• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 10 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu OP-ED

Zgjerimi si politikë sigurie

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Shtator, 2025
në OP-ED
A A
Zgjerimi si politikë sigurie
Share on FacebookShare on WhatsApp

Çelik Rruplli

Hapja e fjalimit të Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen mbi Gjendjen e Unionit në Parlamentin Europian më 10 Shtator, 2025 me fjalët “Evropa është në një luftë”, mori titujt kryesorë të medias botërore, përfshirë edhe në Shqipëri.

“Një luftë për një kontinent të plotë dhe në paqe. Për një Evropë të lirë dhe të pavarur. Një luftë për vlerat dhe demokracitë tona. Një luftë për lirinë tonë dhe aftësinë tonë për të përcaktuar fatin tonë për veten tonë”, vazhdoi ajo.

Kjo frazë goditi më shumë se zakonisht dhe u perceptua ndryshe nga herët e tjera, jo vetëm për shkak të luftës në Ukrainë dhe sulmeve të shtuara të Rusisë gjatë muajve të fundit – duke targetuar edhe përfaqësitë diplomatike të BE-së dhe Britanisë së Madhe në Kiev – por edhe sepse disa orë më herët nga fjalimi i saj, Rusia kishte shkelur hapësirën ajrore të Polonisë – e cila është hapësirë ajore e BE-së dhe NATO-s, me dhjetëra drone, të cilët u shkatërruan nga forcat mbrojtëse aleate. Cënimi i hapësirës ajrore të Polonisë dhe Rumanisë në vijim, shënojnë një përshkallëzim të paprecedentë të sigurisë evropiane. Këto zhvillime tregojnë se siguria e kontinentit është tashmë e sfiduar dhe se kërkohet një reagim i përbashkët.

Në këtë kontekst, fjalimi i von der Leyen për pavarësinë e Evropës (mbrojtja, teknologjia, energjia dhe liria për të zgjedhur fatin e saj), lidhet drejtpërdrejt me çështjen e zgjerimit – edhe pse ky i fundit zuri më pak hapësirë në fjalim dhe mori më pak vëmendje nga media.

Dhe kur flasim për zgjerimin, e thënë me fjalët e saj, flasim për ri-bashkimin e Evropës me vendet e Ballkanit Perëndimor, Ukrainën dhe Moldavinë, ashtu sic ndodhi me rënien e Murit të Berlinit në 1989. “Sepse vetëm një Evropë e bashkuar dhe e ribashkuar  mund të jetë një Evropë e pavarur. Një Bashkim më i madh dhe më i fortë është një garanci sigurie për të gjithë ne. Dhe sepse për Ukrainën, për Moldavinë, për Ballkanin Perëndimor – e ardhmja e tyre është në Bashkimin tone”,shtoi von der Leyen.  

Ky mesazh është thelbësor pasi pavarësia dhe siguria e Evropës nuk kuptohen vetëm si mbrojtje ushtarake, por si integrim i hapësirës politike dhe institucionale në të gjithë kontinentin. Pra, zgjerimi nuk është i ndarë nga kjo përpjekje e përbashkët por ka një rol qendror.
Duke integruar plotësisht vendet e Ballkanit Perëndimor, Ukrainën dhe Moldavinë në strukturat e saj politike dhe të sigurisë, BE forcon edhe aftësinë e saj për të penguar dhe ndaluar (deterrence) kërcënimet që vijnë nga vende të treta.

Në këtë këndvështrim, zgjerimi tani duhet të kuptohet dhe pare si pjesë e garancisë dhe sigurisë së Evropës dhe jo si luks. Kjo, pasi vendet e rajonit janë tashmë pjesë e ekosistemit të sigurisë evropiane, me kontribute në NATO, në sanksionet ndaj Rusisë dhe në menaxhimin e migracionit.

Ndaj, pyetja e vërtetë që shtrohet në këtë moment nuk është nëse BE mund të absorbojë anëtarët e rinj duke ruajtur stabilitetin e vet institucional (pasi këtë e ka treguar me zgjerimin e madh në 2004), por nëse mund t’i lejojë vetes të përballojë koston e vonesës së integrimit të tyre në gjirin e vet.

Kontributet dhe sfidat e vendeve kandidate

Vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Europës Lindore po kontribuojne tashmë realisht në sigurinë evropiane, duke vendosur në dispozicion kapacitete e tyre ushtarake.

Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, si vende anëtare të NATOs kanë mbështetur Kievin me ndihma të konsiderueshme ushtarake, financiare dhe humanitare (tanke, helikopterë, municione, mjete të blinduara, etj). Ndërsa Serbia, edhe pse zyrtarisht ruan neutralitetin dhe refuzon të vendosi sanksione ndaj Rusisë duke përqafuar politikat e BE-së, sipas të dhënave deri në 2024 ka mundësuar në heshtje transferimin e municioneve të prodhuara në Serbi drejt Ukrainës me vlerë mbi 800 milionë euro. Ukraina është duke mbështetur vendet e BE-së në lidhje me ngritjen e kapaciteteve të prodhimit të dronëve, ndërsa Moldavia ka marrë pjesë aktivisht në takimet e mbrojtjes evropiane pavarësisht presionit të vazhdueshëm nga Rusia

Po ashtu, një tjetër aspekt i rëndësishëm i kontributit të këtyre vendeve ka të bëjë me rolin proaktiv të tyre në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare. Kështu, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë kontribues të rregullt në EUFOR Althea në Bosnjë dhe Hercegovinë. Serbia ofron ekipe mjekësore dhe polici ushtarake për misionet paqeruajtëse të OKB-së nga Libani në Kongo duke qenë një nga kontribueset më të mëdha evropiane.

Megjithatë, rajoni mbetet i brishtë: protestat dhe polarizimi politik në Serbi; kriza institucionale në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosova me mosonjohjen nga 5 vende të BE-së, nën sanksione nga BE dhe me Dialogun Strategjik me SHBA të pezulluar, dhe vetot e përsëritura ndaj Maqedonisë së Veriut pengojnë procesin. Shqipëria dhe Mali i Zi po avancojnë drejt integrimit, por ritmi i ngadaltë i reformave sjell zhgënjim publik.

Këto dobësi të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshijmë këtu edhe Ukrainën në luftë dhe Moldavinë fqinje,  përbëjnë rreziqe operative për sigurinë e Europës por nuk e zbehin rolin e tyre si aset mbrojtës.

Megjithatë, pavarësisht këtyre specifikave, shtetet kandidate në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Ukraina dhe Moldavia rezultojnë si një nga asetet mbrojtëse më të nënvlerësuara të Europes.  Kjo, pasi këto vende me përjashtim të Serbisë e kanë përputhur politikën e jashtme dhe të sigurisë me të BE-së, sidomos kur flasim për sanksionet kundër Rusisë, pavarësisht kostove ekonomike dhe politike.

Gjithashtu, këto shtete kanë një bashkëpunim ekzistues në sigurinë energjitike dhe kibernetike, kundërterrorizmin, menaxhimin e emigracionit, etj. Pra, të integruara në ekonsistemin e sigurisë së Europës edhe pse mbeten formalisht jashtë Bashkimit Evropian.

Rishikimi i qasjes së zgjerimit.

Përballë kësaj situate, modeli aktual gradual i zgjerimit nuk është i mjaftueshëm. Në një shkrim të fundit për FES, ish Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati theksonte se “projekti i konsolidimit europian në rajonin tonë kërkon veprim vendimtar të dyanshëm dhe jo gradualizim për të çimentuar status quo-në”. Ndërsa në fjalimin e saj pak më vonë, Presidentja e Komisionit Evropian theksoi se kur bëhet fjalë në lidhje me zgjerimin, ai duhet të bazohet në meritë. Pra dukshëm, qasja ndaj procesit të zgjerimit mbetet graduale.

Megjithatë, urgjenca e sjellë nga situata e sigurisë dhe mbrotjes kërkon që modeli i zgjerimit të mund të rishikohet dhe BE-ja të mund të adoptojë një model integrimi të shtresëzuar me fokus mbrojtjen dhe sigurinë, dhe që mund të përfshijë:

  • Statusin e vëzhguesit të strukturar në Këshillin e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së BE-së;
  • Bashkëpunim në prokurimet e mbrojtjes, luftën kibernetike dhe sigurinë energjitike;
  • Qasje graduale në tregun e brendshëm dhe bashkimin doganor;

Në këtë mënyre, kjo qasje edhe shpërblen shtetet kandidatë që kontribuojnë tashmë në sigurinë evropiane, ruan kushtet e vendosura për anëtarësim dhe përshpejton integrimin aty ku strategjikisht është imperative të ndodhi.

Edhe pse anëtarësimi në BE nuk ofron mbrojtje të ngjashme me nenin 5 të NATO-s, ai mund të uli dobësitë e Europës duke lidhur fort shtetet e Ballkanit Perëndomor, Ukrainës dhe Moldvaisë me orbitën e saj politike dhe ekonomike, dhe duke i dhënë mesazhin vendeve rivale se BE-ja po zgjerohet dhe po rrit stabilitetin e saj.  Në këtë mënyrë, zgjerimi kthehet nga një premtim i largët në një instrument të menjëhershëm resilience të përbashkët.

Në fund, ideja e “Momentit të Pavarësisë” për të cilin flet von der Leyen testohet çdo ditë: nga fushatat hibride në Ballkanin Perëndimor te dronët mbi Poloni e Ukrainë.

Zgjedhja është e qartë. Europa mund të vazhdojë me qasjen gradualiste aktuale dhe të lërë zonat gri të ekspozuara – ose mund të veprojë vendosmërisht, duke integruar Ballkanin Perëndimor, Ukrainën dhe Moldavinë si pjesë të perimetrit të saj strategjik dhe të sigurisë.

MBI AUTORIN

Celik Rruplli, analist i medias me përvojë në spektrin mediatik shqiptar dhe të BE-së.

Artikulli para

“Mësime falas për kriptot”, policia zbardh skemën e re të mashtrimeve

Artikulli pas

Air Force One i Donald Trump i shpëton përplasjes në ajër me një avion pasagjerësh

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Lajmi përmes të dhënave të rrjedhura: Transparenca institucionale, përgjegjësia e medias dhe një krahasim me BE
OP-ED

Lajmi përmes të dhënave të rrjedhura: Transparenca institucionale, përgjegjësia e medias dhe një krahasim me BE

5 Nëntor, 2026
Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?
Ekonomi

Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?

5 Nëntor, 2026
200 milionë euro për pensionistët, kategoritë që përfitojnë bonusin dhe sa do të marrin çdo muaj
Ekonomi

BONUSI/ Mungesa e sinqeritetit e shoqërisë dhe shtetit ndaj pensionistëve

4 Nëntor, 2026
Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët
OP-ED

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

3 Nëntor, 2026
Inteligjenca artificiale dhe gazetaria në Shqipëri dhe në Evropë
Aktualitet

Inteligjenca artificiale dhe gazetaria në Shqipëri dhe në Evropë

3 Nëntor, 2026
Nga Antifa te Rusia, Irani, TikToku dhe analistët: Rama shpall një komplot ndërkombëtar ndaj tij 
OP-ED

Rama duhet të mohojë Ramën!

1 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Air Force One i Donald Trump i shpëton përplasjes në ajër me një avion pasagjerësh

Air Force One i Donald Trump i shpëton përplasjes në ajër me një avion pasagjerësh

Të Përzgjedhura

Ngricat pas përmbytjeve rrafshojnë prodhimin bujqësor
Aktualitet

Ngricat pas përmbytjeve rrafshojnë prodhimin bujqësor

Nga SkyWeb
13 Janar, 2026
0

Uji në fusha dhe në serra dëmtoi prodhimin në fazë vjelje, ndërsa ngricat e dy ditëve të fundit kanë dëmtuar...

Lexo të plotë
Rama: Belinda Balluku më ka dorëzuar 3 herë dorëheqjen, por e kam refuzuar unë

Rama: Belinda Balluku më ka dorëzuar 3 herë dorëheqjen, por e kam refuzuar unë

16 Shkurt, 2026
4 skanerë të rinj në aeroportin e Rinasit dhe në pikat doganore Kapshticë, Kakavijë e Sarandë

4 skanerë të rinj në aeroportin e Rinasit dhe në pikat doganore Kapshticë, Kakavijë e Sarandë

7 Prill, 2025
Si të gjeni bileta avioni të lira

Si të gjeni bileta avioni të lira

1 Gusht, 2021
Donald Trump zbulon pse nuk vesh antiplumb

Donald Trump zbulon pse nuk vesh antiplumb

1 Maj, 2026

Të Fundit

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët

9 Nëntor, 2026
Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

9 Nëntor, 2026
“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

9 Nëntor, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

9 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr