• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Ushqimet po prodhohen më shtrenjtë, çmimet e fabrikave mbeten 30% mbi vitin 2021

SkyWeb Nga SkyWeb
4 Shtator, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Çmimet e prodhimit në Shqipëri vijojnë të qëndrojnë në nivele shumë më të larta krahasuar me vitin 2021, ndërsa industria ushqimore po përballet me një tjetër rritje.

Sipas INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti në 129.9 pikë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026. Kjo do të thotë se çmimet e produkteve që dalin nga fabrikat janë rreth 29.9% më të larta se në vitin 2021.

Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar, indeksi i përgjithshëm u rrit me vetëm 0.1%. Megjithatë, pas mesatares së ulët fshihen rritje më të forta në disa industri të lidhura drejtpërdrejt me konsumin.

Përpunimi i produkteve ushqimore regjistroi një rritje vjetore të çmimeve me 1.5%. Me të njëjtën normë u shtrenjtuan edhe produktet e kauçukut dhe plastikës.

Në tërësi, industria përpunuese shënoi një rritje prej 0.4%. Po kaq u rritën çmimet në furnizimin me ujë dhe aktivitetet e trajtimit e menaxhimit të mbetjeve.

Në kahun tjetër, çmimet e energjisë elektrike, gazit dhe avullit u ulën me 0.6%. Metalurgjia dhe prodhimi i pajisjeve elektrike shënuan rënie me nga 0.7%, ndërsa industria nxjerrëse u ul me 0.2%.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se prodhuesit i rritën çmimet me 0.3% për tregun vendas, ndërsa për produktet e eksportuara i ulën me 0.3%. Pra, fabrikat po shesin më shtrenjtë brenda Shqipërisë, por më lirë në tregjet e huaja.

Rritja me 1.5% e çmimeve në industrinë ushqimore mund të reflektohet gradualisht edhe në çmimet e shitjes me pakicë, ndërsa niveli i përgjithshëm i çmimeve të prodhimit mbetet gati 30% mbi vitin 2021. /skyweb.al

Artikulli para

Shkatërruam eksportet, por tashmë “super Leku” nuk po na avantazhon më as te importet

Artikulli pas

Inteligjenca artificiale po zbulon se migrena është më shumë se një dhimbje koke

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Mbi 1 milion makina qarkullojnë në vend, një në tre shqiptarë ka automjet
Ekonomi

Qeveria ndalon importin e një kategorie të madhe automjetesh të përdorura

23 Tetor, 2026
Hap pas hapi/ Si regjistrohen në e-Albania banesat e vjetra të përfituara para vitit 1991
Ekonomi

Kush s’paguan tarifën e administrimit i bllokohet prona krahas kamatëvonesave

23 Tetor, 2026
Rikuperohet Dollari, Euro nuk luhatet
Ekonomi

Euro dhe Dollari marrin pak “frymë” pas rënies për ditë me radhë kundrejt Lekut

23 Tetor, 2026
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional
Kryesore

Gati 11 milionë të huaj hynë në Shqipëri për 9 muaj, rritje edhe gjatë shtatorit

23 Tetor, 2026
KLSH bën “pleh” Bashkinë Kolonjë: Miliona për punime të pakryera, s’di ç’ka ndodhur me 17 investime të tjera
Ekonomi

KLSH bën “pleh” Bashkinë Kolonjë: Miliona për punime të pakryera, s’di ç’ka ndodhur me 17 investime të tjera

23 Tetor, 2026
Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës
Ekonomi

Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

23 Tetor, 2026
Artikulli pas
Inteligjenca artificiale po zbulon se migrena është më shumë se një dhimbje koke

Inteligjenca artificiale po zbulon se migrena është më shumë se një dhimbje koke

Të Përzgjedhura

Projektligji, hyrja në BE sjell ndryshime në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe rritje çmimesh
Aktualitet

Projektligji, hyrja në BE sjell ndryshime në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe rritje çmimesh

Nga Editor
12 Maj, 2026
0

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka përgatitur një projektligj të ri për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit, që...

Lexo të plotë
Mësimi i një gjuhe të huaj mund të ngadalësojë plakjen e trurit

Mësimi i një gjuhe të huaj mund të ngadalësojë plakjen e trurit

7 Korrik, 2026
Kompanitë e sigurimeve fitojnë 9 nga 10 lekë të arkëtuara te Sigurimet e Jetës, pse Konkurrenca futi nën hetim të thelluar 11 banka

Tregu i sigurimeve drejt një viti në rritje dyshifrore

25 Dhjetor, 2025
Si u bë Sllovakia prodhuesi numër një i makinave në botë: Brenda fabrikës që prodhon një makinë çdo minutë

Si u bë Sllovakia prodhuesi numër një i makinave në botë: Brenda fabrikës që prodhon një makinë çdo minutë

26 Janar, 2026
Dosja e SPAK\ Laert Kasaj i Ratech në grupin e AKSHI-it, Gerond Meçe u mor peng edhe për llogari të tij?

Dosja e SPAK\ Laert Kasaj i Ratech në grupin e AKSHI-it, Gerond Meçe u mor peng edhe për llogari të tij?

23 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Te dielën nis ora dimërore, akrepat kthehen 60 minuta pas

Te dielën nis ora dimërore, akrepat kthehen 60 minuta pas

23 Tetor, 2026
Mbi 1 milion makina qarkullojnë në vend, një në tre shqiptarë ka automjet

Qeveria ndalon importin e një kategorie të madhe automjetesh të përdorura

23 Tetor, 2026
Hap pas hapi/ Si regjistrohen në e-Albania banesat e vjetra të përfituara para vitit 1991

Kush s’paguan tarifën e administrimit i bllokohet prona krahas kamatëvonesave

23 Tetor, 2026
Rikuperohet Dollari, Euro nuk luhatet

Euro dhe Dollari marrin pak “frymë” pas rënies për ditë me radhë kundrejt Lekut

23 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr