• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 28 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

CEO i ITA Airways qetëson udhëtarët: Kemi karburant edhe për 9 muajt e ardhshëm

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Prill, 2026
në Aviacion, Kryesore
A A
CEO i ITA Airways qetëson udhëtarët: Kemi karburant edhe për 9 muajt e ardhshëm
Share on FacebookShare on WhatsApp

ITA Airways po jep sinjale zgjerimi në një moment kur industria ajrore po përballet me tensione të forta gjeopolitike dhe rritje të kostove të karburantit. Kompania ka nënshkruar një marrëveshje të re me Volotea, e cila sipas drejtuesve të saj do t’i japë mundësi të shtojë 104 lidhje të reja dhe të forcojë më tej rrjetin e fluturimeve.

Lajmi është bërë publik nga CEO i kompanisë, Joerg Eberhart, në një intervistë për Il Messaggero, ku ai ka theksuar se marrëveshja me transportuesin spanjoll është rezultat i një pune të gjatë për të integruar më mirë rrjetet dhe për të shfrytëzuar komplementaritetin mes dy operatorëve.

Sipas tij, Volotea është shumë e fortë në aeroportet europiane të qyteteve më të vogla dhe kjo i jep ITA Airways mundësinë të çojë një fluks të rëndësishëm pasagjerësh në të gjithë botën.

Në një kohë kur shumë linja ajrore kanë paralajmëruar shkurtime routesh për shkak të pasigurive në Lindjen e Mesme dhe rritjes së çmimeve të karburantit, Eberhart ka mbajtur një ton të qetë. Ai ka deklaruar se ITA Airways nuk ka në plan të mbyllë linja, megjithëse nuk ka përjashtuar mundësinë e ndonjë riprogramimi apo përdorimit të itinerareve alternative, nëse tensionet do të vazhdojnë.

Sipas kreut të kompanisë, fluturimet drejt Azisë, përfshirë Tokio, Bangkok dhe Delhi, aktualisht janë plot. Po ashtu, ai ka dhënë një mesazh të fortë për çështjen e furnizimit me karburant, duke deklaruar se ITA Airways nuk ka probleme në këtë aspekt, pasi për nëntë muaj kompania është e mbuluar nga mekanizmi i hedging.

Deklarata e CEO-s vjen në një moment kur tregu i aviacionit po ndjek me shqetësim zhvillimet në rajonin e Gjirit dhe ndikimin e tyre të mundshëm mbi furnizimin me karburant dhe kostot operative të linjave ajrore. Në këtë sfond, ITA Airways po kërkon të projektojë siguri, vazhdimësi dhe ambicie për zgjerim. /skyweb.al

Etiketat: ita airways
Artikulli para

Shteti “në ajër”, gati 4 mln euro bileta avioni gjatë 2025

Artikulli pas

Operacioni i SPAK, arrestohet “bosi” i Call Center Gentian Pjetërgjokaj në Tiranë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama propozoi shtyllën e tretë të pensioneve: Si aplikohet ajo, shembujt në botë dhe sfidat për Shqipërinë
Ekonomi

Rama premtoi rritje pensionesh, por kush përfiton dhe sa

28 Tetor, 2026
Europianët më skeptikë ndaj teknologjive të reja të udhëtimit
Aviacion

Europianët më skeptikë ndaj teknologjive të reja të udhëtimit

28 Tetor, 2026
Rama paralajmëron ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç
Ekonomi

Rama njofton super taksa për apartamentet bosh

28 Tetor, 2026
Rama po heq drejtorët, por a do t’i prekë zv.drejtorët që bëjnë vërtetë “paudhësitë”?!
Ekonomi

Paketa Fiskale, qeveria tërhiqet nga rritja e tatim fitimit të biznesit

28 Tetor, 2026
Rama: Nafta dhe benzina do të ulen me 32 lekë/ litri! Qeveria heq Taksën e Qarkullimit nga karburantet, por shton një detyrim tjetër
Ekonomi

Rama: Nafta dhe benzina do të ulen me 32 lekë/ litri! Qeveria heq Taksën e Qarkullimit nga karburantet, por shton një detyrim tjetër

28 Tetor, 2026
Para nga qielli! Qeveria mbyll 6-mujorin me 570 mln euro suficit, rriten edhe shpenzimet
Ekonomi

Buxhet 10 mld euro në 2027, më shumë fonde për pensionet, por s’ka rritje pagash

28 Tetor, 2026
Artikulli pas
Operacioni i SPAK, arrestohet “bosi” i Call Center Gentian Pjetërgjokaj në Tiranë

Operacioni i SPAK, arrestohet “bosi” i Call Center Gentian Pjetërgjokaj në Tiranë

Të Përzgjedhura

ARRSH njofton montimin e trarëve metalikë te mbikalimi i Kasharit: Mbaroi para kohe, qarkullimi i rikthehet normalitetit
Ekonomi

ARRSH njofton montimin e trarëve metalikë te mbikalimi i Kasharit: Mbaroi para kohe, qarkullimi i rikthehet normalitetit

Nga SkyWeb
15 Gusht, 2026
0

Punimet për montimin e trarëve metalikë të mbikalimit të ri në Kashar kanë përfunduar më herët se afati i parashikuar,...

Lexo të plotë
Europa digjitalizon kufijtë nga 12 tetori: Udhëtarët shqiptarë mund të hasen me vonesa në kufi

Europa digjitalizon kufijtë nga 12 tetori: Udhëtarët shqiptarë mund të hasen me vonesa në kufi

2 Tetor, 2025
Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

27 Shtator, 2025
“Shpëtova jetën, por jo nga dhimbja”, beteja e grave pas operacionit të kancerit në gji

“Shpëtova jetën, por jo nga dhimbja”, beteja e grave pas operacionit të kancerit në gji

12 Prill, 2026
Zbuloni përfitimet e qëndrimit me një këmbë

Zbuloni përfitimet e qëndrimit me një këmbë

15 Janar, 2026

Të Fundit

Nuk ndalet shtrenjtimi i ushqimeve dhe qirave në Shqipëri, vijoi rritja edhe në gusht

Banka Botërore: Çmimet e ushqimeve pritet të rriten me 18% deri në vitin 2027

28 Tetor, 2026
Çmimi i gazit në Evropë arrin nivelin më të lartë që nga viti 2022

Çmimi i gazit në Evropë arrin nivelin më të lartë që nga viti 2022

28 Tetor, 2026
Rama propozoi shtyllën e tretë të pensioneve: Si aplikohet ajo, shembujt në botë dhe sfidat për Shqipërinë

Rama premtoi rritje pensionesh, por kush përfiton dhe sa

28 Tetor, 2026
Vetëm pak ditë pas daljes në treg, iPhone Duo shfaq probleme me ekranin

Vetëm pak ditë pas daljes në treg, iPhone Duo shfaq probleme me ekranin

28 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr