• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 7 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

STUDIMI/ Një gotë në ditë rrit ndjeshëm rrezikun që të vdisni nga kanceri!

SkyWeb Nga SkyWeb
6 Shtator, 2026
në Kryesore, Shëndet
A A
0
Konsumimi i alkoolit gjatë adoleshencës mund të lërë pasoja afatgjata në tru
Share on FacebookShare on WhatsApp

Alkooli mund të ketë një rol shumë më të madh nga sa mendohej në vdekjet e shkaktuara nga disa lloje kanceri.

Një studim i ri zbulon se pesha e alkoolit në vdekshmërinë nga kanceri është rritur ndjeshëm gjatë tri dekadave të fundit në Shtetet e Bashkuara.

Sipas studiuesve, përqindja e vdekjeve nga kanceri që lidhen me konsumimin e alkoolit u rrit me më shumë se 58% te personat mbi 20 vjeç gjatë periudhës 1990–2023.

Në këto 33 vite, numri vjetor i vdekjeve nga kanceri të lidhura me alkoolin u dyfishua, duke kaluar nga 11 361 në vitin 1990 në 23 126 në vitin 2023.

Rreziku përfshin kancerin e gjirit, prostatës, zorrës së trashë, rektumit, stomakut, pankreasit dhe mëlçisë, si edhe tumoret e kokës, qafës dhe ezofagut.

Studimi paralajmëron se nuk nevojitet domosdoshmërisht konsum i lartë për të rritur rrezikun.

Sipas autorit kryesor, doktor Chinmay Jani, edhe konsumimi i rreth një gote standarde alkooli çdo ditë mund të ndikojë në shtimin e tij.

Te personat nga 20 deri në 54 vjeç, kanceri kolorektal rezultoi shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me alkoolin te burrat dhe shkaku i dytë te gratë.

Te këto të fundit, në vend të parë renditej kanceri i gjirit.

Burrat dhe personat mbi 55 vjeç pësuan ndikimin më të madh. Te burrat e kësaj grupmoshe, norma e vdekshmërisë nga kanceret e lidhura me alkoolin u rrit me afro 24%. Kanceri i mëlçisë kishte lidhjen më të fortë, i ndjekur nga kanceri i ezofagut dhe ai kolorektal.

Te gratë mbi 55 vjeç, kanceri i gjirit ishte shkaku kryesor i këtyre vdekjeve, i ndjekur nga kanceri i mëlçisë dhe ai kolorektal.

Studiuesit vlerësojnë se te gratë dhe burrat nën 55 vjeç nevojitet një sasi më e vogël alkooli për të rritur rrezikun, krahasuar me burrat më të moshuar.

Alkooli shpërbëhet nga mëlçia në acetaldehid, një substancë potencialisht kancerogjene, e cila mund të dëmtojë ADN-në dhe të pengojë riparimin e saj.

Ai ndryshon gjithashtu nivelet hormonale, përfshirë estrogjenin, duke ndikuar në rrezikun e kancerit të gjirit.

Konsumimi i alkoolit shkakton stres oksidativ dhe inflamacion, dobëson qelizat e gojës dhe fytit dhe pengon përthithjen e vitaminave A, C, D dhe E, si edhe të folateve.

Rreziku bëhet edhe më i lartë kur alkooli shoqërohet me pirjen e duhanit.

Studimi, i publikuar në revistën shkencore “The Lancet Regional Health – Americas”, analizoi të dhënat e mbledhura për më shumë se tri dekada.

Autorët theksojnë se ulja e konsumit të alkoolit në nivelin më të ulët të mundshëm është zgjedhja më e mirë për shëndetin.

Industria amerikane e pijeve alkoolike e kundërshtoi megjithatë përfundimin se nuk ekziston një nivel i sigurt konsumimi, duke argumentuar se marrëdhënia mes alkoolit dhe shëndetit është më komplekse. /skyweb.al

Artikulli para

Importohet më lirë, prodhohet më shtrenjtë

Artikulli pas

Një luftë e madhe te dera?! Pse shtetet europiane po tërheqin arin nga SHBA-ja

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Retina zbulon sinjale të sëmundjeve, nga diabeti te hipertensioni
Shëndet

Retina zbulon sinjale të sëmundjeve, nga diabeti te hipertensioni

7 Tetor, 2026
One Albania në elitën e operatorëve me rritjen më të fortë në 5G sipas Opensignal
Ekonomi

One Albania në elitën e operatorëve me rritjen më të fortë në 5G sipas Opensignal

7 Tetor, 2026
Bujqit po kthehen në konsumatorë, migrimi nga rrethet drejt Tiranës po cenon garantimin e furnizimit me ushqime
Ekonomi

Subvencionet për bizneset dhe fermerët, qeveria ia kalon kontrollin Konkurrencës

7 Tetor, 2026
Aksidentet, Shoqata e Siguruesve shpjegon të drejtat dhe detyrimet e pasagjerëve që udhëtojnë me transport publik
Ekonomi

Rriten dëmshpërblimet për aksidentet, 170 mijë lekë dëmi mesatar

7 Tetor, 2026
Pse dritaret e avionëve janë të rrumbullakosura? Tragjedia që ndryshoi sigurinë ajrore
Aviacion

Biletat, oraret dhe rezervimet, rregulla të reja për bashkëpunimin mes kompanive ajrore

7 Tetor, 2026
SHBA-ja hedh në treg rezervat strategjike të naftës për të mbajtur çmimet nën kontroll
Ekonomi

Operatorët parashikojnë një shtrenjtim tjetër të naftës pas rezervës së sigurisë, sa do të jetë çmimi

7 Tetor, 2026
Artikulli pas
Ari bie në nivelin më të ulët që prej nëntorit

Një luftë e madhe te dera?! Pse shtetet europiane po tërheqin arin nga SHBA-ja

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Vlerat e lëngut të portokallit për shëndetin që nuk i kemi ditur
Shëndet

Vlerat e lëngut të portokallit për shëndetin që nuk i kemi ditur

Nga Editor
8 Janar, 2026
0

Nëse jeni si unë, atëherë ideja juaj për një mëngjes perfekt përfshin një gotë të ftohtë me lëng portokalli të...

Lexo të plotë
OKB: Temperaturat globale do të arrijnë nivele rekord deri në 2030-n

OKB: Temperaturat globale do të arrijnë nivele rekord deri në 2030-n

28 Maj, 2026
Zjarr në Durrës, digjen kazanët dhe tre automjete: pse TPL nuk mbulon dëmin dhe cili sigurim aktivizohet?

Zjarr në Durrës, digjen kazanët dhe tre automjete: pse TPL nuk mbulon dëmin dhe cili sigurim aktivizohet?

7 Gusht, 2026
“Mashtrova ChatGPT dhe inteligjencën artificiale të Google për 20 minuta”

“Mashtrova ChatGPT dhe inteligjencën artificiale të Google për 20 minuta”

19 Shkurt, 2026
Rikthehen bastet sportive online, qeveria plotëson kuadrin ligjor pas 2 vitesh vonesë: 10 licenca në dispozicion, rregulla të reja për lojtarët

Rikthehen bastet sportive online, qeveria plotëson kuadrin ligjor pas 2 vitesh vonesë: 10 licenca në dispozicion, rregulla të reja për lojtarët

18 Korrik, 2026

Të Fundit

Ngecin hetimet për skandalin e fondeve IPARD

Ibrahimaj thotë se problemet janë zgjidhur dhe shumë shpejt hapen fondet IPARD

7 Tetor, 2026
Retina zbulon sinjale të sëmundjeve, nga diabeti te hipertensioni

Retina zbulon sinjale të sëmundjeve, nga diabeti te hipertensioni

7 Tetor, 2026
Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit

Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit

7 Tetor, 2026
Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025

Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025

7 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr