• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 25 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Sigurimet mbyllin 2025 me fitim rekord, 3.54 miliardë lekë

SkyWeb Nga SkyWeb
25 Korrik, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
SIGURIMET/ Rriten primet për frymë, kryeson Tirana me 200 euro
Share on FacebookShare on WhatsApp

Tregu shqiptar i sigurimeve ka regjistruar në vitin 2025 rezultatin financiar më të lartë historik, me një fitim total prej 3.54 miliardë lekësh, ose rreth 36.6 milionë euro. Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, fitimi u rrit me 55.8% krahasuar me vitin 2024.

Peshën kryesore në këtë rezultat e mbajti tregu i sigurimeve të Jo-Jetës, ku kompanitë realizuan 3.14 miliardë lekë fitim, 56.3% më shumë se një vit më parë. Edhe kompanitë e sigurimit të Jetës përmirësuan ndjeshëm rezultatin, me fitim 402 milionë lekë, në rritje vjetore me 51.7%.

Rritja e fitimeve u shoqërua edhe me një përmirësim të fortë të rentabilitetit të kompanive.

Kthimi nga kapitali arriti në 16.02%, nga 11.2% në vitin 2024, ndërsa kthimi nga aktivet u rrit nga 3.98% në 5.62%.

Sipas AMF-së, një nga arsyet kryesore ishte rritja e primeve të shkruara bruto me 10.6%, ndërsa primi i fituar neto arriti në 21.25 miliardë lekë, 7% më shumë se një vit më parë.

Sigurimet e Jo-Jetës vazhdojnë të dominojnë tregun, me rreth 24.7 miliardë lekë prime dhe 91% të totalit. Brenda këtij segmenti, sigurimet e detyrueshme motorike mbeten produkti kryesor, me 16.9 miliardë lekë prime, ose 68.6% të tregut.

Vetëm sigurimi i brendshëm motorik TPL përbën 58% të primeve të Jo-Jetës dhe gjatë vitit 2025 shënoi një rritje prej 13.3%.

Në këtë ecuri ka ndikuar edhe sistemi i ri i përllogaritjes së primit mbi bazën e rrezikut, i futur në fuqi gjatë vitit të kaluar.

Rritje më të shpejtë shënoi tregu i sigurimit të Jetës, ku primet arritën në 2.44 miliardë lekë, 17.6% më shumë se në vitin 2024.

Produkti kryesor mbetet sigurimi i jetës së debitorit, i lidhur kryesisht me kreditë bankare, i cili përbën 77.5% të primeve të këtij segmenti.

Ndërkohë, dëmet e paguara bruto në të gjithë tregun ranë me 0.75%, ndërsa shpenzimet operative u rritën me vetëm 5%, më ngadalë se primet.

Kombinimi i më shumë të ardhurave nga primet, rritjes më të moderuar të kostove dhe rënies së dëmeve të paguara ka përmirësuar ndjeshëm rezultatin financiar të kompanive.

Në fund të vitit 2025, aktivet totale të tregut arritën në 63 miliardë lekë, ose rreth 650 milionë euro, duke u zgjeruar me 10.3% krahasuar me një vit më parë.

Artikulli para

Krakovi shpallet qyteti më i pastër në botë, kryeson renditjen ndërkombëtare

Artikulli pas

Tatimet rimbursojnë 750 mijë euro për 4,535 individë, mesatarisht 165 euro secili

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 
Ekonomi

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 

24 Tetor, 2026
VENDIMI/ Baret dhe restorantet do të duhet të mbjellin një pemë për çdo karrige jashtë
Ekonomi

Në lokal me gotën tënde! Çfarë parashikon plani për uljen e sasisë së plastikës

24 Tetor, 2026
DRAFTI/ Kaosi me pronat, Kadastrës i lejohet të anulojë aktet e veta pa shkuar në Gjykatë: Bllokohen shitjet dhe kompensimet
Ekonomi

Procedurat, si të ndani pronën me të afërmit përmes e-Albania

24 Tetor, 2026
Qeveria bëhet gati për rritjen e taksave të pronës, Rama paralajmëron edhe më shumë detyrime për shtëpitë e dyta
Ekonomi

Lajm i mirë për çiftet e reja: 4 mënyrat si mund të përfitohet banesë e përballueshme nga shteti

24 Tetor, 2026
Rama po heq drejtorët, por a do t’i prekë zv.drejtorët që bëjnë vërtetë “paudhësitë”?!
Aktualitet

Rama po heq drejtorët, por a do t’i prekë zv.drejtorët që bëjnë vërtetë “paudhësitë”?!

24 Tetor, 2026
Ushqimet e gatshme fitojnë terren edhe në supermarketet shqiptare
Aktualitet

Ushqimet në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në rajon, kalojnë edhe disa vende të BE-së

24 Tetor, 2026
Artikulli pas
Hap pas hapi me VIDEO: Si do të dorëzohet kërkesa për RIMBURSIM për fëmijët sipas DIVA 2025

Tatimet rimbursojnë 750 mijë euro për 4,535 individë, mesatarisht 165 euro secili

Të Përzgjedhura

Sllovenët e NLB Bank synojnë tregun e Shqipërisë
Ekonomi

Sllovenët e NLB Bank synojnë tregun e Shqipërisë

Nga SkyWeb
7 Shkurt, 2026
0

Tregu bankar shqiptar po hyn në një fazë të re interesi nga aktorë të rëndësishëm rajonalë. Grupi bankar slloven Nova...

Lexo të plotë
Dieta ushqimore, karburant, telefon të paguar: Sa shumë na kushton një deputet

Dieta ushqimore, karburant, telefon të paguar: Sa shumë na kushton një deputet

6 Mars, 2026
Dy njoftime për probleme brenda muajit, ç’po ndodh me qumështin formulë për fëmijët?

Dy njoftime për probleme brenda muajit, ç’po ndodh me qumështin formulë për fëmijët?

30 Janar, 2026
Shqipëria përmirëson ndjeshëm mesataren e IQ-së, renditet e 19-ta në botë

Shqipëria përmirëson ndjeshëm mesataren e IQ-së, renditet e 19-ta në botë

9 Janar, 2026
Leku “kalon” euron në banka, BSH: Depozitat në paranë e gjerë arrijnë 1.57 trilionë

Leku “kalon” euron në banka, BSH: Depozitat në paranë e gjerë arrijnë 1.57 trilionë

29 Shtator, 2026

Të Fundit

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 

24 Tetor, 2026
FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro

FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro

24 Tetor, 2026
VENDIMI/ Baret dhe restorantet do të duhet të mbjellin një pemë për çdo karrige jashtë

Në lokal me gotën tënde! Çfarë parashikon plani për uljen e sasisë së plastikës

24 Tetor, 2026
Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm

Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm

24 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr