• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 9 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Si Trump u largua fshehurazi nga Turqia me avion ushtarak, Air Force One u përdor si “karrem”

SkyWeb Nga SkyWeb
11 Gusht, 2026
në Aviacion
A A
Si Trump u largua fshehurazi nga Turqia me avion ushtarak, Air Force One u përdor si “karrem”
Share on FacebookShare on WhatsApp

Donald Trump u largua në fshehtësi nga Turqia drejt Britanisë muajin e kaluar me një avion ushtarak, ndërsa Shtëpia e Bardhë la të kuptohej se presidenti amerikan po udhëtonte me Air Force One. Operacioni i pazakontë u ndërmor për shkak të një kërcënimi të besueshëm iranian për atentat ndaj tij, raportojnë Washington Post dhe New York Times.

Ngjarja ndodhi ndërsa Trump ndodhej në Ankara për një samit të NATO-s me liderë botërorë. Presidenti fillimisht hipi në avionin e vjetër Air Force One në sy të kamerave televizive, por vetëm pak minuta më vonë u transferua fshehurazi drejt një avioni më të vogël ushtarak.

Sipas Washington Post, Trump u transportua drejt avionit tjetër përmes një mjeti që përdoret zakonisht për ngarkimin e ushqimeve dhe furnizimeve në avionë. Operacioni u konfirmua edhe nga një zyrtar amerikan për New York Times.

Vendndodhja reale e presidentit iu mbajt e fshehtë gazetarëve dhe madje edhe disa anëtarëve të stafit të Shtëpisë së Bardhë. Një zyrtar amerikan tha se një kërcënim i besueshëm nga Irani ndaj jetës së Trump kishte aktivizuar atë që u cilësua si një “operacion mashtrimi”.

Administrata kishte deklaruar më parë se Trump ishte larguar nga Turqia më 8 korrik me avionin e vjetër Air Force One. Vetë presidenti kishte shkruar në Truth Social se do të përdorte “ish-Air Force One” dhe jo avionin e ri Boeing 747-8, të dhuruar nga Katari, me të cilin kishte mbërritur në Turqi.

Udhëtimi për samitin e NATO-s kishte qenë fluturimi i parë ndërkombëtar i avionit të ri, përshtatja e shpejtë e të cilit kishte ngritur pikëpyetje mbi kostot dhe sigurinë. Vizita zhvillohej gjithashtu në një moment tensionesh të forta me Iranin, vend që kufizohet me Turqinë.

Përpara largimit nga Ankaraja, Trump kishte shkruar se do të përdorte avionin e vjetër Air Force One, me ngjyrë blu të çelët, “për hir të kohëve të vjetra”, për të fluturuar drejt bazës RAF Mildenhall në Britani. Ndërkohë, avioni i ri do të ndalonte në të njëjtën bazë, që ushtarakët amerikanë të vendosur atje të mund ta vizitonin.

Por pasi hipi në Air Force One përpara kamerave, Trump u transferua fshehurazi në një C-32A të Forcave Ajrore amerikane, i cili realizoi fluturimin drejt Britanisë.

Sipas Washington Post, një operacion i ngjashëm ishte përdorur edhe në vitin 2000, kur Bill Clinton fluturoi drejt Pakistanit me një avion pa shenja dalluese, ndërsa Air Force One u përdor si karrem.

Gazetarëve që mendonin se po udhëtonin bashkë me Trumpin në avionin e vjetër Air Force One iu kërkua të mbanin të mbyllura perdet e dritareve në kabinën e medias. Edhe disa punonjës të Shtëpisë së Bardhë besonin se presidenti ndodhej në bord.

Kur gazetarët e pyetën më vonë pse u ishte kërkuar të mbanin dritaret të mbyllura, Trump u përgjigj se kjo ndodhte sepse ata “ndoshta po bënin një fluturim të rrezikshëm”.

“Nëse më heqin qafe mua, ju heqin edhe ju. Apo jo?”, shtoi ai.

C-32A që transportonte në të vërtetë Trumpin mbërriti në Britani rreth orës 22:20 me orën lokale, ndërsa avioni i vjetër Air Force One me gazetarët në bord mbërriti vetëm pak minuta më vonë.

New York Times raportoi se Trump u transportua me automjet nga avioni me të cilin kishte mbërritur drejt Air Force One të vjetër, hipi në të përmes një hyrjeje tjetër dhe më pas zbriti nga dera e sipërme në anën e majtë, siç bën zakonisht.

Gazetarët raportuan se Trump zbriti shkallët e avionit të vjetër Air Force One në orën 22:56, bëri shenjën e paqes drejt medias, por nuk u ndal të fliste me ta. Më pas përshëndeti ushtarakët amerikanë përpara se të shkonte drejt avionit të ri të dhuruar nga Katari.

E pyetur për faktin se presidenti kishte udhëtuar fshehurazi me një avion të tretë, Shtëpia e Bardhë përcolli një deklaratë të drejtorit të komunikimit Steve Cheung, i cili tha se avioni i dhuruar nga Katari është pajisur me protokolle sigurie të nivelit të lartë.

“Siç ka thënë së fundmi presidenti, ka shumë armiq të Amerikës që e kanë vënë atë në shënjestër dhe ne përdorim çdo mjet që kemi në dispozicion për t’iu përgjigjur këtyre kërcënimeve”, deklaroi Cheung. /The Guardian

Etiketat: trump
Artikulli para

Ritestimi për patentën, “filtrohen” drejtuesit. Vetëm 13.8% e kandidatëve kalojnë

Artikulli pas

ÇUDIA/ Kreu i zjarrfikësve dorëhiqet në kulmin e zjarreve në vend

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Çfarë po ndodh mbi Atlantik dhe pse avionët që vijnë nga Amerika kapen në “tejkalim shpejtësie”?
Aviacion

Çfarë po ndodh mbi Atlantik dhe pse avionët që vijnë nga Amerika kapen në “tejkalim shpejtësie”?

9 Nëntor, 2026
Teknologjia e jashtëzakonshme pas motorëve të avionëve, si prodhohen fletët e turbinave që sfidojnë ligjet e natyrës
Aviacion

Teknologjia e jashtëzakonshme pas motorëve të avionëve, si prodhohen fletët e turbinave që sfidojnë ligjet e natyrës

8 Nëntor, 2026
Ryanair ndryshon rregullat pas presionit nga autoritetet britanike: Prindërit do të ulen falas pranë fëmijëve në avion
Aviacion

Ryanair ndryshon rregullat nga 10 nëntori, kujdes me check-in në Aeroportin e Tiranës se mund të humbisni fluturimin!

7 Nëntor, 2026
Ministri Karakaçi vlerëson zgjerimin e Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës
Aktualitet

Ministri Karakaçi vlerëson zgjerimin e Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

7 Nëntor, 2026
Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri: Shton avionin e 15-të dhe rrit kapacitetin në 9 milionë ndenjëse në vitin 2027
Aviacion

Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri: Shton avionin e 15-të dhe rrit kapacitetin në 9 milionë ndenjëse në vitin 2027

6 Nëntor, 2026
U zgjidh kontrata pas sherrit mes koncenesionarëve, Karakaçi tregon çfarë ndodh tani me Aeroportin e Vlorës
Aviacion

U zgjidh kontrata pas sherrit mes koncenesionarëve, Karakaçi tregon çfarë ndodh tani me Aeroportin e Vlorës

6 Nëntor, 2026
Artikulli pas
ÇUDIA/ Kreu i zjarrfikësve dorëhiqet në kulmin e zjarreve në vend

ÇUDIA/ Kreu i zjarrfikësve dorëhiqet në kulmin e zjarreve në vend

Të Përzgjedhura

Grabova e Sipërme, “binjakja” e Voskopojës në malin e Valamarës
Turizëm

Grabova e Sipërme, “binjakja” e Voskopojës në malin e Valamarës

Nga Editor
10 Maj, 2026
0

Peizazhe që as ta merr mendja që mund të ekzistojnë në malësinë që ndan Gramshin me Korçën, ndërsa fshati i...

Lexo të plotë
Shpresë e re për trajtimin e kancerit të pankreasit, terapia e re jep rezultate

Shpresë e re për trajtimin e kancerit të pankreasit, terapia e re jep rezultate

30 Janar, 2026
“Vrasëset e tankeve”, çfarë janë raketat Javelin që Shqipëria bleu nga SHBA-ja

“Vrasëset e tankeve”, çfarë janë raketat Javelin që Shqipëria bleu nga SHBA-ja

24 Dhjetor, 2025
Nën presion nga Kina, prodhuesit europian të makinave janë të kënaqur me marrëveshjen BE-Indi, por mund të ishte edhe më mirë

Nën presion nga Kina, prodhuesit europian të makinave janë të kënaqur me marrëveshjen BE-Indi, por mund të ishte edhe më mirë

30 Janar, 2026
Abuzimi më çmimet, Gjermania rregulla të forta ndaj kompanive të karburantit: Iu vendos kusht

Abuzimi më çmimet, Gjermania rregulla të forta ndaj kompanive të karburantit: Iu vendos kusht

17 Mars, 2026

Të Fundit

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët

9 Nëntor, 2026
Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

9 Nëntor, 2026
“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

9 Nëntor, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

9 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr