• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Gjumi, jashtëzakonisht i rendësishëm: Çfarë tregojnë për shëndetin orët që fle

SkyWeb Nga SkyWeb
4 Qershor, 2026
në Shëndet
A A
Gjumi, jashtëzakonisht i rendësishëm: Çfarë tregojnë për shëndetin orët që fle
Share on FacebookShare on WhatsApp

Mungesa e gjumit shihet menjëherë në fytyrë, në humor dhe në përqendrim. Rrathët e zinj poshtë syve, pamja e lodhur, shpërqendrimi dhe nevoja për më shumë kafe janë disa nga shenjat më të zakonshme që tregojnë se trupi nuk ka pushuar mjaftueshëm.

Për vite me radhë është diskutuar se sa orë gjumë i duhen njeriut për të qenë në formë. Disa njerëz ndihen energjikë edhe me pesë orë gjumë, ndërsa të tjerë ndihen të lodhur edhe pas nëntë orësh. Por një studim i ri ndërkombëtar sugjeron se ekziston një interval gjumi që lidhet me tregues më të mirë shëndetësorë dhe me plakje më të ngadaltë biologjike.

Studimi, i publikuar në revistën shkencore Nature, analizoi të dhënat e rreth gjysmë milioni personave të moshës 37 deri në 84 vjeç. Studiuesit shqyrtuan lidhjen mes kohëzgjatjes së gjumit dhe moshës biologjike, e cila tregon gjendjen reale të trupit, pavarësisht moshës kronologjike që tregon karta e identitetit.

Për të matur këtë proces, studiuesit përdorën 23 tregues biologjikë të lidhur me trurin, organet, gjakun dhe metabolizmin. Nga analiza rezultoi se një model përsëritej në nëntë prej këtyre treguesve: si gjumi i shkurtër, nën 6 orë, ashtu edhe gjumi i gjatë, mbi 8 orë, lidheshin me një diferencë më të madhe mes moshës biologjike dhe asaj reale.

Në të kundërt, personat që flinin mesatarisht nga 6.4 deri në 7.8 orë çdo natë kishin tregues më të mirë shëndetësorë dhe ritëm më të ngadaltë të plakjes biologjike. Sipas studiuesve, shmangia nga ky interval, qoftë me më pak apo me më shumë gjumë, lidhej me rritje të treguesve të plakjes, rrezik më të madh sëmundjesh dhe probabilitet më të lartë për vdekje të parakohshme.

Gjumi më i shkurtër se 6 orë u lidh me rrezik më të lartë për sëmundje kardiovaskulare, diabet të tipit 2, dhimbje shpine, osteoartrit, depresion dhe ankth. Studiuesit e lidhën gjithashtu mungesën e gjumit me tension të lartë, çrregullime të ritmit të zemrës, astmë, obezitet dhe sëmundje të veshkave.

Nga ana tjetër, gjumi më i gjatë se 8 orë u lidh me disa çrregullime të trurit dhe të shëndetit mendor, përfshirë depresionin, skizofreninë, çrregullimin bipolar dhe ADHD. Ekspertët theksojnë se gjumi i tepërt, në shumë raste, mund të jetë edhe shenjë se diçka nuk funksionon siç duhet në trup ose në gjendjen mendore të personit.

Sa i përket rrezikut të vdekjes nga çdo shkak, studimi vuri re rritje të tij në të dyja rastet. Personat që flinin pak kishin 50 për qind rrezik më të lartë, ndërsa ata që flinin shumë kishin 40 për qind rrezik më të lartë.

Megjithatë, ekspertët nënvizojnë se nuk ka një numër absolut orësh që vlen njësoj për të gjithë. Nevojat për gjumë ndryshojnë sipas moshës, gjinisë, gjendjes shëndetësore dhe stilit të jetesës. Por përfundimi kryesor është se ekuilibri ka rëndësi. Trupi nuk përfiton as nga gjumi shumë i shkurtër dhe as nga gjumi i tepërt.

Sipas ekspertëve, mosha biologjike nuk përputhet gjithmonë me moshën kronologjike. Dy persona 50 vjeç mund të kenë të njëjtën moshë në dokumente, por gjendje krejt të ndryshme biologjike. Njëri mund të jetë aktiv, me energji dhe në formë të mirë fizike e mendore, ndërsa tjetri mund të ketë shenja më të dukshme të përkeqësimit të shëndetit.

Mayo Clinic thekson se dikur mendohej se jetëgjatësia përcaktohej kryesisht nga gjenet, por studimet e fundit tregojnë se gjenetika shpjegon vetëm 15 deri në 25 për qind të procesit të plakjes. Pjesa tjetër lidhet më shumë me stilin e jetesës.

Faktorë si dëmtimi i ADN-së, stresi oksidativ dhe inflamacioni kronik ndikojnë në plakjen e trupit në nivel qelizor. Por po aq rëndësi kanë edhe zakonet e përditshme, si duhanpirja, alkooli, mungesa e aktivitetit fizik, ushqyerja e dobët dhe cilësia e gjumit.

Për këtë arsye, shkencëtarët vlerësojnë se gjumi cilësor dhe relativisht i qëndrueshëm, afër 7 orë në natë, mund të jetë një nga mënyrat më të thjeshta për të mbrojtur shëndetin dhe për të ngadalësuar plakjen biologjike.

Artikulli para

Mbi 137 mijë ndërmarrje aktive në Shqipëri, u regjistruan mbi 18 mijë biznese të reja gjatë vitit 2025

Artikulli pas

Paraja shkon te paraja! Më shumë se 2 milionë milionerë të rinj gjatë 2025

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Qeveria ndryshon procedurat e punësimit të mjekëve, udhëzimi i ri krijon pengesa për lëvizjet paralele
Kryesore

Qeveria ndryshon procedurat e punësimit të mjekëve, udhëzimi i ri krijon pengesa për lëvizjet paralele

3 Nëntor, 2026
85 organizata i kërkojnë OBSH-së uljen e kufirit të nitrateve në ujin e pijshëm
Shëndet

85 organizata i kërkojnë OBSH-së uljen e kufirit të nitrateve në ujin e pijshëm

3 Nëntor, 2026
Pse disa njerëz mjaftohen me vetëm katër orë gjumë?
Shëndet

Pse disa njerëz mjaftohen me vetëm katër orë gjumë?

2 Nëntor, 2026
Sa të shëndetshëm e konsiderojnë veten të rinjtë europianë? Shqiptarët ndër më pozitivët në përgjigje
Shëndet

Sa të shëndetshëm e konsiderojnë veten të rinjtë europianë? Shqiptarët ndër më pozitivët në përgjigje

1 Nëntor, 2026
Pse paraardhësit tanë kishin temperaturë më të lartë të trupit?
Shëndet

Pse paraardhësit tanë kishin temperaturë më të lartë të trupit?

1 Nëntor, 2026
Gripi po rikthehet më herët se zakonisht
Shëndet

Gripi po rikthehet më herët se zakonisht

31 Tetor, 2026
Artikulli pas
Paraja shkon te paraja! Më shumë se 2 milionë milionerë të rinj gjatë 2025

Paraja shkon te paraja! Më shumë se 2 milionë milionerë të rinj gjatë 2025

Të Përzgjedhura

Shërbimi i mirë dhe çmimet konkurruese në Shqipëri “kafshojnë” tregun 10 mld euro të industrisë dentare në Itali
Ekonomi

Shërbimi i mirë dhe çmimet konkurruese në Shqipëri “kafshojnë” tregun 10 mld euro të industrisë dentare në Itali

Nga SkyWeb
14 Shkurt, 2026
0

Tregu italian i stomatologjisë vlen mbi 10 miliardë euro në vit në shpenzimet private të familjeve, sipas të dhënave të...

Lexo të plotë
Shqiptarët dhe turistët hëngrën 60 milionë euro bukë gjatë 2024!

Shqiptarët dhe turistët hëngrën 60 milionë euro bukë gjatë 2024!

20 Tetor, 2025
AKSHI-n e vrau babëzia, Rama prezanton ADS-në si shpëtim

Rama thotë se qeveria synon pensionin mesatar 400 euro në 2029

2 Korrik, 2026
Krizat kapin krizën, ligji për rezervat e naftës u premtua që para 7 vitesh

Krizat kapin krizën, ligji për rezervat e naftës u premtua që para 7 vitesh

18 Mars, 2026
Skandali i mikrokredive shumë shpejt me fajtor, “kioskat” MCA, Final, Kredo Finance, IUTE Credit etj., që u morën shpirtin shqiptarëve me bekimin e BSH

Skandali i mikrokredive shumë shpejt me fajtor, “kioskat” MCA, Final, Kredo Finance, IUTE Credit etj., që u morën shpirtin shqiptarëve me bekimin e BSH

16 Qershor, 2025

Të Fundit

Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit

Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit

3 Nëntor, 2026
Qeveria ndryshon procedurat e punësimit të mjekëve, udhëzimi i ri krijon pengesa për lëvizjet paralele

Qeveria ndryshon procedurat e punësimit të mjekëve, udhëzimi i ri krijon pengesa për lëvizjet paralele

3 Nëntor, 2026
Paratë në portofolët elektronikë mbrohen nga falimentimi, ligji i ri ndalon sekuestrimin e fondeve të klientëve për borxhet e operatorëve

Paratë në portofolët elektronikë mbrohen nga falimentimi, ligji i ri ndalon sekuestrimin e fondeve të klientëve për borxhet e operatorëve

3 Nëntor, 2026
Protestat në Tiranë, shtyhet Panari i Librit

Protestat në Tiranë, shtyhet Panari i Librit

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr