• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 10 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Qeveria e shqetësuar se Pacolli mund ta ketë lënë Aeroportin e Vlorës peng te Delphos

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Qershor, 2026
në Aviacion, Ekonomi
A A
0
Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli i paditur apo djallëzor?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria shqiptare është vënë nën alarm pasi dyshon se biznesmeni Behgjet Pacolli mund t’i ketë ngarkuar detyrime të pakthyeshme Aeroportit të Vlorës nga marrëveshja e kredisë 100 milionë euro të lidhur me fondin Delphos.

Kapitali publikon një shkresë zyrtare të pak ditëve më parë, ku ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi vëren se Mabco ka paraqitur informacion të rremë pranë ministrisë në lidhje me detyrimet që i ngarkohen shoqërisë koncesionare të Aeroportit nga marrëveshja e kredisë me Delphos dhe amendimit që palët i kanë bërë asaj.

“Konstatohet se disa prej dispozitave të amendimit të marrëveshjes së huasë, nuk rezultojnë të jenë në përputhje me mënyrën se si kjo marrëveshje financimi është paraqitur nga Mabco Constructions S.A në korrenspondencën e saj të mëparshme me Autoritetin Kontraktues,” i drejtohet Karakaçi kompanisë së Behgjet Pacollit.

Pacolli i “kërcënoi” me Arbitrazhin/ Qeveria lëshon

Kreu i infrastrukturës nënvizon nenet e marrëveshjes së kredisë 100 milionë euro mes Mabcos së Pacollit dhe fondit Delphos, të cilat rrezikojnë të ngarkojnë detyrime mbi shoqërinë koncesionare Vlora International Airport dhe rrjedhimisht edhe vetë aeroportin.

“Dispozitat e Amendimit të Marrëveshjes së Huasë duket se parashikojnë elemente të ndryshëm nga sa është deklaruar në shkresat tuaja. Në veçanti, dispozitat përmbajnë detyrime konkrete për sigurimin e aderimit të VIA-s në dokumentacionin e financimit, për marrjen prej saj të statusit të Huamarrësit Pasues, për dorëzimin e dokumentacionit të VIA-s pranë huadhënësit si dhe për administrimin e llogarive operative dhe të ardhurave të projektit në përputhje me mekanizmat e përcaktuar në dokumentacionin e financimit,” shkruan Karakaçi.

Pacolli i “kërcënoi” me Arbitrazhin/ Qeveria lëshon

Marrëveshja e amenduar e kredisë 100 milionë euro që Mabco mori prej fondit Delphos parashikon se edhe në rast kundërshtimi nga ortaku i pakicës, pra 2A Group i Valon Ademit, vlefshmëria dhe zbatueshmëria e aderimit të VIA-s në marrëveshjen e huasë nuk do të cënohet.

“Vetë ekzistenca e këtyre dispozitave tregon qartë se aderimi i VIA-s nuk është konceptuar si një mundësi thjesht hipotetike dhe e papërcaktuar për të ardhmen, por si një element i parashikuar dhe i integruar në marrëveshjen e kredisë,” vëren shkresa që Karakaçi i ka drejtuar Mabco-s.

Për këtë arsye, kreu i energjetikës thotë se kredia e marrë nga Delphos duhet analizuar në raport me detyrimet që rrjedhin nga Kontrata Koncesionare, Marrëveshja e Drejtëpërdrejtë, Kontrata e Kredisë si dhe kontratat e tjera që janë lidhur për financimin e projektit me Bankën Kombëtare Tregtare.

Por ministria e Infrastrukturës dyshon se Mabco e Pacollit mund të ketë fshehur informacione apo dokumenta të tjera. Ndaj Karakaçi i ka kërkuar shoqërisë të saktësojë nëse dokumentacioni që ajo ka përcjellë në ministrinë e Infrastrukturës për kredinë e marrë nga Delphos është i plotë, i saktë dhe i pandryshuar.

Po kështu, ministria kërkon të dijë nëse ekzistojnë marrëveshje, anekse apo dokumenta garancie për këtë kredi, të cilat nuk janë përcjellë në ministrinë e Infrastrukturës si dhe nëse Mabco ka ndërmarrë apo ka parashikuar të ndërmarrë veprime për futjen e VIA-s në marrëveshjen kredisë.

Derisa të shqyrtohet i gjithë ky informacion, qeveria i ka kërkuar Mabcos të mos ndërmarrë asnjë veprim.

“Deri në përfundimin e verifikimeve dhe sqarimeve të kërkuara, kërkojmë nga ana e shoqërisë Mabco Constructions S.A dhe nga shoqëria Koncesionare të mos ndërmerret asnjë veprim, nënshkrim apo ekzekutim i dokumenteve që lidhen me marrëveshjen e financimit ndërmjet Mabcos dhe Delphos Securities, pasi çdo veprim i tillë do të përbënte veprim të pavlefshëm dhe shkelje serioze të detyrimeve ligjore dhe kontraktore,” paralajmëron Karakaçi.

Pacolli i “kërcënoi” me Arbitrazhin/ Qeveria lëshon

Kjo është hera e parë që qeveria shqiptare shqetësot zyrtarisht se Mabco mund të ketë ngarkuar detyrime të pakthyeshme mbi Aeroportin e Vlorës, pavarësisht se ky denoncim ishtë bërë disa herë publikisht nga ortaku i minorancës, Valon Ademi, por edhe nga mediat.

Sipas shkresës së kreut të Infrastrukturës, qeveria ka gjetur dhe justifikimin për ndërhyrjen e vonuar, teksa shkruan se Mabco nuk e ka vnë plotësisht në dijeni për kredinë, por ka paraqitur dokumentacion jo të plotë dhe që nuk korrenspondon me ato që janë shkruajtur në marrëveshjen e kredisë./Kapitali

Artikulli para

Ndërtimi shënon rritjen më të lartë të rrogave në vend

Artikulli pas

Shqipërisë po i gërryhet fuqia punëtorë/ INSTAT: Në dy vjet, forca e punës u ul me 32 mijë vetë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, finalist për çmimin “Airport of the Year 2026”
Aviacion

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, finalist për çmimin “Airport of the Year 2026”

10 Shtator, 2026
Miqtë të presin në shkollë. Gjithçka tjetër të pret në JUMBO
Ekonomi

Miqtë të presin në shkollë. Gjithçka tjetër të pret në JUMBO

10 Shtator, 2026
DRAFTI/ Kaosi me pronat, Kadastrës i lejohet të anulojë aktet e veta pa shkuar në Gjykatë: Bllokohen shitjet dhe kompensimet
Ekonomi

DRAFTI/ Kaosi me pronat, Kadastrës i lejohet të anulojë aktet e veta pa shkuar në Gjykatë: Bllokohen shitjet dhe kompensimet

9 Shtator, 2026
Qeveria ndryshon procedurën e legalizimeve, objekti merr Certifikatë Pronësie edhe pa truallin
Ekonomi

Qeveria ndryshon procedurën e legalizimeve, objekti merr Certifikatë Pronësie edhe pa truallin

9 Shtator, 2026
Italia propozon zero tarifa për pagesat me euro digjitale nën 10 euro
Ekonomi

Italia propozon zero tarifa për pagesat me euro digjitale nën 10 euro

9 Shtator, 2026
Qeveria bën gati Agjencinë Shtetërore të Pronës: Çfarë do të ndodhë me pronat
Ekonomi

Qeveria bën gati Agjencinë Shtetërore të Pronës: Çfarë do të ndodhë me pronat

9 Shtator, 2026
Artikulli pas
Shqipërisë po i gërryhet fuqia punëtorë/ INSTAT: Në dy vjet, forca e punës u ul me 32 mijë vetë

Shqipërisë po i gërryhet fuqia punëtorë/ INSTAT: Në dy vjet, forca e punës u ul me 32 mijë vetë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ish-stjuardesa e Air France fiton gjyqin historik, kanceri i njihet si sëmundje profesionale
Aviacion

Ish-stjuardesa e Air France fiton gjyqin historik, kanceri i njihet si sëmundje profesionale

Nga Editor
26 Gusht, 2026
0

Një ish-stjuardesë e Air France ka arritur që kanceri i gjirit të saj të njihet si sëmundje profesionale, në një vendim...

Lexo të plotë
Iku Air Albania, AJet nis fluturimet direkt Stamboll-Tiranë

Iku Air Albania, AJet nis fluturimet direkt Stamboll-Tiranë

5 Janar, 2026
BSH “bllokon” çantat me para nëpër Exchange, shuma maksimale e parave fizike që mund të këmbehet

Forcohen Dollari amerikan dhe Paundi britanik, si paraqitet Euro

9 Dhjetor, 2025
Shumë ose pak orë gjumë ndikon në plakjen e shpejtë dhe në disa sëmundje. Sa duhet të flini?

Shumë ose pak orë gjumë ndikon në plakjen e shpejtë dhe në disa sëmundje. Sa duhet të flini?

17 Maj, 2026
REPORTAZH/ Pushime në Shqipëri, cili është çmimi i parajsës

REL analizon “bumin turistik” në Shqipëri

9 Gusht, 2025

Të Fundit

Tani nuk është dhe aq fitimprurëse dhënia e apartamenteve me qira ditore

Kriza e strehimit, Komisioni Europian vendos rregulla të reja mbi qiratë

10 Shtator, 2026
Apple hyn në epokën e telefonave të palosshëm, prezantohet Duo

Apple hyn në epokën e telefonave të palosshëm, prezantohet Duo

10 Shtator, 2026
Thyhet rekordi, Evropa përjetoi gushtin më të nxehtë në histori

Thyhet rekordi, Evropa përjetoi gushtin më të nxehtë në histori

10 Shtator, 2026
Tatimet venë në fokus “kleringun” në sektorin e ndërtimit

Shteti do të ndërtojë pallatet dhe kullat e papërfunduara, çfarë ndodh me qytetarët që kanë porositur në pronat e sekuestruara

10 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr