• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

Sherri Behgjet Pacolli – Valon Ademi dhe rusët nëpër këmbë, pse qeveria duhet të SHTETËZOJË Aeroportin e Vlorës

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Janar, 2026
në Kryesore, Ekonomi
A A
Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli i paditur apo djallëzor?
Share on FacebookShare on WhatsApp

nga Skyweb.al

Aeroporti i Vlorës, një nga projektet më strategjike për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë shqiptare, ndodhet sot në një bllokim të plotë, jo për arsye teknike apo mungesë fondesh, por për shkak të konfliktit të ashpër mes aksionerëve të shoqërisë koncesionare.

Ndërkohë që sipas marrëveshjes me shtetin shqiptar fluturimet duhej të nisnin në mars, ky afat tashmë konsiderohet i parealizueshëm.

Shkaku kryesor është përplasja mes dy aksionerëve kryesorë të koncesionit, kompanisë Mabco dhe 2A Group.

Konflikti mes tyre, i cili është përshkallëzuar gjatë muajve të verës 2025 dhe ka shpërthyer publikisht në tetor dhe nëntor, ka kaluar çdo kufi normaliteti institucional. Akuzat, fyerjet dhe përplasjet publike për ndarjen e aksioneve dhe kontrollin e kompanisë kanë paralizuar vendimmarrjen dhe funksionimin normal të projektit.

Dorëheqjet dhe shkarkimet e fundit në strukturat drejtuese kanë krijuar një boshllëk serioz menaxherial. Punimet në terren kanë vazhduar për një periudhë të kufizuar, por pa koordinim, pa një qendër të qartë vendimmarrjeje dhe me ekipe që raportojnë secila te aksioneri i vet.

Prej muajsh, ndërtimi i aeroportit është ndërprerë plotësisht, duke e kthyer veprën në një investim të ngrirë.

Në qendër të konfliktit qëndrojnë paratë dhe kontrolli i aksioneve.

Njëra palë pretendon se ka investuar dhjetëra milionë euro, por zotëron një përqindje minimale aksionesh, ndërsa pala tjetër flet për investime edhe më të mëdha dhe për tentativa për t’i marrë kontrollin kompanisë.

Përplasja ka kaluar nga bordet e kompanisë në gjykata dhe në prokurori, ku palët kanë kallëzuar njëra-tjetrën për mashtrim dhe veprime të paligjshme.

Për shtetin shqiptar dhe për qytetarët, këto përplasje nuk kanë asnjë rëndësi. Ajo që ka rëndësi është fakti se koncesionari nuk po përmbush kontratën e firmosur, ndërsa një aset strategjik mbetet i bllokuar.

Transferimi i konfliktit në gjyqësor rrezikon ta mbajë aeroportin e Vlorës të paralizuar për vite me radhë, deri në marrjen e vendimeve përfundimtare, një proces që në Shqipëri dihet se zgjat.

Kjo do të kishte një kosto të rëndë politike dhe ekonomike. Vlora dhe gjithë jugu i vendit do të privoheshin nga një infrastrukturë kyçe në një kohë kur sezoni turistik është zgjeruar ndjeshëm dhe investimet në hoteleri, resorte dhe shërbime presin funksionimin e aeroportit për të justifikuar vlerën e tyre.

Në këtë kontekst, po shqyrtohet realisht opsioni i shtetëzimit të aeroportit. Parimi është i qartë: nëse aksionerët nuk arrijnë të zhbllokojnë projektin dhe nuk përmbushin detyrimet kontraktuale, shteti ka të drejtën të ndërhyjë, duke shtetëzuar koncesionin kundrejt një pagese sa vlera kontabile në bilancin e kompanisë, duke u mbështetur në mospërmbushjen e kontratës nga koncesionari.

Situata bëhet edhe më problematike nga informacionet që kanë qarkulluar në media për përfshirjen e kreditorëve të huaj të lidhur me interesa ruse, të cilëve dyshohet se u është lënë peng koncesioni.

Në një kohë kur Shqipëria është vend anëtar i NATO dhe kur tensionet gjeopolitike po rikthejnë elementë të një “Lufte të Ftohtë” moderne, ky fakt ngre pikëpyetje serioze mbi sigurinë kombëtare dhe menaxhimin e aseteve strategjike.

Aeroporti i Vlorës nuk është thjesht një biznes privat. Ai është një investim me rëndësi kombëtare, për të cilin shteti shqiptar ka dhënë garanci, lehtësira dhe mbështetje të drejtpërdrejtë.

Deklaratat publike të aksionerëve se aeroporti nuk mund të funksionojë sipas afateve minojnë drejtpërdrejt strategjinë kombëtare për zhvillimin e turizmit dhe besueshmërinë e Shqipërisë ndaj investitorëve dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Në kushtet kur dy aksionerë nuk arrijnë të bashkëpunojnë, akuzojnë njëri-tjetrin për mashtrime dhe bllokojnë një projekt strategjik, ndërhyrja e shtetit nuk është më zgjedhje, por domosdoshmëri.

Shtetëzimi shfaqet si zgjidhja e vetme për të zhbllokuar situatën, për të garantuar përfundimin e aeroportit dhe për të mbrojtur interesin publik.

Nëse kjo situatë do të vijojë, aeroporti i Vlorës rrezikon të mbetet simbol i një dështimi të rëndë institucional.

Për këtë arsye, marrja e frenave nga shteti shqiptar shihet gjithnjë e më shumë si hapi i vetëm racional për të shpëtuar një investim strategjik që nuk mund të lihet peng i konflikteve private dhe interesave të errëta. /skyweb.al

Etiketat: aeroporti i vloresbehgjet pacollivalon ademi
Artikulli para

Stuhia Goretti godet Europën, fluturime dhe trena të anuluar

Artikulli pas

“Durana”, zona offshore në Durrës ku u shmangën taskat e 40 kompanive të lidhura me AKSHI-n!

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Forumi Strategjik i Ballkanit/ Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian
Ekonomi

Forumi Strategjik i Ballkanit/ Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian

12 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Mbi 200 produkte USHQIMORE me çmime të fiksuara deri në janar, ku do t’i shihni detajet për supermarketet

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Del harta, ku do të kalojë rruga e re lidhëse e Tiranës me veriun e Shqipërisë: Shmanget Kamza!
Ekonomi

Del harta, ku do të kalojë rruga e re lidhëse e Tiranës me veriun e Shqipërisë: Shmanget Kamza!

12 Tetor, 2026
Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik
Ekonomi

Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
“Durana”, zona offshore në Durrës ku u shmangën taskat e 40 kompanive të lidhura me AKSHI-n!

"Durana", zona offshore në Durrës ku u shmangën taskat e 40 kompanive të lidhura me AKSHI-n!

Të Përzgjedhura

Mbi 32 mijë mjete të kontrolluara në janar 2026, rritet me 19% numri i procedurave
Ekonomi

Mbi 32 mijë mjete të kontrolluara në janar 2026, rritet me 19% numri i procedurave

Nga SkyWeb
23 Shkurt, 2026
0

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se gjatë muajit janar 2026 janë kontrolluar 32.991 mjete në të...

Lexo të plotë
Çfarë kërkon qiraxhesha (sipas Ramës) Linda Karçanaj në zyrën private të Ergys Agasit?

Çfarë kërkon qiraxhesha (sipas Ramës) Linda Karçanaj në zyrën private të Ergys Agasit?

26 Shkurt, 2026
Zgjerimi si politikë sigurie

Zgjerimi si politikë sigurie

18 Shtator, 2025
Qeveria bën gati taksën e re mbi karburantet që do të paguhet nga çdo shqiptar

BB propozon ndryshime në taksën e karbonit për karburantet, a do të ndikojë në çmim?

10 Dhjetor, 2025
Energjia diellore nga orbita në Tokë, një ide e vjetër që po bëhet realitet

Energjia diellore nga orbita në Tokë, një ide e vjetër që po bëhet realitet

30 Tetor, 2025

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr