E ngarkuara me punë e SHBA, Nancy VanHorn, së bashku me ambasadorin holandez në Tiranë, Reinout Vos, vizituan Fushën e Gazit në Delvinë.
Në një postim të ndarë në rrjetet sociale nga Ambasada amerikane, VanHorn u shpreh se presidenti Donald Trump po nxit një epokë të re të rritjes së prodhimit energjetik amerikan, me investime që forcojnë sigurinë energjetike globale.
VanHorn theksoi gjithashtu rëndësinë e një mjedisi rregullator transparent, që mundëson tërheqjen e investimeve ndërkombëtare.
Në postimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë thuhet se, duke vënë në dukje rëndësinë e një mjedisi rregullator transparent për tërheqjen e investimeve ndërkombëtare, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe ambasadori holandez Reinout Vos vizituan Fushën e Gazit në Delvinë javën e kaluar për të eksploruar mundësitë në sektorin energjetik të Shqipërisë. /skyweb.al















