• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Rrokadë kullash në Tiranë/ Anullohet 47 katëshi tek Ambasada Amerikane, mbin 45 katëshi i Rreoland Jegenit në ish-Bllok

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Prill, 2026
në Ekonomi
A A
Rrokadë kullash në Tiranë/ Anullohet 47 katëshi tek Ambasada Amerikane, mbin 45 katëshi i Rreoland Jegenit në ish-Bllok
Share on FacebookShare on WhatsApp

Këshilli Kombëtar i Territorit vendosi të shfuqizojë lejen e ndërtimit për Embassy Tower, kullën 47 katëshe ngjitur me ambasadën amerikane.

E parashikuar për t’u ndërtuar nga biznesmeni vlonjat Fatmir Hanxhari, i cili dyshohej se në këtë rast ishte thjesht një prestanome, kulla 47 kate tashmë do të mbetet përfundimisht në letër, teksa KKTU ka vendosur shfuqizimin e lejes së saj në mbledhjen e fundit.

Rrokadë kullash në Tiranë/ Anullohet 47 katëshi tek Ambasada

Sekretaria Teknike e KKT nuk ka dhënë arsye për shfuqizimin e lejes. Ndaj nuk dihet nëse anullimi i ndërtimit të përbindëshit 47 kate është i lidhur me hetimet e SPAK, apo me çështje sigurie duke qenë se ngrihej ngjitur me ambsadën e SHBA-ve duke kompromentuar jo pak sigurinë e selisë diplomatike më të rëndësishme në vend.

Por teksa një përbindësh rrëzohet, një tjetër ngrihet fuqishëm. Në po të njëjtën mbledhje, KKTU ka miratuar lejen e ndërtimit për ngritjen e një kulle 45 kate në Bllok, tek ish Vodafoni. Përfituesi i lejes është Roen Company, e cila zotërohet nga biznesmeni Rreoland Jegeni.

Rrokadë kullash në Tiranë/ Anullohet 47 katëshi tek Ambasada

I shfaqur si biçim opozitari dhe përfitues i një koncesioni në qeverinë e Partisë Demokratike, Jegeni tashmë duket se ka gjetur lidhjet edhe me qeverinë duke arritur të shtijë në dorë leje për kullë 45 kate në zemër të Tiranës, në një nga zonat më të ngarkuara me ndërtime.

Dikur në takimet e organizuara nga opozita zoti Jegeni ankohej për klimën e biznesit dhe qeverinë, por tashmë me sa duket klima është përmirësuar edhe për të.

Rrokadë kullash në Tiranë/ Anullohet 47 katëshi tek Ambasada

Zoti Jegeni duke u ankuar ne takimet e Bashes

Rreoland Jegeni është pronari në letra i koncesionit të barrëve siguruese, një biznes me normë fitimi deri në 80 për qind i dhënë gjatë qeverisjes së partisë Demokratike, për të cilin më vonë ka patur akuza brenda llojit mes demokratëve.

Ngritja e përbindëshit 45 katësh në Bllok është thika e radhës që i ngulet zemrës së Tiranës, një nga zonat me densitetin më të lartë të ndërtimeve dhe popullsisë në Europë. /kapitali.al

Etiketat: bllokkullaRreoland jegeni
Artikulli para

“S’kemi, s’kemi”, por shqiptarët importuan mbi 84 000 automjete në tre muajt e parë të 2026

Artikulli pas

SPAK sekuestron pasuritë milionëshe të Agasit dhe Beqirit, goditet edhe Mirlinda Karçanaj

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP
Ekonomi

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji
Ekonomi

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij
Ekonomi

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Energji pa matje, deri 3 muaj: Matës i dëmtuar apo mungesë aksesi, faturimi për dritat sipas historikut
Ekonomi

Energji pa matje, deri 3 muaj: Matës i dëmtuar apo mungesë aksesi, faturimi për dritat sipas historikut

21 Tetor, 2026
Kryeson Holanda, cilat shtete kanë sistemin më të mirë të pensioneve
Ekonomi

Kryeson Holanda, cilat shtete kanë sistemin më të mirë të pensioneve

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
SPAK sekuestron pasuritë milionëshe të Agasit dhe Beqirit, goditet edhe Mirlinda Karçanaj

SPAK sekuestron pasuritë milionëshe të Agasit dhe Beqirit, goditet edhe Mirlinda Karçanaj

Të Përzgjedhura

Kamza, ndërtimi (dhe dështimi) i një “Dëshire Kolektive”
Aktualitet

Kamza, ndërtimi (dhe dështimi) i një “Dëshire Kolektive”

Nga SkyWeb
23 Shkurt, 2026
0

Nga Osservatorio Balcani e Caucaso “Kamza është një laborator i gjallë për një mënyrë të ndryshme të ndërtimit të qytetit,...

Lexo të plotë
Samsung shkurton qindra vende pune

Samsung shkurton qindra vende pune

19 Korrik, 2026
Nëse po pushoni në Sarandë dhe dëgjoni sot një SHPËRTHIM, mos u shqetësoni!

Nëse po pushoni në Sarandë dhe dëgjoni sot një SHPËRTHIM, mos u shqetësoni!

6 Korrik, 2026
Greqia po vendos rregulla të forta për licencat e reja të parqeve eolike dhe fotovoltaike

Greqia po vendos rregulla të forta për licencat e reja të parqeve eolike dhe fotovoltaike

21 Maj, 2026
“Gjërat mund të përkeqësohen”: AI i ri i Meta-s mund ta bëjë internetin edhe më kaotik

“Gjërat mund të përkeqësohen”: AI i ri i Meta-s mund ta bëjë internetin edhe më kaotik

2 Tetor, 2026

Të Fundit

Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr