• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 9 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Wizz Air dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njoftojnë zgjerim të mëtejshëm për sezonin e verës 2026

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Dhjetor, 2025
në Aviacion
A A
0
Wizz Air dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njoftojnë zgjerim të mëtejshëm për sezonin e verës 2026
Share on FacebookShare on WhatsApp

Avioni i 15-të i alokuar në Tiranë mbështet rritjen e kapacitetit dhe shton 120,000 vende  gjatë pikut të sezonit veror

Wizz Air, linja ajrore udhëheqëse në Shqipëri, vijon të forcojë praninë e saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës me një zgjerim të rëndësishëm të operacioneve për sezonin Verë 2026, i mbështetur nga alokimi i një avioni shtesë në bazë.

Si pjesë e programit të Verës 2026, Wizz Air do të hapë katër linja të reja nga Tirana, duke zgjeruar më tej rrjetin e saj dhe duke përmirësuar lidhjet me tregje kryesore turistike dhe rajonale në të gjithë Evropën.

Linja ajrore do të nisë një linjë të re tre herë në javë drejt Talinit (Estoni), e cila do të operojë të hënave, të mërkurave dhe të premteve, me fluturimin e parë të planifikuar më 22 qershor 2026.

Një lidhje e re me Algheron (Sardenja) do të operojë dy herë në javë, të mërkurave dhe të dielave, duke nisur nga data 24 qershor 2026. Fluturimet drejt Palma de Mallorcës do të nisin me dy frekuenca javore, të martave dhe të shtunave, nga data 23 qershor 2026, ndërsa linja e re drejt Radomit (Poloni) do të fillojë më 25 qershor 2026 me dy fluturime javore, të enjten dhe të dielën.

Paralelisht me hapjen e linjave të reja, Wizz Air do të rrisë ndjeshëm frekuencat në disa prej destinacioneve me kërkesë të lartë nga Tirana, si përgjigje ndaj thirrjes së fortë gjatë pikut të sezonit veror. Krahasuar me sezonin e kaluar veror, rritjet e frekuencave përfshijnë:

  • Tiranë – Milano Malpensa: nga 21 në 23 fluturime javore
  • Tiranë – Stokholm Arlanda: nga 4 në 5 fluturime javore
  • Tiranë – Malmo: nga 3 në 4 fluturime javore
  • Tiranë – Torino: nga 11 në 12 fluturime javore
  • Tiranë – Trieste: nga 2 në 3 fluturime javore
  • Tiranë – Athinë: nga 7 në 9 fluturime javore

Këto rritje të kapacitetit bëhen të mundura falë alokimit të avionit të 15-të të Wizz Air në bazën e Tiranës gjatë pikut të Verës 2026, duke i mundësuar linjës ajrore të përmirësojë fleksibilitetin e orareve, të rrisë numrin e vendeve të disponueshme dhe t`i shërbejë më mirë si kërkesës dalëse, ashtu edhe asaj hyrëse, gjatë periudhës më të ngarkuar të udhëtimeve.

Në total, Wizz Air do të ofrojë 5.6 milionë vende dy-drejtimëshe për sezonin Verë 2026, të mbështetura nga operacionet me 15 avionë të bazuar në Tiranë gjatë pikut veror.

Midis mesit të qershorit dhe mesit të shtatorit, efekti i kombinuar i linjave të reja dhe rritjes së frekuencave do të sjellë 120,000 vende shtesë, duke mbështetur më tej flukset turistike dhe lidhjen e Shqipërisë me tregjet kryesore europiane.

Salvatore Gabriele Imperiale, Menaxher i Komunikimeve  Korporative në Wizz Air, u shpreh: “Shqipëria mbetet një nga tregjet tona kryesore të rritjes dhe ky zgjerim nënvizon angazhimin tonë afatgjatë për forcimin e lidhjeve dhe për ta bërë udhëtimin ajror gjithnjë e më të arritshëm.

Duke alokuar një avion shtesë në bazën tonë në Tiranë, duke hapur drejtime të reja dhe duke rritur frekuencat në disa nga linjat tona më të kërkuara për Verën 2026, ne u ofrojmë klientëve tanë më shumë zgjedhje dhe lehtësira, duke përmirësuar njëkohësisht lidhjet e Shqipërisë me destinacione kryesore europiane. Let’s Wizz, Tirana!”

DREJTIMET E REJA TË WIZZ AIR ME NISJE NGA TIRANA

DREJTIMIFREKUENCATARIFAT DUKE FILLUAR NGAFLUTURIMI I PARË
TIRANA – ALGHEROE mërkurë dhe e diel1990 ALL24 June 2026
TIRANA – PALMA E martë dhe e shtunë2990 ALL23 June 2026
TIRANA – TALLINE hënë, e mërkurë dhe e premte2990 ALL22 June 2026
TIRANA – RADOME enjte dhe e diel2490 ALL25 June 2026

 

/skyweb.al  

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Rreth Wizz Air

 

Wizz Air operon me një flotë prej 259 avionësh Airbus A320 dhe A321. Një ekip profesionistësh të dedikuar në aviacion ofron shërbim superior dhe tarifa shumë të ulëta, duke e bërë Wizz Air zgjedhjen e preferuar të 63.4 milionë pasagjerëve gjatë vitit financiar 2025. Wizz Air është e listuar në Bursën e Londrës nën simbolin WIZZ. Kompania është vlerësuar gjithashtu si “Linja Ajrore me Koston më të Ulët më e Qëndrueshme” gjatë viteve 2021–2025 nga World Finance Sustainability Awards. Në vitin 2025, Wizz Air kryesoi renditjen e emetimeve ndër linjat ajrore kryesore, siç u prezantua nga Cirium, një kompani analitike e aviacionit, falë punës së saj në uljen e intensitetit të emetimeve. Së fundmi, në shtator 2025, Wizz Air u vlerësua me çmimin “Linja Ajrore e Qëndrueshme e Vitit 2025” në gala-mbrëmjen e Airline Economics Sustainability Awards.

 

 

Për më shumë informacion: 

communications@wizzair.com

info@vando.al

Na ndiqni në Instagram: @wizzair

Na ndiqni në Facebook: @wizzairNa ndiqni në LinkedIn: @wizzair

Na ndiqni në X: @wizzair

Na ndiqni në TikTok @wizzair

 

 

Shënime për redaktorë:

  • Të gjitha fluturimet e Wizz Air operohen me avionë Airbus A320 me 180 vende, Airbus A320neo me 186 vende, Airbus A321 me 230 vende dhe Airbus A321neo me 239 vende.
    ● Për fotografi falas të avionëve, ekuipazheve dhe bibliotekën e logos, ju lutemi vizitoni: https://wizzair.com/en-gb/information-and-services/about-us/press-office/.
    ● Për më shumë informacion mbi përpjekjet e Wizz Air në fushën e qëndrueshmërisë, ju lutemi referojuni Raportit Vjetor FY2025, duke filluar nga faqja 179.

Etiketat: aeroporti tiranestia
Artikulli para

Sa alkool duhet të pini për festa?

Artikulli pas

Anglia ndalon zierjen e karavidheve të gjalla

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Çfarë kuptimi kanë numrat në pistat e avionëve? Ja si i lexojnë pilotët
Aviacion

Çfarë kuptimi kanë numrat në pistat e avionëve? Ja si i lexojnë pilotët

9 Tetor, 2026
Ky tub i vogël hekuri ka një rol të jashtëzakonshëm për fluturimin e avionëve
Aviacion

Ky tub i vogël hekuri ka një rol të jashtëzakonshëm për fluturimin e avionëve

8 Tetor, 2026
Slotet e aeroporteve, biznesi i padukshëm që vlen dhjetëra milionë euro për kompanitë ajrore
Aviacion

20 kompanitë ajrore më të sigurta në Europë, shumë prej tyre fluturojnë edhe nga Shqipëria

8 Tetor, 2026
Pse dritaret e avionëve janë të rrumbullakosura? Tragjedia që ndryshoi sigurinë ajrore
Aviacion

Biletat, oraret dhe rezervimet, rregulla të reja për bashkëpunimin mes kompanive ajrore

7 Tetor, 2026
Air Albania nis fluturimet Tiranë-Vjenë
Aviacion

Air Albania kthehet në “varrezë detyrimesh”, stjuardesa e njohur e çon në gjykatë

5 Tetor, 2026
Si të zgjedhësh vendin më të mirë dhe më të lirë në avion
Aviacion

Si të zgjedhësh vendin më të mirë dhe më të lirë në avion

5 Tetor, 2026
Artikulli pas
Anglia ndalon zierjen e karavidheve të gjalla

Anglia ndalon zierjen e karavidheve të gjalla

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shteti në kolaps: Goditjet e SPAK në tre javë paralizojnë AKSHI-n, MIE-n, KESH-n, ARRSH-në….
Aktualitet

SPAK dhe Antimafia e Barit operacion kundër pastrimit të parave, arrestohet Ergys Kastrati (Bishja)

Nga SkyWeb
26 Maj, 2026
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion po zhvillon një operacion në bashkëpunim me Antimafien e Barit, në kuadër të hetimeve ndaj një...

Lexo të plotë
Projeksionet/ Sa mund të arrijë rritja maksimale e çmimit të naftës në Shqipëri?

PYETJE/ Bordi u ngrit për të ulur apo për të ngritur çmimin e naftës?!

28 Mars, 2026
Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

1 Shkurt, 2026
Presidenti Begaj në Uzbekistan, hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve

Presidenti Begaj në Uzbekistan, hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve

16 Qershor, 2026
Nga janari në shtator, mbi 1 milion turistë vizituan destinacionet kulturore

Nga janari në shtator, mbi 1 milion turistë vizituan destinacionet kulturore

14 Tetor, 2025

Të Fundit

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

9 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmime të reja për karburantet

9 Tetor, 2026
FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

9 Tetor, 2026
Alarm per bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit

Alarm per bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit

9 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr