• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 8 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

SPAK shton një tjetër akuzë ndaj Berishës

SkyWeb Nga SkyWeb
5 Janar, 2026
në Aktualitet
A A
0
SPAK shton një tjetër akuzë ndaj Berishës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë për çështjen e njohur si dosja “Partizani”. Ashtu si herët e tjera, ai dha një deklaratë për mediat, ku njoftoi se SPAK, sipas tij, i ka shtuar një akuzë të re që lidhet me investimet e fëmijëve të tij në pasuri të paluajtshme.

Berisha sqaroi se bëhet fjalë për një apartament tip 3+1 të privatizuar në fillim të viteve ’90, ku pjesë e pronësisë kanë qenë edhe fëmijët e tij, për shkak se në atë kohë kishin mbushur moshën 18 vjeç. Ai theksoi se përfitimi është bërë në përputhje të plotë me ligjin e privatizimit të banesave, një proces nga i cili, sipas tij, kanë përfituar rreth një milion qytetarë shqiptarë.

Duke iu referuar deklarimeve të dorëzuara ndër vite në ILDKPKI, Berisha tha se vajza e tij ka deklaruar që në vitin 1993 një apartament banimi me sipërfaqe 77 metra katrorë, të përfituar nga privatizimi, ku zotëronte një të tretën e pronësisë. Po ashtu, ai sqaroi se edhe apartamenti tjetër familjar është privatizuar sipas ligjit dhe se e drejta reale e pronësisë është ndarë mes bashkëjetuesve, përfshirë bashkëshorten dhe fëmijët.

Ish-kryeministri kundërshtoi interpretimin e Prokurorisë së Posaçme, e cila sipas tij e paraqet këtë fakt si element rëndues, duke e lidhur me kohën kur ai ushtronte funksione të larta shtetërore. Berisha argumentoi se investimet dhe përfitimet nga privatizimi nuk kanë lidhje me çështjen “Partizani” dhe nuk përbëjnë vepër penale.

Ai e cilësoi akuzën e re si të pabazuar dhe alogjike, duke deklaruar se po përdoret për ta rënduar artificialisht dosjen. Sipas tij, përfshirja e pronësive të privatizuara ligjërisht në këtë proces përbën një përpjekje për kriminalizim politik dhe jo një hetim të mbështetur në fakte konkrete.

Berisha u shpreh se do ta vazhdojë betejën ligjore për të provuar pafajësinë e tij, ndërsa përsëriti akuzat ndaj SPAK, të cilin e konsideron të motivuar politikisht. /skyweb.al

Artikulli para

Shqipëria thyen rekordin, mbi 12 milionë vizitorë në 2025-ën

Artikulli pas

Një pasuri marramendëse, si përfiton SHBA-ja nga nafta venezueliane

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ku ndodhet qyteti më i gjelbër i Evropës? Shpallen tetë finalistët
Aktualitet

Ku ndodhet qyteti më i gjelbër i Evropës? Shpallen tetë finalistët

8 Tetor, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i FIBA në Tiranë, takim me Presidentin e FSHB Avni Ponari
Aktualitet

Sekretari i Përgjithshëm i FIBA në Tiranë, takim me Presidentin e FSHB Avni Ponari

8 Tetor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje
Aktualitet

Priten reshje intensive, Agjencia e Mbrojtjes Civile paralajmëron përmbytje në disa qytete

8 Tetor, 2026
Kreu i AMP, Klevis Qose merr pjesë në Konferencën e 25-të Vjetore të EPAC/EACN
Aktualitet

Kreu i AMP, Klevis Qose merr pjesë në Konferencën e 25-të Vjetore të EPAC/EACN

8 Tetor, 2026
Marjana Koçeku thirrje deputetëve të PS të votojnë kundër reformës territoriale: Mos i braktisni komunitetet
Aktualitet

Marjana Koçeku thirrje deputetëve të PS të votojnë kundër reformës territoriale: Mos i braktisni komunitetet

8 Tetor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Nuk zgjat as 24 orë gëzimi i shqiptarëve, Bordi shtrenjton sërish karburantet

8 Tetor, 2026
Artikulli pas
Një pasuri marramendëse, si përfiton SHBA-ja nga nafta venezueliane

Një pasuri marramendëse, si përfiton SHBA-ja nga nafta venezueliane

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

1 në 4 shqiptarë jeton me vetëm 681 lekë në ditë, mund të blejë bukë, vezë dhe pak patate
Aktualitet

KLSH: Mbi 40% e shqiptarëve janë në rrezik varfërie ose përjashtimi social

Nga Editor
4 Gusht, 2026
0

Mbi 40% e popullsisë në Shqipëri jeton në rrezik varfërie ose përjashtimi social, ndërsa vendi vijon të renditet ndër më...

Lexo të plotë
Si u bënë tym milionat e djegësit fantazmë të mbetjeve në Tiranë

Si u bënë tym milionat e djegësit fantazmë të mbetjeve në Tiranë

13 Gusht, 2026
Lufta me Iranin kërcënon një goditje të zgjatur në tregjet globale të energjisë

SHBA-ja dhe Irani arrijnë marrëveshjen, a mbaroi lufta?

15 Qershor, 2026
Qeveria përzgjedh kompaninë që do të projektojë hekurudhën Rrogozhinë-Vlorë

Qeveria përzgjedh kompaninë që do të projektojë hekurudhën Rrogozhinë-Vlorë

14 Prill, 2025
DOKUMENTI/ Policia blen me URGJENCË 600 mln lekë gas lotsjellës, do të hidhet nga 8 makina për shpërndarjen e turmave

TENDERI/ Policia blen 650 mijë euro gaz lotsjellës, 6 makina bëhen gati për përballje me turmat

6 Korrik, 2026

Të Fundit

Ku ndodhet qyteti më i gjelbër i Evropës? Shpallen tetë finalistët

Ku ndodhet qyteti më i gjelbër i Evropës? Shpallen tetë finalistët

8 Tetor, 2026
Gratë në një fshat të Sardenjës jetojnë shumë gjatë. Studiuesit kërkojnë të zbulojnë arsyen

Gratë në një fshat të Sardenjës jetojnë shumë gjatë. Studiuesit kërkojnë të zbulojnë arsyen

8 Tetor, 2026
Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

8 Tetor, 2026
OBSH: Dy të tretat e të rinjve evropianë kanë përjetuar trauma në fëmijëri, me pasoja afatgjata në jetën e tyre

OBSH: Dy të tretat e të rinjve evropianë kanë përjetuar trauma në fëmijëri, me pasoja afatgjata në jetën e tyre

8 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr