Autoritetet franceze kanë konfirmuar rastin e parë të virusit Shamonda te njeriu, te një pacient me imunitet shumë të dobësuar, i cili ndërroi jetë në fillim të tetorit në Lion.
Virusi, që deri tani njihej se prekte kryesisht gjedhët, transmetohet nga insekte të vogla pickuese. Dyshohet se pacienti është infektuar nga pickimi i një insekti në lindje të Francës.
Hetimet po vijojnë për të përcaktuar rolin e virusit në vdekjen e pacientit dhe mënyrën e infektimit. Autoritetet theksojnë se deri më tani nuk është identifikuar rrezik për popullatën e përgjithshme./skyweb.al















