• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 14 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Pastrimi i parave të kokainës, si vëllezërit Pepa ndërtuan një ‘perandori biznesi’ në Shqipëri

SkyWeb Nga SkyWeb
15 Prill, 2026
në Aktualitet
A A
Pastrimi i parave të kokainës, si vëllezërit Pepa ndërtuan një ‘perandori biznesi’ në Shqipëri
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një hetim i filluar tre vjet më parë nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet franceze, holandeze dhe britanike, zbuloi veprimtarinë e një grupi të dyshuar kriminal në trafikun ndërkombëtar të kokainës, i cili po hetohet edhe për pastrimin e parave përmes një kompanie ndërtimi në zonat e lakmuara të Tiranës dhe në bregdet.

Po ashtu, SPAK njoftoi se kishte vendosur nën sekuestro pasuri të shumta të luajtshme dhe të paluajtshme si dhe disa kompani, të cilat dyshohet se janë financuar nga të ardhurat e përfituara nga trafiku i drogës.

Një nga shoqëritë e sekuestruara është Pepa Group – një kompani ndërtimi dhe përfituese e konsiderueshme e fondeve publike, e cila rezulton e lidhur me dy vëllezërit nën akuzë, Jetmir dhe Lulzim Pepa, i pari i shpallur në kërkim dhe i dyti i arrestuar.

Jetmir Pepa nuk është një emër i panjohur për forcat e rendit. Ai u shpall në kërkim në janar të vitit të kaluar pasi qëlloi me armë në një koncert në kryeqytet. Ndalimi i tij nuk është bërë i mundur, ndërkohë që është arrestuar i vëllai, Lulzim Pepa, 51 vjeç. Në pranga janë vendosur edhe dy prej të hetuarve, Anton Kola 33 vjeç dhe Florian Marku 34 vjeç.

Sipas SPAK, gjatë viteve 2019-2021, ky grup ka operuar në Amerikën Latine, në Belgjikë dhe Holandë, ku janë dokumentuar 8 episode të trafikimit të kokainës në sasi të mëdha, në total afro 6.5 ton.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, vëllezërit Pepa kishin ndërtuar një perandori biznesi me kompaninë flamur, Pepa Group, e angazhuar në biznesin e ndërtimit, mbajtëse e koncesionit të HEC-eve dhe përfituese e fondeve publike nga disa bashki të vendit.

Pepa Group është themeluar nga Urim Pepa, vëllai i ndjerë i Jetmir dhe Lulzim Pepajt dhe aktualisht zotërohet nga trashëgimtarët e të ndjerit, por është e lidhur me dy personat e akuzuar.

SPAK deklaroi se kishte vendosur nën skuestro preventive edhe 232 pasuri të luajtshme e të paluajtshme në pronësi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të personave nën hetim. Konkretisht, janë sekuestruar pasuri dhe kuota të shtatë shoqërive me seli në Tiranë; në Fierzë të Bashkisë Fushë Arrëz; në fshatin Fan Rubik; në Shëngjin dhe Ishull-Shëngjin të Lezhës.

Po ashtu, janë sekuestruar 60 pasuri të paluajtshme të llojeve tokë arë, tokë truall, hotel, poste parkimi dhe apartamente, me vendndodhje në Tiranë, Kamëz, Lezhë, Shëngjin, Sarandë dhe Himarë; 89 automjete të markave dhe llojeve të ndryshme; si dhe 72 llogari bankare që u përkasin personave të ndryshëm juridikë apo fizikë. /BIRN

Etiketat: mir pepa
Artikulli para

Ministria e Mbrojtjes anulon papritur tenderin 7.6 mln euro të bazës së Kuçovës

Artikulli pas

Kaosi te Lufthansa vijon, edhe nesër priten qindra anulime fluturimesh

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Kryesore

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina

14 Tetor, 2026
Shpërthim aksidentesh në Tiranë, Policia Rrugore e fokusuar te gjobat dhe jo te siguria
Aktualitet

Aksidentet, dita dhe fasha orare më e rrezikshme: Të dhënat e tre viteve japin një tablo të qartë

14 Tetor, 2026
A po e shfrytëzon Ervin Demo protestën për të larë duart me Skënder Hitën? Mesazhet e mbrëmshme dhe përplasja pas kuintave
Aktualitet

A po e shfrytëzon Ervin Demo protestën për të larë duart me Skënder Hitën? Mesazhet e mbrëmshme dhe përplasja pas kuintave

14 Tetor, 2026
Citroen rikthen modelin legjendar 2CV, këtë herë 100% elektrik
Aktualitet

Citroen rikthen modelin legjendar 2CV, këtë herë 100% elektrik

13 Tetor, 2026
Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët
Aktualitet

Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

13 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

13 Tetor, 2026
Artikulli pas
Kaosi te Lufthansa vijon, edhe nesër priten qindra anulime fluturimesh

Kaosi te Lufthansa vijon, edhe nesër priten qindra anulime fluturimesh

Të Përzgjedhura

Euro mbetet i qëndrueshëm, dollari e mbyll javën me rritje
Ekonomi

Euro përtokë, dollari e nis javën me rritje

Nga Editor
20 Korrik, 2026
0

Dollari amerikan e ka nisur javën në rritje të lehtë, duke shënuar një përmirësim të kursit të këmbimit krahasuar me...

Lexo të plotë
Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen ngrihen në protestë kundër hartës së re territoriale

Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen ngrihen në protestë kundër hartës së re territoriale

31 Korrik, 2026
Shqipërisë po i gërryhet fuqia punëtorë/ INSTAT: Në dy vjet, forca e punës u ul me 32 mijë vetë

Rregulla të reja për punëdhënësit/ Kur largojnë një punonjës, duhet të deklarojnë edhe arsyen

10 Gusht, 2026
Euro bie, çmimet jo: Pse ushqimet mbeten të shtrenjta në Shqipëri

Pse Shqipëria ka çmimet më të larta të ushqimeve në Europë?

13 Shtator, 2026
Kostoja e fshehur e shumë mbledhjeve dhe iluzioni i të punuarit

Kostoja e fshehur e shumë mbledhjeve dhe iluzioni i të punuarit

8 Maj, 2026

Të Fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina

14 Tetor, 2026
Studimi i ri: Gratë me sëmundje autoimune presin më gjatë dhe diagnostikohen sepse mjekët nuk i marrin seriozisht simptomat e tyre

Studimi i ri: Gratë me sëmundje autoimune presin më gjatë dhe diagnostikohen sepse mjekët nuk i marrin seriozisht simptomat e tyre

14 Tetor, 2026
Nafta shënon rritje pas raportimeve për sulme ndaj anijeve nga Irani

Nafta shënon rritje pas raportimeve për sulme ndaj anijeve nga Irani

14 Tetor, 2026
Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

Italia do 165 mijë punonjës nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

14 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr