• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 7 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Çmimi naftës i afrohet 200 lekëve për litër në Shqipëri

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Mars, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Qeveria bën gati taksën e re mbi karburantet që do të paguhet nga çdo shqiptar
Share on FacebookShare on WhatsApp

Rritja e çmimeve të karburanteve ka marrë një tjetër hov në Shqipëri, duke e çuar naftën pranë nivelit 200 lekë për litër. Në shumë pika karburanti në vend, një litër naftë po shitet aktualisht nga 198 lekë, rreth 16 lekë më shumë krahasuar me një ditë më parë, kur çmimi ishte 182 lekë për litër.

Në disa pika të tjera çmimi është edhe më i lartë, ndërsa rritje e ndjeshme është reflektuar edhe tek benzina.

Valë shtrenjtimi për hidrokarburet në tregun vendas nisi pas përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme. Ndikimi më i fortë në tregjet ndërkombëtare erdhi pasi Irani vendosi të mbyllë ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët kryesore të transportit të naftës në botë, nga ku kalon rreth një e pesta e furnizimit global.

Sipas përfaqësuesve të Shoqatës së Hidrokarbureve, të cilët një javë më parë paralajmëruan për një rritje të mundshme të çmimeve, nafta në Shqipëri mund të shtrenjtohej deri në 30 ose 40 lekë për litër nëse tensionet do të vazhdonin. Ata theksuan se çmimet mund të mbeten të paqëndrueshme dhe të lidhura ngushtë me zhvillimet e konfliktit në rajon.

Nga fillimi i këtij muaji deri më tani, çmimi i naftës në tregun vendas është rritur mesatarisht me rreth 27 lekë për litër.

Përballë këtyre luhatjeve, Autoriteti i Konkurrencës ka nisur që nga 4 marsi një proces monitorimi në tregun e hidrokarbureve, duke kontrolluar pikat e tregtimit me shumicë dhe pakicë për të parë nëse rritjet e çmimeve janë në përputhje me lëvizjet në bursat ndërkombëtare.

Ndërkohë, rritje të çmimeve janë shënuar edhe në vendet e rajonit, por në nivele më të përmbajtura se në Shqipëri. Në Kosovë një litër naftë po shitet deri në 1.6 euro, rreth 35 cent më shumë se një ditë më parë. Në Mal të Zi çmimi ka arritur rreth 1.47 euro për litër, ndërsa në Maqedoninë e Veriut qytetarët po e blejnë naftën rreth 1.25 euro për litër, afërsisht 15 cent më shumë se më parë.

Artikulli para

AKU bllokon 24 ton misër me aflatoksinë në Shkodër

Artikulli pas

Hakerat iranianë apo…..? Eksperti hedh dyshime mbi sulmin ndaj Kuvendit: Në Iran s’ka internet, kush sulmoi Shqipërinë?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Huawei dhe Xiaomi sfidojnë Apple, hedhin në treg telefonat e rinj palosshëm
Ekonomi

Huawei dhe Xiaomi sfidojnë Apple, hedhin në treg telefonat e rinj palosshëm

7 Shtator, 2026
Nafta e shtrenjtë dhe tensionet gjeopolitike godasin tregjet e aksioneve
Ekonomi

Nafta e shtrenjtë dhe tensionet gjeopolitike godasin tregjet e aksioneve

7 Shtator, 2026
Ligji i ri për bashkëpronësinë, çfarë ndryshon në administrimin e pallateve: Nëse s’paguan detyrimet përfundon në përmbarim
Ekonomi

Shqiptarët paguan 70 mln euro për të rivlerësuar pronat

7 Shtator, 2026
Sistemi që duhej të rriste sigurinë bllokon aeroportet e Europës: Kaos me fluturimet, kërkohet pezullimi i EES
Kryesore

Skadon afati për sistemin EES, udhëtarët drejt BE-së mund të përballen sërish me radhë të gjata

7 Shtator, 2026
Një në pesë banorë, nën 18-të vjeç/ Si renditet Shqipëria krahasuar me rajonin dhe botën?
Ekonomi

Një në pesë banorë, nën 18-të vjeç/ Si renditet Shqipëria krahasuar me rajonin dhe botën?

7 Shtator, 2026
Vështirësohet blerja e banesave në Greqi nga shqiptarët
Ekonomi

Vështirësohet blerja e banesave në Greqi nga shqiptarët

7 Shtator, 2026
Artikulli pas
Hakerat iranianë apo…..? Eksperti hedh dyshime mbi sulmin ndaj Kuvendit: Në Iran s’ka internet, kush sulmoi Shqipërinë?

Hakerat iranianë apo.....? Eksperti hedh dyshime mbi sulmin ndaj Kuvendit: Në Iran s'ka internet, kush sulmoi Shqipërinë?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Suedia paguan 90 euro nëse kaloni 15 minuta në javë me një mik
Aktualitet

Suedia paguan 90 euro nëse kaloni 15 minuta në javë me një mik

Nga SkyWeb
28 Gusht, 2026
0

Një prej kompanive më të mëdha të farmacive në Suedi ka nisur një program të pazakontë për të luftuar vetminë...

Lexo të plotë
Nis në mars 2026, si do të aplikohet zbritja 48 mijë lekë për çdo fëmijë në ngarkim te deklarata DIVA

Nis në mars 2026, si do të aplikohet zbritja 48 mijë lekë për çdo fëmijë në ngarkim te deklarata DIVA

19 Nëntor, 2025
Taksat e larta të karburanteve, shqiptarët dynden në Maqedoni për të mbushur makinat

Taksat e larta të karburanteve, shqiptarët dynden në Maqedoni për të mbushur makinat

4 Prill, 2026
Hiqen barrierat për shërbimet turistike shqiptare në tregun rajonal

Hiqen barrierat për shërbimet turistike shqiptare në tregun rajonal

26 Dhjetor, 2025
Komisionet e bankomateve, Konkurrenca kërkon ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë

Komisionet e bankomateve, Konkurrenca kërkon ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë

2 Korrik, 2025

Të Fundit

Huawei dhe Xiaomi sfidojnë Apple, hedhin në treg telefonat e rinj palosshëm

Huawei dhe Xiaomi sfidojnë Apple, hedhin në treg telefonat e rinj palosshëm

7 Shtator, 2026
Nafta e shtrenjtë dhe tensionet gjeopolitike godasin tregjet e aksioneve

Nafta e shtrenjtë dhe tensionet gjeopolitike godasin tregjet e aksioneve

7 Shtator, 2026
Problemet me kyçet e duarve shtohen, ushtrimet e thjeshta që rekomandojnë ekspertët

Problemet me kyçet e duarve shtohen, ushtrimet e thjeshta që rekomandojnë ekspertët

7 Shtator, 2026
Zbulohet një tjetër përfitim i qumështit të gjirit, lidhet me rezistencën ndaj antibiotikëve

Zbulohet një tjetër përfitim i qumështit të gjirit, lidhet me rezistencën ndaj antibiotikëve

7 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr