• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 31 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

SHBA-ja dhe Irani arrijnë marrëveshjen, a mbaroi lufta?

SkyWeb Nga SkyWeb
15 Qershor, 2026
në Aktualitet
A A
Lufta me Iranin kërcënon një goditje të zgjatur në tregjet globale të energjisë
Share on FacebookShare on WhatsApp

SHBA dhe Irani kanë arritur një marrëveshje paraprake për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme, pas negociatave intensive të zhvilluara me ndërmjetësimin e Pakistanit.

Lajmi u bë publik nga kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, i cili e cilësoi marrëveshjen si një hap të rëndësishëm drejt uljes së tensioneve në rajon.

Sipas tij, marrëveshja parashikon ndërprerjen e menjëhershme të operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë edhe Libanin, si dhe hapjen e një procesi negociatash brenda 60 ditëve për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

Nënshkrimi zyrtar pritet të zhvillohet më 19 qershor në Gjenevë të Zvicrës, ndërsa gjatë ditëve në vijim palët do të zhvillojnë takime teknike për detajet e zbatimit.

Sharif tha se ndërmjetësuesit do të vijojnë konsultimet për të përcaktuar mekanizmat e marrëveshjes dhe për të përgatitur ceremoninë zyrtare të nënshkrimit.

Nga Teherani, zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, konfirmoi se negociatat kanë qenë të gjata dhe intensive. Sipas tij, përfaqësues të Katarit zhvilluan rreth 14 deri në 15 orë bisedime për finalizimin e memorandumit të mirëkuptimit mes Iranit dhe SHBA-së.

Pas njoftimit nga Islamabadi, edhe presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi se marrëveshja me Iranin është mbyllur. Ai njoftoi gjithashtu hapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit dhe heqjen e bllokadës detare amerikane ndaj porteve iraniane.

Megjithatë, Trump sqaroi më vonë se këto masa do të hyjnë në fuqi pas nënshkrimit zyrtar të marrëveshjes në Gjenevë.

Sipas tij, hapja e Ngushticës së Hormuzit do të rikthejë qarkullimin normal të naftës në tregjet ndërkombëtare dhe do të ndikojë në stabilizimin e çmimeve.

Në një intervistë për Fox News, zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance tha se planifikon të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit në Gjenevë, ndërsa nuk përjashtohet as prania e presidentit Trump.

Autoritetet iraniane bëjnë të ditur se faza tjetër e negociatave do të fokusohet në katër çështje kryesore: heqjen e sanksioneve ndaj Iranit, programin bërthamor iranian, rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe ngritjen e një mekanizmi monitorimi për zbatimin e marrëveshjes.

Artikulli para

56 mln euro, pjesën më të madhe të ndihmës shtetërore e mori turizmi

Artikulli pas

Marrëveshja SHBA-Iran qetëson tregjet, bie çmimi i naftës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Masat e reja të qeverisë për fëmijët, zgjatet koha e qendrimit në shkollë
Aktualitet

Masat e reja të qeverisë për fëmijët, zgjatet koha e qendrimit në shkollë

31 Tetor, 2026
“Vrasës” në qiell të hapur: Dosja e plotë e krimit mjedisor të Albchrome, pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës
Aktualitet

Mbi 300 tonë mbetje të rrezikshme në qiell të hapur, Prokuroria nis hetimet ndaj Albchrome

31 Tetor, 2026
Rama fundos Erion Veliajn para socialistëve: Nuk është prej nesh!
Aktualitet

Rama fundos Erion Veliajn para socialistëve: Nuk është prej nesh!

30 Tetor, 2026
Rama: Nga viti i ardhshëm fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00
Aktualitet

Rama: Nga viti i ardhshëm fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00

30 Tetor, 2026
Rama: Bonusi i bebes do të kthehet në mbështetje mujore, konsultim për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit
Aktualitet

Rama: Bonusi i bebes do të kthehet në mbështetje mujore, konsultim për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit

30 Tetor, 2026
Demo: Kamerat në trupin e policëve do të vihen shumë shpejt në funksion
Aktualitet

Demo: Kamerat në trupin e policëve do të vihen shumë shpejt në funksion

30 Tetor, 2026
Artikulli pas
Vijon pasiguria në Gjirin e Hormuzit, çmimi naftës afrohet te 100/ fuçia

Marrëveshja SHBA-Iran qetëson tregjet, bie çmimi i naftës

Të Përzgjedhura

Në krye të listës, Eurostat thotë se 1 në 3 shqiptar nuk përballojnë dot qiratë dhe faturat mujore
Ekonomi

Në krye të listës, Eurostat thotë se 1 në 3 shqiptar nuk përballojnë dot qiratë dhe faturat mujore

Nga SkyWeb
5 Qershor, 2026
0

Shqipëria rezulton vendi me nivelin më të lartë të privimit të rëndë material dhe social në Europë, sipas të dhënave...

Lexo të plotë
Tenderët “skuqin” Vangjel Tavon e Himarës, mungesë transparence dhe gare

Tenderët “skuqin” Vangjel Tavon e Himarës, mungesë transparence dhe gare

21 Shtator, 2026
Plisi dhe UNESCO? Peticion online për simbolin shqiptar

Plisi dhe UNESCO? Peticion online për simbolin shqiptar

10 Shkurt, 2026
Lëvizjet e Trump godasin bursat, bie dollari dhe rritet ari

Lëvizjet e Trump godasin bursat, bie dollari dhe rritet ari

23 Shkurt, 2026
KLSH bën “pleh” Bashkinë Kolonjë: Miliona për punime të pakryera, s’di ç’ka ndodhur me 17 investime të tjera

KLSH bën “pleh” Bashkinë Kolonjë: Miliona për punime të pakryera, s’di ç’ka ndodhur me 17 investime të tjera

23 Tetor, 2026

Të Fundit

500 euro furgoni, 200 euro makina, 10 000 euro kamioni! Si funksionon bursa e “rryshfetit” në Doganën e Durrësit

500 euro furgoni, 200 euro makina, 10 000 euro kamioni! Si funksionon bursa e “rryshfetit” në Doganën e Durrësit

31 Tetor, 2026
Raportime për efekte të rënda anësore, EMA nis vlerësimin e ilaçit kundër depresionit dhe ankthit

Raportime për efekte të rënda anësore, EMA nis vlerësimin e ilaçit kundër depresionit dhe ankthit

31 Tetor, 2026
SHBA miraton terapinë e re për një sëmundje të rrallë të rrugëve të frymëmarrjes

SHBA miraton terapinë e re për një sëmundje të rrallë të rrugëve të frymëmarrjes

31 Tetor, 2026
Saranda lë pas Durrësin, porti jugor përqendroi 48.4% të udhëtarëve në tremujorin e tretë

Saranda lë pas Durrësin, porti jugor përqendroi 48.4% të udhëtarëve në tremujorin e tretë

31 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr