disa ditë duke bërë ski pranë Dardhës, por temperaturat e larta nuk na premtuan borë të mjaftueshme.

Në vend të kësaj, u ngjitëm më lart për të admiruar peizazhet alpine: pyjet e dendura, përrenjtë e akullt dhe kullotat ku delet ruheshin nga qentë Sharri.

Duke zbritur drejt jugut, ndaluam në Qeparo – një fshat mesjetar mbi Rivierën Shqiptare.

I arritshëm përmes një rruge të ngushtë buzë shkëmbit, ai dukej si një udhëtim pas në kohë.

Nën dritën e hënës së plotë mbi det, u ngjitëm në rrugët me kalldrëm drejt bujtinës sonë prej guri.

Në mëngjes, pronari Eraldo na çoi në shtëpinë e një gruaje të moshuar vendase që përgatiste mëngjes tradicional: djathë deleje, mjaltë nga kosheret e saj dhe petulla të freskëta.

Për të drejtuar vetë, e lashë Erin në Sarandë dhe mora një makinë me qira.

Kalova disa ditë duke eksploruar Rivierën Shqiptare.

Ksamili, i quajtur “Maldivet e Evropës”, është i qetë në dimër; po ashtu edhe Dhërmiu dhe Himara.

Por Saranda, me shëtitoren buzë detit dhe restorantet me çmime të përballueshme, është vendi ideal për të vizituar Parkun Kombëtar Arkeologjik të Butrint dhe atraksione të tjera.

Në natën e fundit, u ndalëm në një kantinë familjare në Fushë Peshtan, ku shijuam mishin e qengjit të gatuar ngadalë dhe verë vendase “Serina”.

E bindur se kisha bërë zgjedhjen e duhur për të kaluar dimrin në këtë destinacion turistik në rritje, në një sezon pa turma, u ktheva në Tiranë.

Ka fluturime direkte për në Tiranë nga Londra, Liverpuli, Birminghami, Mançesteri dhe Lids. Çmimet nisin nga rreth 30 paund në mars.

Artikulli para

Zarzavatet kthehen në mall luksi, pse po na kushtojnë kaq shtrenjtë

Artikulli pas

Bie numri i aksidenteve në janar, mëgjithatë në Tiranë dhe Lezhë shoferët “nuk pyesin”: Dita më problematike

Editor

Editor

Nga Kategoria

Barcelona rrit taksat për turistët pas protestave të banorëve
Turizëm

Barcelona rrit taksat për turistët pas protestave të banorëve

26 Shkurt, 2026
KPP urdhëron anulimin e tenderit 5.5 mln euro për përmirësimin e bregdetit të Durrësit: Të rishpallet!
Ekonomi

KPP urdhëron anulimin e tenderit 5.5 mln euro për përmirësimin e bregdetit të Durrësit: Të rishpallet!

25 Shkurt, 2026
Suedia dhuron një ishull privat për turistët, kush mund ta “fitojë”
Turizëm

Suedia dhuron një ishull privat për turistët, kush mund ta “fitojë”

24 Shkurt, 2026
“El Nuevo Herald”: Nga Tirana në Ksamil, udhëtim nëpër qytetet kulturore të Shqipërisë
Turizëm

“El Nuevo Herald”: Nga Tirana në Ksamil, udhëtim nëpër qytetet kulturore të Shqipërisë

23 Shkurt, 2026
Britaniku që humbi fluturimin e Ryan Air nga Krakow-i në Tiranë bëhet viral në rrjetet sociale
Aviacion

Si fluturimet “low cost” i nxorrën namin e keq turistëve britanikë

21 Shkurt, 2026
Plas lufta e paçes mes Greqisë dhe Turqisë
Turizëm

Plas lufta e paçes mes Greqisë dhe Turqisë

21 Shkurt, 2026
Artikulli pas
Bie numri i aksidenteve në janar, mëgjithatë në Tiranë dhe Lezhë shoferët “nuk pyesin”: Dita më problematike

Bie numri i aksidenteve në janar, mëgjithatë në Tiranë dhe Lezhë shoferët "nuk pyesin": Dita më problematike

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rama mbron Ballukun: S’ka ndodhur kurrë që një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen dhe të pezullojnë një anëtar qeverie, do ta çojmë në Kushtetuese
Aktualitet

“Ballukun” e çoi në “Kushtetuese”, Rama citon ish-prokurorin amerikan: Drejtësia të jetë e pavarur, por jo e verbër

Nga Editor
22 Nëntor, 2025
0

Një ditë pasi çoi çështjen Balluku në Gjykatën Kushtetuese, kryeministri Edi Rama publikoi një fjalim të ish-prokurorit federal amerikan Robert...

Lexo të plotë
Nga Tirana në Forbes: Jonida Bojaxhiu, vizionarja që po udhëheq transformimin e hapësirave në Shqipëri

Nga Tirana në Forbes: Jonida Bojaxhiu, vizionarja që po udhëheq transformimin e hapësirave në Shqipëri

15 Janar, 2026
Zbulohet diamante i rrallë ngjyrë rozë, vlen miliona dollarë

Zbulohet diamante i rrallë ngjyrë rozë, vlen miliona dollarë

24 Tetor, 2025
Tmerri nga SPAK, buxhetit i dalin tepër mbi 400 milionë euro: Paratë mblidhen nga taksapaguesit, por nuk shpërndahen

Punësimet në administratën publike kalojnë në një platformë të vetme online

20 Dhjetor, 2025
Rekord në qiell: Më shumë se 24 mijë avionë në të njëjtën kohë në fluturim në të gjithë globin

Rekord në qiell: Më shumë se 24 mijë avionë në të njëjtën kohë në fluturim në të gjithë globin

26 Qershor, 2025

Të Fundit

Sulmi i Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit, anulohen qindra fluturime

Sulmi i Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit, anulohen qindra fluturime

28 Shkurt, 2026
Nga se ka “frikë” Edi Rama

Nga se ka “frikë” Edi Rama

28 Shkurt, 2026
Bie numri i aksidenteve në janar, mëgjithatë në Tiranë dhe Lezhë shoferët “nuk pyesin”: Dita më problematike

Bie numri i aksidenteve në janar, mëgjithatë në Tiranë dhe Lezhë shoferët “nuk pyesin”: Dita më problematike

28 Shkurt, 2026
“The iPaper”: Shqipëria, arratisja ideale dimërore mes burimeve termale dhe fshatrave piktoreske

“The iPaper”: Shqipëria, arratisja ideale dimërore mes burimeve termale dhe fshatrave piktoreske

28 Shkurt, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr