• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 21 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Karakaçi thotë se Aeroporti i Vlorës do të futet në punë: Kompanitë kanë 30 ditë afat të merren vesh

SkyWeb Nga SkyWeb
3 Qershor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Karakaçi thotë se Aeroporti i Vlorës do të futet në punë: Kompanitë kanë 30 ditë afat të merren vesh
Share on FacebookShare on WhatsApp

Aeroporti i Vlorës në ngërç nga konflikti mes ortakëve, ministria u lë 30 ditë afat kompanive: Kanë nisur penalitetet

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enena Karakaçi, ka deklaruar se aeroporti i Vlorës do të ndërtohet dhe do të jetë operacional, pavarësisht mosmarrëveshjes tregtare mes dy ortakëve të përfshirë në projekt.

Gjatë një deklarate për mediat, Karakaçi tha se problemi lidhet me një konflikt mes kompanive që janë ofruar vetë për të ndërtuar aeroportin. Sipas tij, kjo mosmarrëveshje ka krijuar një imazh negativ për projektin.

“Aeroporti i Vlorës ka një mosmarrëveshje tregtare mes dy ortakëve. Ata janë ofruar vetë për të ndërtuar projektin. Ka një mosmarrëveshje tregtare që ka dhënë një imazh negativ sa i përket aeroportit”, tha Karakaçi.

Ministri bëri të ditur se institucioni që ai drejton u ka dërguar së fundmi një shkresë kompanive kontraktore, duke u kërkuar zgjidhjen e konfliktit mes tyre. Ai tha se ministria u ka lënë një afat 30 ditor për të mbyllur mosmarrëveshjen.

“Ministria ka qenë e kujdesshme, por i kam dërguar një shkresë së fundmi ku i kam kërkuar që mosmarrëveshjet tregtare të zgjidhen. Kemi lënë një afat 30 ditor që të zgjidhet mosmarrëveshja për aeroportin e Vlorës. Jemi ofruar që të negociojmë edhe ne si qeveri”, u shpreh ministri.

Karakaçi tha se punimet në aeroport kanë ecur mirë, por theksoi se do të merren masa që projekti të përfundojë sa më shpejt, sipas afateve që vetë kompanitë kanë vendosur.

Ai paralajmëroi gjithashtu se çdo ditë vonesë shoqërohet me penalitete dhe se faturat e para të penaliteteve tashmë janë lëshuar.

“Aeroporti ka ecur mirë sa i përket avancimit të punimeve. Do të marrim masat që të përfundojë sa më shpejt sipas afateve që vetë kompanitë kanë vendosur. Çdo ditë vonesë ka penalitete dhe kemi lëshuar faturat e para të penaliteteve”, tha Karakaçi.

Deklarata vjen në një moment kur projekti i aeroportit të Vlorës është përballur me debate për ecurinë e punimeve dhe me paqartësi të shkaktuara nga konflikti tregtar mes ortakëve të përfshirë në ndërtimin e tij.

Artikulli para

Grabitja e filiali të OPT Bank, autori i zbrazi arkën dhe çantën e klientes, shuma që mori dhe dyshimet për bash

Artikulli pas

Trauma në moshë të re lë gjurmë të ndryshme në tru

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

“Dëmet fizike në disa filiale nuk cenojnë sigurinë e bankave”, gazetari: Sistemi i sigurt, depozitat të pacënueshme
Ekonomi

“Dëmet fizike në disa filiale nuk cenojnë sigurinë e bankave”, gazetari: Sistemi i sigurt, depozitat të pacënueshme

21 Tetor, 2026
Kromi i Bulqizës në gjurmët e ARMO-s, turqit e lenë kolateral në banka, po nëse nuk paguhet kredia?
Ekonomi

Pasuria nëntokësore që nuk pasuron shqiptarët, dy të tretat e kromit ikin të papërpunuara

21 Tetor, 2026
FOTO/ Sulm ndaj Booking.com, vidhen të dhënat personale dhe rrezikohen rezervimet e miliona klientëve
Ekonomi

Oferta të rreme dhe mashtrime me rezervimet, BE nis hetim ndaj Booking.com

21 Tetor, 2026
Bankat janë të sigurta pavarësisht dëmeve në pak filiale, Shella: 85% e degëve funksionale, paratë e qytetarëve nuk rrezikohen
Ekonomi

Bankat janë të sigurta pavarësisht dëmeve në pak filiale, Shella: 85% e degëve funksionale, paratë e qytetarëve nuk rrezikohen

21 Tetor, 2026
Kamera për njohje fytyre në rrugë, Vangjel Tavo drejt një “Big Brother” në Himarë. Kush do t’i administrojë të dhënat?
Ekonomi

Kamera për njohje fytyre në rrugë, Vangjel Tavo drejt një “Big Brother” në Himarë. Kush do t’i administrojë të dhënat?

21 Tetor, 2026
TENDERËT/ Si u “armatos” Policia dy muaj para protestave: Shpenzimet për pajisje policore u rritën 114%. Kush e furnizoi
Ekonomi

TENDERËT/ Si u “armatos” Policia dy muaj para protestave: Shpenzimet për pajisje policore u rritën 114%. Kush e furnizoi

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Trauma në moshë të re lë gjurmë të ndryshme në tru

Trauma në moshë të re lë gjurmë të ndryshme në tru

Të Përzgjedhura

Sa shpesh duhet të bëjmë pushime? Studimi sugjeron një strategji të re
Shëndet

Sa shpesh duhet të bëjmë pushime? Studimi sugjeron një strategji të re

Nga Editor
27 Shtator, 2026
0

Pushimet e shkurtra, të shpërndara përgjatë vitit, mund të ndihmojnë në rikuperimin e vazhdueshëm nga stresi i punës dhe në...

Lexo të plotë
Media italiane: Ksamili, mes destinacioneve më të lira dhe mahnitëse për pushime verore

Shqipëria, në mesin e opsioneve kryesore të francezëve për pushime

10 Gusht, 2026
“CN Traveller”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira të Ballkanit për t’u vizituar

Time Out: Riviera Shqiptare, ndër destinacionet evropiane për të shijuar dimrin me diell

26 Shtator, 2026
József Váradi dhe Michael Delehant , drejtues te Wizz Air

FATURAT/ Si po i zhvat Wizz Air shqiptarët : Ikni ankohuni në Angli po deshet!

22 Prill, 2025
Puna e shtetit nuk është më “qejf”? Administrata po rri më gjatë në punë, ndiqet nga turizmi

Mbi 200 vende pune në 91 institucione publike, hapet thirrja për studentët ekselentë

16 Shtator, 2026

Të Fundit

“Dëmet fizike në disa filiale nuk cenojnë sigurinë e bankave”, gazetari: Sistemi i sigurt, depozitat të pacënueshme

“Dëmet fizike në disa filiale nuk cenojnë sigurinë e bankave”, gazetari: Sistemi i sigurt, depozitat të pacënueshme

21 Tetor, 2026
Kromi i Bulqizës në gjurmët e ARMO-s, turqit e lenë kolateral në banka, po nëse nuk paguhet kredia?

Pasuria nëntokësore që nuk pasuron shqiptarët, dy të tretat e kromit ikin të papërpunuara

21 Tetor, 2026
FOTO/ Sulm ndaj Booking.com, vidhen të dhënat personale dhe rrezikohen rezervimet e miliona klientëve

Oferta të rreme dhe mashtrime me rezervimet, BE nis hetim ndaj Booking.com

21 Tetor, 2026
Bankat janë të sigurta pavarësisht dëmeve në pak filiale, Shella: 85% e degëve funksionale, paratë e qytetarëve nuk rrezikohen

Bankat janë të sigurta pavarësisht dëmeve në pak filiale, Shella: 85% e degëve funksionale, paratë e qytetarëve nuk rrezikohen

21 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr