• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 20 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

LIGJI/ Si do t’i jepet fund rrjetave me kabuj interneti në pallate

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Prill, 2026
në Ekonomi
A A
0
LIGJI/ Si do t’i jepet fund rrjetave me kabuj interneti në pallate
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria po përgatit një ndryshim të thellë në mënyrën si ndërtohen dhe funksionojnë godinat në Shqipëri, duke vendosur si detyrim ligjor instalimin e infrastrukturës për fibër optike në çdo ndërtim të ri dhe në rikonstruksionet e mëdha.

Nisma është pjesë e projektligjit “Akti i Infrastrukturës Gigabit”, i cili është hedhur për konsultim publik nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Projektligji synon të zëvendësojë kuadrin ekzistues të vitit 2016 dhe të përafrojë vendin me standardet e Bashkimit Evropian, në përputhje me rregulloren 2024/1309.

Qëllimi është krijimi i bazës për rrjete me kapacitet shumë të lartë dhe zhvillimin e teknologjive si 5G, duke e trajtuar internetin e shpejtë si një shërbim thelbësor.

Një nga ndërhyrjet kryesore lidhet me aksesin në godinat e banimit, një problem i kahershëm për operatorët dhe qytetarët.

Drafti parashikon që çdo ndërtesë e re të pajiset me një pikë të dedikuar aksesi për rrjetet e avancuara, duke eliminuar pengesat dhe praktikat që favorizonin operatorë të caktuar.

Paralelisht, propozohet edhe një etiketë “Fiber-ready” për ndërtesat që përmbushin standardet teknike, element që pritet të ndikojë edhe në vlerën e pronës.

Ligji i ri hap gjithashtu rrugën për konkurrencë më të lirë, duke i dhënë të drejtë çdo operatori të ndërtojë rrjetin e tij deri në pikën e aksesit në godinë, pa u penguar nga palë të treta.

Kjo pritet të zgjerojë zgjedhjet për përdoruesit dhe të ndikojë në uljen e kostove të shërbimit.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është detyrimi për ndarjen e infrastrukturës fizike.

Operatorët e rrugëve, ujësjellësve dhe energjisë do të duhet të bashkëpunojnë me kompanitë e telekomunikacionit, në mënyrë që instalimet për fibrën optike të realizohen paralelisht me punimet publike.

Kjo synon të reduktojë kostot dhe të shmangë ndërhyrjet e përsëritura në të njëjtat segmente rrugore.

Për të koordinuar këtë proces, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare do të krijojë një sistem të përbashkët informacioni, ku do të pasqyrohen rrjetet ekzistuese dhe projektet e planifikuara.

Ky mekanizëm synon të kufizojë vonesat dhe të rrisë transparencën mes operatorëve.

Nisma lidhet drejtpërdrejt me detyrimet e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, veçanërisht në fushën e shoqërisë së informacionit.

Projektligji është i hapur për komente për 20 ditë pune dhe, nëse miratohet, pritet të ndryshojë ndjeshëm standardet e ndërtimit dhe zhvillimin e rrjeteve digjitale në vend.

Artikulli para

IATA njofton shkurtime fluturimesh gjatë sezonit të verës për shkak të mungesës së karburantit

Artikulli pas

Programi i motit me AI njofton për erëra ekstreme në dy qytete që nuk ekzistojnë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Patatja gjermane “pushton” tregun shqiptar, çmimet bien me 22%
Ekonomi

Patatja gjermane “pushton” tregun shqiptar, çmimet bien me 22%

20 Prill, 2026
Nga Antalia, thirrje për një Ballkan më të lidhur: paqja kërkon bashkëpunim të përditshëm
Ekonomi

Nga Antalia, thirrje për një Ballkan më të lidhur: paqja kërkon bashkëpunim të përditshëm

18 Prill, 2026
Sigurimet ose sistemi Malus-Malus
Ekonomi

AMF: Skema bonus-malus uli primin mesatar të sigurimit në tremujorin e parë

18 Prill, 2026
Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit
Ekonomi

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

18 Prill, 2026
Pavarësisht fryrjes nga agjentët imobiliarë, sa % mund ta ulni çmimin e apartamenteve në Tiranë
Ekonomi

Të gjitha transaksionet e pronave do të raportohen tek Agjencia e Inteligjencës Financiare për pastrim parash

18 Prill, 2026
Nis mega operacioni i tokave në Himarë: Vangjel Tavo i jep privatit “sistemimin” e pronave në bregdet, kompania do të caktojë se kush është pronar dhe kush jo
Ekonomi

Nis mega operacioni i tokave në Himarë: Vangjel Tavo i jep privatit “sistemimin” e pronave në bregdet, kompania do të caktojë se kush është pronar dhe kush jo

18 Prill, 2026
Artikulli pas
Programi i motit me AI njofton për erëra ekstreme në dy qytete që nuk ekzistojnë

Programi i motit me AI njofton për erëra ekstreme në dy qytete që nuk ekzistojnë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Të gjithë shqiptarët në Azi për të blerë makina, çfarë po ndodh me tregun?
Aktualitet

Shqiptarët nuk heqin dorë nga vetura me naftë, zunë rreth 60% të blerjeve të reja në janar-mars

Nga Editor
13 Prill, 2026
0

Ndërsa e gjithë Europa i është larguar makinave me naftë, në Shqipëri ato vijojnë të zënë peshën më të madhe...

Lexo të plotë
Wizz Air prezanton linjën e re direkte nga Tirana në Katania

Wizz Air prezanton linjën e re direkte nga Tirana në Katania

2 Shkurt, 2026
TABELA/ Tavolina e “kripur”, sa do t’i kushtojë familjeve shqiptare darka e Vitit të Ri

TABELA/ Tavolina e “kripur”, sa do t’i kushtojë familjeve shqiptare darka e Vitit të Ri

30 Dhjetor, 2025
SHBA trajnon gardistët që mbrojnë Altin Dumanin dhe prokurorët e SPAK

SHBA trajnon gardistët që mbrojnë Altin Dumanin dhe prokurorët e SPAK

24 Nëntor, 2025
“Air Albania”, kompania që valëvit me krenari flamurin shqiptar në qiell

“Air Albania”, kompania që valëvit me krenari flamurin shqiptar në qiell

22 Gusht, 2025

Të Fundit

Mega operacion kundër falsifikimeve për shtetësi bullgare në Dibër,  arrestohet bullgari, dy të proceduar

Mega operacion kundër falsifikimeve për shtetësi bullgare në Dibër, arrestohet bullgari, dy të proceduar

20 Prill, 2026
TTW: Shqipëria fiton terren si destinacioni i ri evropian për turistët indianë

TTW: Shqipëria fiton terren si destinacioni i ri evropian për turistët indianë

20 Prill, 2026
Patatja gjermane “pushton” tregun shqiptar, çmimet bien me 22%

Patatja gjermane “pushton” tregun shqiptar, çmimet bien me 22%

20 Prill, 2026
Programi i motit me AI njofton për erëra ekstreme në dy qytete që nuk ekzistojnë

Programi i motit me AI njofton për erëra ekstreme në dy qytete që nuk ekzistojnë

20 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr