• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 19 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Ergys Agasi u jepte tendera, “zarat” e tij i kthenin para dhe verëra të shtrenjta: Si funksiononte skema te AKSHI dhe roli i Andis Papës

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Prill, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Si u zhdukën nën hundën e doganave verërat 100-vjeçare të Ergys Agasit, Dorian Doka i doganave hesht
Share on FacebookShare on WhatsApp

Hetimet e SPAK kanë nxjerrë në dritë një tjetër mekanizëm përfitimi në dosjen e AKSHI-t, ku përveç parave dhe pasurive të paluajtshme, në qendër dalin edhe verërat e shtrenjta të gjetura në vilën e Ergys Agasit në ambientet e “Equos Resort”.

Sipas materialeve hetimore dhe vendimit të Gjykatës, Agasi nuk rezulton të ketë paguar asnjë qindarkë për këto pije luksoze. Ato dyshohet se përbënin një formë shpërblimi nga kompani që kishin përfituar tendera nga AKSHI, konkretisht “Soft & Solution” shpk e lidhur me Ermal Beqirin, “Fastech” shpk e Andis Papës, “First” shpk e Gëzim Hoxhës dhe subjekte të tjera të lidhura me to.

SPAK mësyn te pronat që Ergys Agasi përvetësoi nga Equos Resort me ndihmën e Dallandyshe Bicit, ekzekutohet vendimi i sekuestrimit

Vlera e këtyre përfitimeve, sipas hetimit, dyshohet të kalojë mbi 950 mijë euro.

Një faturë e gjetur mbi arkat me verë dhe shampanjë në një nga vilat e Agasit në Qerret çoi hetuesit drejt identifikimit të furnizuesit: shoqëria “Fast & Fresh”, në pronësi të Andis Papës, njëkohësisht pronar i “Fastech”, kompani përfituese e tenderave publikë në AKSHI.

Të dhënat tregojnë se vetëm për periudhën Tetor 2024 – Nëntor 2025, “Fast & Fresh” ka importuar pije në vlerën 1,130,265 euro. Ndërsa për periudhën Nëntor 2024 – Dhjetor 2025, ky subjekt ka faturuar blerje ndaj “Fastech” dhe “Soft & Solution” në vlerën 94,423,883 lekë, ose mbi 950 mijë euro.

Hetimi përforcon dyshimin se kjo nuk ishte një marrëdhënie tregtare normale, por pjesë e një skeme më të gjerë për qarkullimin e përfitimeve nga tenderat publikë.

Sipas SPAK, paralelisht me këto përfitime në formë luksi, kompanitë pjesë e kësaj skeme pranonin edhe fatura për shërbime fiktive nga shoqëria “EA Solution”, në pronësi të Ergys Agasit. Kjo kompani, sipas hetimit, nuk ka ofruar asnjë shërbim real, por përdorej si një kanal për të justifikuar pagesat.

Skema funksiononte në mënyrë të strukturuar: kompanitë fitonin tendera nga AKSHI, më pas pranonin fatura nga “EA Solution” për shërbime të paekzistuara dhe kryenin pagesa në favor të saj. Në këmbim, përveç këtyre pagesave, Agasi përfitonte edhe forma të tjera shpërblimi, si verëra të shtrenjta dhe produkte luksi.

Deklarimet e Andis Papës para hetuesve përforcojnë këtë mekanizëm. Ai ka pranuar se verërat e importuara nga kompania e tij “Fast & Fresh” kanë qenë kryesisht porosi të Arjola Koromanit, administratore e “Soft & Solution”, kompani e lidhur me Ermal Beqirin.

Pagesat bëheshin fillimisht përmes bankës dhe më pas edhe në cash, ndërsa produktet i jepeshin pa fitim, vetëm për shkak të marrëdhënies së bashkëpunimit.

Ky zinxhir transaksionesh përputhet edhe me gjetjet gjatë kontrollit në vilën e Agasit ku u konstatuan qindra shishe verë të kuqe të ngjashme me ato të importuara nga “Fast & Fresh”.

Megjithatë, afro 600 shishe të sekuestruara fillimisht rezulton se janë zhdukur më pas, pasi Dogana ishte ngarkuar me bllokimin e mallit pa pullë fiskale.

Të gjitha këto elemente, sipas SPAK, përbëjnë një skemë të mirëorganizuar korrupsioni dhe pastrimi parash, ku përfitimet nga fondet publike riktheheshin në forma të ndryshme tek personat kyç të vendimmarrjes, duke përfshirë pagesa të maskuara dhe shpërblime në natyrë. /skyweb.al

Etiketat: ergys agasiermal beqiri
Artikulli para

SPAK mësyn te pronat që Ergys Agasi përvetësoi nga Equos Resort me ndihmën e Dallandyshe Bicit, ekzekutohet vendimi i sekuestrimit

Artikulli pas

FOTO LAJM/ Rama nis vizitën në Greqi, pritet nga Mitsotakis

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Shtrenjtohen nafta dhe gazi: Bota futet në një spirale krize çmimesh të energjisë pas luftës në Iran
Ekonomi

Nuk mjafton prodhimi, tani sfidë e energjisë diellore është akumulimi i saj: Si po zgjidhet problemi

19 Gusht, 2026
Kriza e ushqimeve është te dera, banka e njohur jep alarmin: Goditja më e fortë te vendet e varfra
Ekonomi

Kriza e ushqimeve është te dera, banka e njohur jep alarmin: Goditja më e fortë te vendet e varfra

18 Gusht, 2026
OpenAI pezullon testimet dhe trajnimin e modeleve të reja të inteligjencës artificiale
Aktualitet

OpenAI pezullon testimet dhe trajnimin e modeleve të reja të inteligjencës artificiale

18 Gusht, 2026
Pas serverit të tatimeve bie edhe QKB, terr informativ mbi bizneset: Albanian Digital Solution po ndjek gjurmët e AKSHI-t….
Ekonomi

Pas serverit të tatimeve bie edhe QKB, terr informativ mbi bizneset: Albanian Digital Solution po ndjek gjurmët e AKSHI-t….

18 Gusht, 2026
Vajzat shqitare shkëlqejnë  në matematikë
Aktualitet

Këtë vit me vonesë, Ministria e Arsimit publikon datat e nisjes së vitit shkollor, provimeve dhe pushimeve

18 Gusht, 2026
Zgjerohet flota e makinave elektrike në Shqipëri, më shumë se 40% e regjistrimeve në 2025 janë me zero kilometra
Ekonomi

Makinat elektrike po marrin tregun, 4 në 10 automjete të reja janë “All-Electric”

18 Gusht, 2026
Artikulli pas
FOTO LAJM/ Rama nis vizitën në Greqi, pritet nga Mitsotakis

FOTO LAJM/ Rama nis vizitën në Greqi, pritet nga Mitsotakis

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Leku “letër”, BSH urdhëron shtypjen e më shumë kartmonedhave të prerjes 5000 lekë
Ekonomi

Leku “letër”, BSH urdhëron shtypjen e më shumë kartmonedhave të prerjes 5000 lekë

Nga SkyWeb
2 Prill, 2026
0

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar rishtypjen e kartëmonedhës shqiptare me kurs ligjor 5 000 lekë, si dhe...

Lexo të plotë
Një ekonomi në udhëkryq

Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë, sipas fuqisë blerëse

28 Tetor, 2025
Digjet makina e gazetarit Sami Curri në Bulqizë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Digjet makina e gazetarit Sami Curri në Bulqizë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

26 Prill, 2026
Shteti-sigurues: Modeli që nuk ekziston në Europë, por që Shqipëria po e shpik

Shteti-sigurues: Modeli që nuk ekziston në Europë, por që Shqipëria po e shpik

9 Tetor, 2025
S’ka me Gucci 30 euro dhe “Abibas”, hyn në fuqi ligji që ndalon futjen e imitimeve të markave

S’ka me Gucci 30 euro dhe “Abibas”, hyn në fuqi ligji që ndalon futjen e imitimeve të markave

21 Gusht, 2025

Të Fundit

STATISTIKAT/ Tirana ka më shumë makina, por Durrësi renditet i pari për raportin banorë/automjete

Shërbimet e DPSHTRR me rezervim online, qytetarët zgjedhin datën dhe orarin

19 Gusht, 2026
Histori me miza dhe buaj, Pacolli reagon sërish pas ultimatumit për Ramën

Pse Shqipëria e fiton Arbitrazhin për Aeroportin e Vlorës

19 Gusht, 2026
Shqiptarët kanë më shumë ditë pushimi të paguara se rajoni

Shqiptarët kanë më shumë ditë pushimi të paguara se rajoni

19 Gusht, 2026
A flenë gjumë pilotët gjatë fluturimeve? E vërteta që nuk thuhet zakonisht

A flenë gjumë pilotët gjatë fluturimeve? E vërteta që nuk thuhet zakonisht

19 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr