• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 13 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Para nga qielli! Qeveria mbyll 6-mujorin me 570 mln euro suficit, rriten edhe shpenzimet

SkyWeb Nga SkyWeb
13 Gusht, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Para nga qielli! Qeveria mbyll 6-mujorin me 570 mln euro suficit, rriten edhe shpenzimet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Buxheti i shtetit ka mbyllur gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 me një suficit prej 52.8 miliardë lekësh, ose rreth 570 milionë euro, një nivel rreth 60% më i lartë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ajo që e bën shifrën më interesante është fakti se suficiti nuk është krijuar nga ulja e shpenzimeve. Përkundrazi, edhe shpenzimet e qeverisë janë rritur, por të ardhurat kanë ecur dukshëm më shpejt.

Sipas Raportit Tremujor të Politikës Monetare të Bankës së Shqipërisë, në gjashtë muajt e parë të vitit të ardhurat buxhetore arritën në 410.6 miliardë lekë, me rritje 12.2% krahasuar me një vit më parë. Në të njëjtën kohë, shpenzimet arritën në 357.8 miliardë lekë, ose 7.5% më shumë në terma vjetorë.

Pra, shteti ka mbledhur rreth 53 miliardë lekë më shumë sesa ka shpenzuar. Pikërisht diferenca mes ritmit më të lartë të rritjes së të ardhurave dhe atij të shpenzimeve ka prodhuar suficitin e madh.

Banka e Shqipërisë e përkufizon këtë situatë si konsolidim fiskal. Impulsi fiskal gjatë gjashtëmujorit të parë vlerësohet në -1% të PBB-së, nga -0.4% në fund të tremujorit të parë, ndërsa suficiti fiskal llogaritet në 3.9% të PBB-së, nga 2.6% një vit më parë.

Rritja e të ardhurave ka ardhur nga disa burime. Kontributin më të madh gjatë gjashtëmujorit e kanë dhënë taksat lokale, me 4.3 pikë përqindjeje, shumë mbi kontributin mesatar të viteve të fundit. Pas tyre renditen sigurimet shoqërore me 3.2 pikë përqindjeje, TVSH-ja e brendshme me 2.3 pikë dhe tatimi mbi të ardhurat personale me 1.8 pikë.

Në tremujorin e dytë, të ardhurat buxhetore arritën në 204.9 miliardë lekë, me rritje 10.8%. Vetëm TVSH-ja dha 4.1 pikë përqindjeje në rritjen e totalit të të ardhurave, ndërsa 60% e këtij kontributi vinte nga TVSH-ja e mbledhur mbi prodhimin e mallrave dhe shërbimeve brenda vendit.

Një burim shtesë të ardhurash ka qenë edhe rivlerësimi i pasurive të paluajtshme. Banka e Shqipërisë vëren se të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale u rritën më fort në tremujorin e dytë edhe si pasojë e arkëtimeve të krijuara nga ligji për rivlerësimin e pronave.

Ndërkohë, shpenzimet nuk janë frenuar. Vetëm në tremujorin e dytë ato arritën në 201.1 miliardë lekë, me rritje 8.4%, të nxitura veçanërisht nga investimet publike dhe shpenzimet e pushtetit lokal.

Madje shpenzimet primare u përshpejtuan në tremujorin e dytë, duke u rritur me 9.6%, nga 5.5% në tremujorin e parë. Kjo tregon se suficiti nuk është rezultat i një ngrirjeje të shpenzimeve, por i faktit se arkëtimet po rriten edhe më shpejt.

Ka edhe një element tjetër interesant. Pavarësisht suficitit, qeveria ka vijuar të marrë borxh. Në tremujorin e dytë huamarrja e re neto në tregun e brendshëm u shtua me 17.4 miliardë lekë, ndërsa u disbursuan edhe rreth 10.3 miliardë lekë mbështetje buxhetore nga jashtë. /skyweb.al

Etiketat: edi rama
Artikulli para

Kufizimet e BSH-së nuk ndalin rritjen te kredia për strehim, bankat po marrin më shume risk

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime
Ekonomi

Kufizimet e BSH-së nuk ndalin rritjen te kredia për strehim, bankat po marrin më shume risk

13 Gusht, 2026
Në krye të listës, Eurostat thotë se 1 në 3 shqiptar nuk përballojnë dot qiratë dhe faturat mujore
Ekonomi

SI KURRË MË PARË/ Qiratë “këpusin në mes” shqiptarët, 2/3 e inflacionit përbehet nga rritja e kostos së strehimit

13 Gusht, 2026
Kompania e inceneratorit, 7 milionë euro fitim në 2025. Miliona euro që u vodhën po paguhen si borxhe nga shqiptarët
Ekonomi

Kompania e inceneratorit, 7 milionë euro fitim në 2025. Miliona euro që u vodhën po paguhen si borxhe nga shqiptarët

13 Gusht, 2026
Punimet në mbikalimin e Kasharit, ARRSH njofton si do të devijohet trafiku në 14-15 gusht
Aktualitet

Punimet në mbikalimin e Kasharit, ARRSH njofton si do të devijohet trafiku në 14-15 gusht

13 Gusht, 2026
Defekt në rrjetin e ujësjellësit, Farka dhe Lundra pa ujë
Ekonomi

Defekt në rrjetin e ujësjellësit, Farka dhe Lundra pa ujë

13 Gusht, 2026
Avionë dhe jahte, “fiksime” e shtrenjta të Ermal Beqirit, një ndër kokat e skandalit AKSHI krahas Ergys Agasit
Ekonomi

Pronari në qeli, dy kompanitë e Ermal Beqirit “kacafyten” me Identitek-un në KPP

13 Gusht, 2026

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Gjenet e rezistencës ndaj antibiotikëve gjenden në oqeanet e gjithë botës
Shëndet

Gjenet e rezistencës ndaj antibiotikëve gjenden në oqeanet e gjithë botës

Nga Editor
8 Qershor, 2026
0

Gjenet e lidhura me rezistencën ndaj antibiotikëve janë të pranishme në disa pellgje oqeanike në mbarë botën, përfshirë ujërat e...

Lexo të plotë
Lëpusha, “perla” e Malësisë së Madhe

Lëpusha, “perla” e Malësisë së Madhe

30 Dhjetor, 2025
Zbulohen 74 variante gjenetike të lidhura me ankthin

Zbulohen 74 variante gjenetike të lidhura me ankthin

11 Qershor, 2026
Tërbuni i Pukës dël në shitje, me një apartament 1+1 në Tiranë mund të bëheni pronar i klubit

Tërbuni i Pukës dël në shitje, me një apartament 1+1 në Tiranë mund të bëheni pronar i klubit

16 Qershor, 2025
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

Euro merr për poshtë, sezoni “zhyt” edhe më tepër monedhën europiane

15 Qershor, 2026

Të Fundit

Para nga qielli! Qeveria mbyll 6-mujorin me 570 mln euro suficit, rriten edhe shpenzimet

Para nga qielli! Qeveria mbyll 6-mujorin me 570 mln euro suficit, rriten edhe shpenzimet

13 Gusht, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime

Kufizimet e BSH-së nuk ndalin rritjen te kredia për strehim, bankat po marrin më shume risk

13 Gusht, 2026
Në krye të listës, Eurostat thotë se 1 në 3 shqiptar nuk përballojnë dot qiratë dhe faturat mujore

SI KURRË MË PARË/ Qiratë “këpusin në mes” shqiptarët, 2/3 e inflacionit përbehet nga rritja e kostos së strehimit

13 Gusht, 2026
Sa kushton turizmi malor në Shqipëri? Nga Dajti te Alpet dhe Korabi, çmimet për çdo buxhet

Sa kushton turizmi malor në Shqipëri? Nga Dajti te Alpet dhe Korabi, çmimet për çdo buxhet

13 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr