• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 9 Maj, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Anëtarësim me detyrim i bizneseve në Dhomën Ekonomike Kombëtare, tarifat deri 70 mijë lekë/vit

SkyWeb Nga SkyWeb
25 Mars, 2026
në Ekonomi
A A
0
Anëtarësim me detyrim i bizneseve në Dhomën Ekonomike Kombëtare, tarifat deri 70 mijë lekë/vit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria ka rikthyer sërish projektligjin për anëtarësimin me detyrim të bizneseve në Dhomën Ekonomike Kombëtare, një projekt ky që është tentuar disa here (hera e fundit në 2024), por është kundërshtuar ashpër nga bizneset dhe Dhomat e Tregtisë, sidomos ato që përfaqësojnë bizneset e huaja.

Anëtarësimi me detyrim do të bëhet kundrejt tarifave. Për dy vjet bizneset nuk do paguajnë tarifë dhe pas kësaj periudhe bizneset që nuk janë subjekt i tatim fitimit do të paguajnë 1,000 lekë në vit. Për subjektet e tjera, tarifa do të miratohet nga Asambleja e Përgjithshme e Dhomës Ekonomike Kombëtare, por në çdo rast nuk mund të tejkalojë shumën 70, 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë në vit.

Këshilli i Ministrave ka hartuar projektligjin “Për Dhomën Ekonomike Kombëtare”. Objekt i këtij ligji është përcaktimi i kuadrit juridik për themelimin, organizimin, funksionimin dhe ushtrimin e veprimtarive të Dhomës Ekonomike Kombëtare dhe të Dhomave Sektoriale, me qëllim përfaqësimin e interesave të sipermarrjes private, forcimin e rolit të saj në ekonominë kombëtare, nxitjen e zhvillimit, konkurrueshmërisë dhe integrimit në tregun vendas dhe ate ndërkombëtar si dhe delegimin e pjesshëm të ushtrimit të funksioneve dhe shërbimeve administrative publike.

Të gjitha subjektet tregtare me status aktiv në Regjistrin Tregtar në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, bëhen anëtar të Dhomës Ekonomike Kombëtare “ipso lege”, që do të thotë që bëhen anëtarë “automatikisht, me forcën e ligjit”. E njëjta vlen dhe për subjektet e reja tregtare.

Anëtarësimi në Dhomën Ekonomike Kombëtare “ipso lege”, nuk zbatohet për subjektet tregtare që janë të detyruara të regjistrohen ose të anëtarësohen në dhoma, urdhra profesionalë, organizata profesionistesh, shoqata biznesit, dhoma bilaterale ose multilaterale biznesi të krijuar me ligj të posaçëm. Këto subjekte kanë të drejtë të anëtarësohen në Dhomën Ekonomike Kombëtare mbi bazë vullnetare.

Tarifa

Subjektet tregtare që nuk janë subjekt i tatimit mbi fitimin sipas legjislacionit në fuqi do të paguajnë një tarifë vjetore regjistrimi në masën 1,000 (një mijë) lekë, në bazë vjetore.

Ligji parashikon që tarifa vjetore e regjistrimit bëhet e detyrueshme pas përfundimit të një periudhe 2 (dy) vjeçare nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe aplikohet për vitin në të cilin përfundon kjo periudhë. Pagesa e tarifës për këtë vit kryhet nëpërmjet sistemit bankar jo më vonë se data 30 prill e vitit pasardhës. Për vitet në vijim, tarifa vjetore e regjistrimit paguhet nëpërmjet sistemit bankar jo më vonë se data 30 prill e vitit pasardhës. Proçedurat dhe modalitetet për derdhjen dhe mbledhjen e tarifës vjetore të regjistrimit përcaktohen me akt nënligjor të Këshillit të Ministrave.

Pas periudhës tranzitore, tarifa vjetore për subjektet e tjera tregtare të ndryshme nga ato që referohen në paragrafin 4, do të miratohet nga Asambleja e Përgjithshme e Dhomës Ekonomike Kombëtare, mbi bazën e kritereve të përcaktuara në statut, përfshirë formën ligjore, madhësinë e ndërmarrjes, numrin e punonjësve dhe xhiron vjetore, por në çdo rast nuk mund të tejkalojë shumën 70, 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë në vit.

Pas periudhës tranzitore 2 vjeçare, Tarifa vjetore e regjistrimit për subjektet që regjistrohen për herë të parë në Regjistrin Tregtar të këtij neni, është 1,000 (një mijë) lekë. Pas vitit të parë të regjistrimit, subjektet tregtare i nënshtrohen regjimit të tarifave vjetore si subjektet e tjera.

Ligji parashikon që mosshlyerja e tarifës vjetore të regjistrimit përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë sipas përcaktimeve me akt nënligjor në përputhje me ligjin nr. 10 279, datë 20.5.2010, “Për kundërvajtjet administrative”. (Ligji për kundërvajtjet administrative nuk përcakton masa fikse gjobash për çdo rast, por parashikon që ato të vendosen me ligje të posaçme ose akte nënligjore. Në rastet kur shuma nuk është e përcaktuar, masa e gjobës caktohet nga autoriteti kompetent brenda kufijve të parashikuar dhe në varësi të rrethanave konkrete të shkeljes-Shënim i Monitor).

Si do të funksionojë

Dhoma Ekonomike Kombëtare do të ngrihet dhe funksionon si person juridik që ushtron funksione përfaqësuese dhe koordinuese në interes të subjekteve tregtare dhe do të ketë autonomi të plotë institucionale, organizative dhe financiare, si dhe funksione e shërbime të tjera administrative publike.

Megjithatë, gjatë periudhës tranzitore, Dhoma Ekonomike Kombëtare ushtron autonomi të pjesshme, nën mbikëqyrjen e shtetit, si mekanizëm i përkohshëm për garantimin e vijueshmërisë institucionale.

Dhoma do të ketë seli në Tiranë, por mund të hapë seli në qarqet kryesore në vend, apo dhe jashtë vendit. Krahas saj ligji parashikon dhe krijimin e dhomave sektorale si dhe këshillin e Biznesit, që do jetë një organ konsultativ.

Dhoma do të japë certifikata

Dhoma do të ofrojë shumë shërbime dhe krahas funksioneve të tjera do të lëshojë dhe disa lloje certifikatash. Disa prej funksioneve të parashikuara të Dhomës janë:

a) Kontribuon në procesin e integrimit evropian të sipërmarrjes, përmes bashkëpunimit me institucionet publike kompetente, duke krijuar mekanizmat e nevojshem, zhvilluar dhe zbatuar programe mbështetëse që synojnë forcimin e kapaciteteve, konkurrueshmërisë dhe integrimit ekonomik të sipërmarrjes vendase në Tregun e Përbashkët të Bashkimit Europian;

b) Identifikon, verifikon, saktëson, certifikon, shpërndan, mirëmban, përditëson në bazë vjetore kodin e Nomenklaturës së Veprimtarive Ekonomike (NVE) për qëllime regjistrimi, klasifikimi statistikor, administrimi publik dhe shkëmbimi ndërinstitucional të të dhënave, në bashkëveprim me Qendrën Kombëtare të Biznesit, në përputhje me parashikimet e legjislacionit ne fuqi;

c) Ofron mbështetje përfshirë informim të subjekteve tregare apo të interesuara per kryerjen e procedurave te regjistrimit dhe ndryshimeve të regjistrimit në regjistrin tregtar, regjistrin e lejeve /licencave/autorizimeve, regjistrin e pronarëve përfitues, në bashkëveprim me Qendrën Kombëtare të Biznesit;

d) Lëshon certifikata origjine jo-preferenciale në përputhje me Kodin Doganor;

e) Lëshon çertifikata “Carnet ATA” si dokument doganor ndërkombëtar për lejimin e përkohshëm të mallrave, në përputhje me Konventat nderkombetare;

f) Lëshon certifikata “Carnet TIR” dhe ushtron funksionin garantues në përputhje me Konventat nderkombetare;

g) Kryen dhe publikon analizat dhe studimet e nevojshme ekonomike, analitike dhe statistikore, në bashkëveprim me Qendrën Kombëtare të Biznesit si pjese e shërbimeve dytësore. /monitor.al 

Artikulli para

BE shtyn vendimin për bllokimin e përhershëm të naftës ruse pas luftës me Iranin, Putini fërkon duart

Artikulli pas

Nafta më e shtrenjtë në Shqipëri, shqiptarët gjejnë zgjidhje në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Euro bie, çmimet jo: Pse ushqimet mbeten të shtrenjta në Shqipëri
Ekonomi

Shtrenjtimi i karburanteve po reflektohet te ushqimet, rinis rritja e çmimeve në prill

9 Maj, 2026
Në Shqipëri u regjistruan rreth 99 mijë makina të reja në 2025-ën
Ekonomi

DPSHTRR nxjerr nga qarkullimi mbi 2500 mjete të vjetra

9 Maj, 2026
Leje për kullë 14 kate në Gjirin e Lalzit, kompania me 100 mijë lekë kapital merr leje për resort
Ekonomi

Leje për kullë 14 kate në Gjirin e Lalzit, kompania me 100 mijë lekë kapital merr leje për resort

9 Maj, 2026
Një orë pune në Shqipëri vlen vetëm 995 lekë!
Ekonomi

Një orë pune në Shqipëri vlen vetëm 995 lekë!

9 Maj, 2026
Kur bollëku çon në kolaps, çfarë tregon eksperimenti me minjtë për shoqërinë moderne
Ekonomi

Kur bollëku çon në kolaps, çfarë tregon eksperimenti me minjtë për shoqërinë moderne

8 Maj, 2026
Sigurimi i jetës së debitorit është kujdes për familjen, mbrojtje për bankën dhe vijimësi për ekonominë
Ekonomi

Sigurimi i jetës së debitorit është kujdes për familjen, mbrojtje për bankën dhe vijimësi për ekonominë

8 Maj, 2026
Artikulli pas
Shumë taksa, sa do të ishte një litër naftë në kushte normale në Shqipëri

Nafta më e shtrenjtë në Shqipëri, shqiptarët gjejnë zgjidhje në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

Shtrëngimi i kushteve të kredisë drejton shqiptarët te të afërmit për marrje borxhi

Nga SkyWeb
22 Tetor, 2025
0

Huamarrja nga burime joformale është në rritje të ndjeshme në Shqipëri. Gjithnjë e më shumë familje po kërkojnë ndihmë financiare...

Lexo të plotë
Shkëlqimi dhe rënia e “Air Albania”, dueli i heshtur me “Turkish Airlines”

Shkëlqimi dhe rënia e “Air Albania”, dueli i heshtur me “Turkish Airlines”

22 Shkurt, 2026
Rama thotë se dëmet në pallatin e djegur te Farmacia 10 do të paguhen nga ndërtuesi

Rama thotë se dëmet në pallatin e djegur te Farmacia 10 do të paguhen nga ndërtuesi

15 Prill, 2026
Pse ndryshimi i orës ndikon negativisht në shëndet

Pse ndryshimi i orës ndikon negativisht në shëndet

26 Mars, 2026
AKSHI “shkundet” në SPAK, KPP zhbllokon tenderin e radhës 7.7 milionë euro

AKSHI “shkundet” në SPAK, KPP zhbllokon tenderin e radhës 7.7 milionë euro

8 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Euro bie, çmimet jo: Pse ushqimet mbeten të shtrenjta në Shqipëri

Shtrenjtimi i karburanteve po reflektohet te ushqimet, rinis rritja e çmimeve në prill

9 Maj, 2026
Salvini qetëson italianët dhe rajonin: Kemi karburant avionësh, por kriza mbetet ende kërcënim

Brukseli paralajmëron kompanitë ajrore: Shtrenjtimi i karburanteve s’është arsyetim për shkeljen e të drejtave të pasagjerëve, por pjesë e riskut të industrisë

9 Maj, 2026
Largimi nga Selaniku, RyanAir liston Shqipërinë në krye të destinacioneve: Forcohet pozicioni i TIA-s në rajon

Largimi nga Selaniku, RyanAir liston Shqipërinë në krye të destinacioneve: Forcohet pozicioni i TIA-s në rajon

9 Maj, 2026
WhatsApp forcon rregullat për thirrjet nga numrat e panjohur

WhatsApp forcon rregullat për thirrjet nga numrat e panjohur

9 Maj, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr