• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Shteti “në ajër”, gati 4 mln euro bileta avioni gjatë 2025

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Prill, 2026
në Aviacion, Kryesore
A A
Si të gjeni bileta avioni të lira
Share on FacebookShare on WhatsApp

Fatura e udhëtimeve zyrtare jashtë vendit ka kapur shifra të reja gjatë vitit 2025. Të dhënat e fundit nga Agjencia e Prokurimit Publik (APP) konfirmojnë se institucionet shtetërore shpenzuan rreth 377.6 milionë lekë për bileta avioni, duke shënuar një rritje prej 8.6% brenda një viti.

Sipas Monitor, në vitin 2024 shteti shpenzoi 347.5 milionë lekë për këtë zë, por viti pasardhës ka pasur një intensifikim të lëvizjeve. Kjo rritje nuk është reflektuar vetëm në vlerën monetare, por edhe në numrin e procedurave të hapura, të cilat arritën në 3,134, me një rritje prej gati 10% krahasuar me vitin paraprak.

Sistemi dinamik i blerjeve mbetet porta kryesore nga ku kalojnë këto para. Edhe pse në “detin” e prokurimeve publike kjo shifër zë vetëm 0.3% të fondit total, në aspektin e punës administrative volumi është i madh. Biletat ajrore përbëjnë 14.5% të të gjitha procedurave që mbyllen me një fitues në rang vendi.

Por, përtej shifrave të rritjes, raporti nxjerr zbuluar paaftësinë administrative në hartimin e tenderave. Gjatë 2025-s dështuan 286 procedura për blerje biletash. Arsyet janë thuajse banale: 41% e tyre u anuluan për shkak të gabimeve të vetë nëpunësve në dokumentacion, ndërsa 36% dështuan sepse kompanitë ajrore nuk treguan interes për ofertat e shtetit. Pjesa tjetër e anulimeve lidhet me ankesat e operatorëve ose ndryshimet e axhendave në minutën e fundit.

Interesant është fakti se, ndërsa shpenzimet për udhëtime “në ajër” po rriten, blerjet e vogla në total kanë pësuar rënie. Nga 12,450 procedura me fitues që u regjistruan në këtë kategori, trendi flet për një ulje të tyre, duke lënë fluturimet ndërkombëtare si një nga të paktat zëra që vijon të fryhet në kurriz të buxhetit. /skyweb.al

Artikulli para

Përse shërben kjo vrimë e vogël me rol të madh në dritaren e avionëve ?

Artikulli pas

CEO i ITA Airways qetëson udhëtarët: Kemi karburant edhe për 9 muajt e ardhshëm

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë
Ekonomi

Nga falja e plotë te ulja e pagesës së truallit, Kadastra përcakton procedurat pronat e legalizuara

22 Tetor, 2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë: Bizneset nuk u mbrojtën nga dhuna dhe dëmtimet
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Bizneset nuk u mbrojtën nga dhuna dhe dëmtimet

22 Tetor, 2026
Qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore privatit pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”
Ekonomi

Qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore privatit pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”

22 Tetor, 2026
Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP
Ekonomi

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji
Ekonomi

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
Artikulli pas
CEO i ITA Airways qetëson udhëtarët: Kemi karburant edhe për 9 muajt e ardhshëm

CEO i ITA Airways qetëson udhëtarët: Kemi karburant edhe për 9 muajt e ardhshëm

Të Përzgjedhura

DIVA 2025/ Kompensimi për arsimin e fëmijëve nis nga marsi, si do funksionojë skema e rillogaritjes së tatimit
Ekonomi

DIVA 2025/ Kompensimi për arsimin e fëmijëve nis nga marsi, si do funksionojë skema e rillogaritjes së tatimit

Nga SkyWeb
12 Janar, 2026
0

Nga muaji mars 2026, të gjitha familjet që kanë nën ngarkim fëmijë të moshës nën 18 vjeç do të përfitojnë...

Lexo të plotë
Shqipërisë dixhitale i del boja/ Rikthehen defterët në administratë, zyrat e shtetit pa internet

Shqipërisë dixhitale i del boja/ Rikthehen defterët në administratë, zyrat e shtetit pa internet

18 Shkurt, 2026
Mbi 170 milionë USD taksa makinash të papaguara, DPSHTRR fillon marrjen e masave

Shqiptarët blenë më shumë se 67 000 autovetura gjatë janar-tetor 2025, por rrugët mbeten të njëjta

13 Nëntor, 2025
Albin Kurti thotë se Kosova mund të importojë gaz amerikan nga Shqipëria

Albin Kurti thotë se Kosova mund të importojë gaz amerikan nga Shqipëria

17 Korrik, 2026
Si mund të ulni faturën e energjisë?

Si mund të ulni faturën e energjisë?

21 Nëntor, 2025

Të Fundit

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Nga falja e plotë te ulja e pagesës së truallit, Kadastra përcakton procedurat pronat e legalizuara

22 Tetor, 2026
Kapetanović në Samitin e Procesit të Berlinit: Koha që premtimet rajonale të kthehen në progres

Kapetanović në Samitin e Procesit të Berlinit: Koha që premtimet rajonale të kthehen në progres

22 Tetor, 2026
Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”

Rama kërkon shkarkimin e të gjithë drejtorëve, kush shpëton

22 Tetor, 2026
Ndryshojnë rregullat në mes të procesit, çfarë ndodh me dosjet e vjetra të pronësisë

Nis verifikimi i pronave në Durrës, çfarë duhet të dinë pronarët

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr