• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 31 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

56 mln euro, pjesën më të madhe të ndihmës shtetërore e mori turizmi

SkyWeb Nga SkyWeb
15 Qershor, 2026
në Ekonomi, Kryesore, Turizëm
A A
Hapet aplikimi për DIVA. E-tax llogarit automatikisht kompensimin e arsimit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ndihma shtetërore në Shqipëri gjatë vitit 2025 është përqendruar kryesisht te turizmi, i cili ka përfituar pjesën më të madhe të mbështetjes financiare nga buxheti i shtetit.

Sipas raportit vjetor për ndihmën shtetërore, të miratuar nga qeveria dhe të publikuar në Fletoren Zyrtare, ndihma shtetërore sektoriale arriti në 5.4 miliardë lekë, ose rreth 56.3 milionë euro, duke përbërë 70.1% të totalit të ndihmës së dhënë gjatë vitit 2025.

Pjesa dërrmuese e kësaj shume ka shkuar për sektorin e turizmit. Sipas të dhënave të administratës tatimore, reduktimi i TVSH-së nga 20% në 6% për strukturat akomoduese ka gjeneruar një mbështetje prej 4.58 miliardë lekësh për 943 subjekte përfituese.

Raporti tregon se ndihmë është dhënë edhe për sektorë të tjerë. Transporti hekurudhor ka përfituar 500 milionë lekë, ndërsa 13 ndërmarrje të ujësjellës-kanalizimeve kanë marrë subvencione në vlerën e 350 milionë lekëve.

Mbështetje financiare është ofruar edhe për nxitjen e punësimit dhe vetëpunësimit. Programi i punësimit realizoi 33.3 milionë lekë, duke mbështetur 177 subjekte dhe punësimin e 271 punëkërkuesve. Ndërkohë, programi i vetëpunësimit disbursoi 42.9 milionë lekë për 224 ndërmarrje të reja.

Për formimin nëpërmjet punës dhe praktikat profesionale u shpërndanë rreth 49 milionë lekë, duke kontribuar në punësimin e më shumë se 300 personave të papunë.

Një tjetër pjesë e konsiderueshme e fondeve është orientuar drejt ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe startup-eve. Skemat për SME-të dhe startup-et kanë shpërndarë rreth 470 milionë lekë, ku grantet për startup-et zënë peshën kryesore me 285 milionë lekë.

Ndërkohë, sektori i sportit ka përfituar 1.33 miliardë lekë ndihmë shtetërore, ndërsa për kulturën janë dhënë 339.8 milionë lekë për financimin e projekteve në art, kulturë dhe trashëgimi kulturore.

Raporti evidenton gjithashtu se ndihma për kërkim, e lidhur me përjashtimet nga TVSH-ja për operacionet hidrokarbure, arriti në 48.9 milionë lekë gjatë vitit 2025.

Artikulli para

Rama shpjegon Sazanin dhe Zvërnecin: Ishulli s’shitet, për projektin në Nartë-Zvërnec pritet Vlerësimi i Thelluar Mjedisor

Artikulli pas

SHBA-ja dhe Irani arrijnë marrëveshjen, a mbaroi lufta?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

500 euro furgoni, 200 euro makina, 10 000 euro kamioni! Si funksionon bursa e “rryshfetit” në Doganën e Durrësit
Ekonomi

500 euro furgoni, 200 euro makina, 10 000 euro kamioni! Si funksionon bursa e “rryshfetit” në Doganën e Durrësit

31 Tetor, 2026
Saranda lë pas Durrësin, porti jugor përqendroi 48.4% të udhëtarëve në tremujorin e tretë
Ekonomi

Saranda lë pas Durrësin, porti jugor përqendroi 48.4% të udhëtarëve në tremujorin e tretë

31 Tetor, 2026
Sot nuk pranon ta ulë, por qeveria arkëtoi 250 mln euro në 2025-n nga taksa e qarkullimit mbi naftën
Ekonomi

Dje e shtrenjtoi me 6 lekë, sot e ul po me 6 lekë: Bordi ndryshon sërish çmimin e naftës

31 Tetor, 2026
“Vrasës” në qiell të hapur: Dosja e plotë e krimit mjedisor të Albchrome, pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës
Aktualitet

Mbi 300 tonë mbetje të rrezikshme në qiell të hapur, Prokuroria nis hetimet ndaj Albchrome

31 Tetor, 2026
Si u vodhën 6.3 mld USD për 20 minuta nga Binance
Ekonomi

Si u vodhën 6.3 mld USD për 20 minuta nga Binance

30 Tetor, 2026
Kontrabandë nafte në Morinë? Si u lirua autoboti me plumbçe të parregullta pas ndërhyrjes nga “lartë”
Ekonomi

Kontrabandë nafte në Morinë? Si u lirua autoboti me plumbçe të parregullta pas ndërhyrjes nga “lartë”

30 Tetor, 2026
Artikulli pas
Lufta me Iranin kërcënon një goditje të zgjatur në tregjet globale të energjisë

SHBA-ja dhe Irani arrijnë marrëveshjen, a mbaroi lufta?

Të Përzgjedhura

Sherr me të dashurën dhe donte të “arratisej” në jug, gjendet Daniel Shima i AKSHI
Aktualitet

Sherr me të dashurën dhe donte të “arratisej” në jug, gjendet Daniel Shima i AKSHI

Nga SkyWeb
21 Gusht, 2025
0

Ish- zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është kthyer pranë familjes. Ditën e djeshme, ai...

Lexo të plotë
Nëntë këshilla që iu ndihmojnë të përballoni kohërat e trazuara

Nëntë këshilla që iu ndihmojnë të përballoni kohërat e trazuara

12 Mars, 2026
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka

PROJEKTLIGJI/ Regjistër publik për donacionet, çfarë ndodh me vlerat mbi 500 000 lekë

17 Janar, 2026
Euro merr për poshtë në prag të festave, sot shënoi rekordin e ri historik

Euro ruan “stabilitetin”, si mbyllet java për valutat kryesore

16 Janar, 2026
Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme

Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme

30 Mars, 2026

Të Fundit

500 euro furgoni, 200 euro makina, 10 000 euro kamioni! Si funksionon bursa e “rryshfetit” në Doganën e Durrësit

500 euro furgoni, 200 euro makina, 10 000 euro kamioni! Si funksionon bursa e “rryshfetit” në Doganën e Durrësit

31 Tetor, 2026
Raportime për efekte të rënda anësore, EMA nis vlerësimin e ilaçit kundër depresionit dhe ankthit

Raportime për efekte të rënda anësore, EMA nis vlerësimin e ilaçit kundër depresionit dhe ankthit

31 Tetor, 2026
SHBA miraton terapinë e re për një sëmundje të rrallë të rrugëve të frymëmarrjes

SHBA miraton terapinë e re për një sëmundje të rrallë të rrugëve të frymëmarrjes

31 Tetor, 2026
Saranda lë pas Durrësin, porti jugor përqendroi 48.4% të udhëtarëve në tremujorin e tretë

Saranda lë pas Durrësin, porti jugor përqendroi 48.4% të udhëtarëve në tremujorin e tretë

31 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr