• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 8 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Gëzim Hoxha i FIRST, njeriu “hije” i dy dosjeve AKSHI dhe Durana Tech Park: Kompani guaskë në “Parajsën Fiskale” në Xhafzotaj

SkyWeb Nga SkyWeb
15 Janar, 2026
në Ekonomi
A A
0
Gëzim Hoxha i FIRST, njeriu “hije” i dy dosjeve AKSHI dhe Durana Tech Park: Kompani guaskë në “Parajsën Fiskale” në Xhafzotaj
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një individ, pronar me letra i disa kompanive, është çelësi për të zbërthyer dy nga dosjet që tashmë janë në duart e SPAK-ut, tenderat sekretë të AKSHI-t dhe aferën DURANA.

Ai është Gëzim Hoxha, emri i të cilit del në të gjitha dosjet, por deri më tani është amnistuar nga institucionet ligjzbatuese.

Emri i Gëzim Hoxhës dhe i kompanisë kryesore të tij “First” gjendet në shumë faqe dhe fashikuj të dosjes së AKSHI-t, ka bashkëpunuar shumë ngushtë edhe me Ermal Beqirin, duke i dhënë dhe marrë “punë”, me vlera miliona euro. Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme detajohen tenderat që ka marrë Hoxha, ku në një rast ai ka deklaruar se ka marrë nga AKSHI plot 60 milionë euro tendera sekretë, teksa më pas ka paguar edhe Beqirin, me një vlerë të konsiderueshme.

Ndërkohë, një tjetër lidhje e Gëzim Hoxhës me Ermal Beqirin dhe të tjerë oligarkë del te afera DURANA, me kompani guaskë dhe fiktive duke i regjistruar në Xhafzotaj, ku pasi merrnin dhjetëra miliona euro nga paratë publike, i xhironin në këto firme dhe nuk paguanin taksa, tatim fitimi apo kishin lehtësi me punëtorët apo edhe me mallrat e importuar.

Të dhënat e analizuara nga redaksia e VoxNews flasin se, Gëzim Hoxha ka ngritur një skemë për pastrimin e parave që merrte nga tenderët, duke i xhiruar në kompani të tjera me të njëjtën fushë, apo së fundmi edhe në kompanitë virtuale të DURANA-s.

Kompania e tij kryesore, me të cilën është futur në tendera kryesisht te AKSHI apo edhe në OST, ka marrë gjatë viteve të fundit shifrën e mbi 100 milionë eurosh.

Natyrisht, fitimet duhet të ishin marramendëse për vetë Gëzim Hoxhën, por siç rezulton na bilancet e deklaruara, ai shkruan se në vitin 2024 ka fituar 120 milionë lekë dhe në vitin 2023 ka fituar 36 milionë lekë.

Në total, gjatë këtyre dy viteve ka marrë rreth 1.6 milionë euro fitim dhe ka paguar divident rreth 130 mijë euro.

Megjithatë, po në këto vite, ai rezulton se ka marrë dhjetëra miliona euro tendera sekretë dhe pa garë. Pak para se të bënte bilancin e vitit 2024, Gëzim Hoxha arriti që të paguhe nga Thesari i Shtetit me plot 15 milionë euro.

Pagesa është bërë në mujin nëntor 2024, ndërsa paguesi ishte Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Këto pagesa janë bërë për sulmet kibernetike, pavarësisht se të gjitha sistemet shtetërore u sulmuan dhe hakeruan.

Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60

VoxNews ka shfletuar dosjen e Prokurorisë së Posaçme për abuzimet e AKSHI-t, ku emri i Gëzim Hoxhës ndodhet në shumë faqe dhe fashikuj.

Madje, ai ka një rol aktiv mes Ermal Beqirit dhe biznesmenëve të tjerë, pasi ka bashkëpunuar duke ndarë miliona euro me njëri-tjetrin.

Ka dyshime se, edhe tenderat sekretë dhe gjithçka tjetër, Gëzim Hoxha e ka përfituar për shkak të lidhjeve të tij me zyrtarë të lartë të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, e drejtuar deri para disa javësh nga Mirlinda Karçanajn, nën akuzë nga SPAK-u dhe e hetuar me masën e sigurisë arrest shtëpie.

Në të njëjtën dosje është edhe një rrëfim i gjatë i Gëzim Hoxhës, i cili deklaron se “AKSHI ka prokuruar një procedurë tjetër, që kishte të bënte me fushën e sigurisë kibernetike me AKSIK, pra menaxhimin e rrezikut të institucioneve shtetërore, procedurë në të cilën ne kemi marrë pjesë dhe jemi shpallur fitues si operator ekonomik i vetëm.

Ne kemi pasur si nënkontraktorë  ‘Soft & Solution’, për shkak se ka pasur eksperiencë. Pasi u shpallëm fitues, Beqiri më tha se do të bashkëpunonim me një kompani tjetër” ka pohuar Gëzim Hoxha.

Dyshimet janë se, futja si nënkontraktor i Beqirit, është bërë në formë haraçi, pra “gjobë”.

Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60

Gëzim Hoxha, pronar i kompanisë “First” ka deklaruar se ka pasur një tjetër bashkëpunim me shoqërinë “EA Solution”.

“Përsa i përket rasteve të tjera të bashkëpunimit me shoqërinë ‘EA Solution’ sh.p.k, shtetasi Gezim Hoxha deklaroi se ‘ .. kemi patur dhe një bashkëpunim tjetër, për shkak se vitin e kaluar, ndoshta në muajin tetor të vitit 2024, ne kemi fituar një procedurë tjetër prokurimi me AKSHI-n dhe AKSIK, me një vlerë të lartë prej rreth 60 milionë euro.

Ky tender është sekret dhe aty kemi nënkontraktuar disa shërbime nga shoqëria ‘EA Solution’, të cilat kanë një vlerë prej rreth 60.000.000 lekë të reja” thuhet në dosje.

E shkruar mjaft qartë, që Gëzim Hoxha ka përfituar një tender të majmë sekret nga qeveria me vlera kolosale.

Para se Gëzimi të bashkëpunonte me krerët e AKSHI-t, firma “First” xhironte deri në rreth 2 milionë euro, ndërsa në vitet e fundit, arriti të xhirojë mbi 100 milionë euro.

Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60

Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60

Fijet mes Gëzim Hoxhës dhe Ermal Beqirit lidhen sërish, kësaj herë në parkun fiktiv të teknologjisë së informacionit, DURANA.

Një park i ngritur nga Elira Kokona e Korporatës së Investimeve Shqiptare, e cila pa ndërtuar asnjë godinë, “zhvendosi” në atë adresë rreth 50 firma, me pronarë emra të njohur, disa prej të cilëve me dosje në SPAK.

S’kishte si të mungonte as Gëzimi, i cili me njohjet apo bashkëpunimet që kishte bërë, hapi kompaninë “CyberMind Labs”.

Ai e regjistroi në QKB në muajin nëntor të vitit 2025. Adresa e kompanisë, sipas dokumenteve, është në “Shijak, Durana Tech Park, rruga Ahmet Zogu, Njësia Administrative Xhafzotaj”.

Objekti i kompanisë është krijimi dhe funksionimi i laboratorëve të kërkimit dhe zhvillimit në fushat ICT, AI, ML, IoT, digjitalizim dhe siguri kibernetike.

Në të njëjtën kohë, nëntor 2025, Gëzim Hoxha hapi një tjetër kompani guaskë apo fiktive me adresë në Xhafzotaj, duke e quajtur “Box Artificial Logic”.

Shkodrani duket se ka lindur “me këmishë”, pasi me një lëvizje arriti që të regjistrojë dy firma me “bekimin” e Elira Kokonës, e cila në këmbim i falte taksat, dividentin apo lehtësi doganore.

Një skemë e mirëfilltë për të pastruar paratë e marra nga tenderat sekretë, ku ende sot e kësaj dite nuk dihen me saktësi se sa para ka marrë në total Gëzim Hoxha, apo njerëzit që fshihen pas tij.

Pronarë të njëjtë me kompani të reja, zbardhet SKEMA: Si ishin përgatitur aktorët e dosjes AKSHI për të mos paguar kokërr leku taksa përmes Durana Tech Park

Skyweb.al zbuloi më herët skemën e ndërtuar për këtë qëllim, e cila parashikonte kalimin formal të aktivitetit drejt Durana Tech Park, përmes krijimit të kompanive të reja me emra të ndryshëm, por me të njëjtët pronarë dhe administratorë që qëndrojnë pas subjekteve të përfshira në dosjen e AKSHI-t.

Skema lidhet drejtpërdrejt me ndryshimet fiskale që hynë në fuqi nga viti 2026. Pas presionit ndërkombëtar, qeveria u detyrua të hiqte privilegjin e tatim-fitimit 5 për qind për kompanitë e teknologjisë së informacionit, duke rikthyer normën standarde 15%.

Në këtë fazë, për të shmangur pagesën e taksave, u aktivizua mekanizmi i parqeve teknologjike, i parashikuar në ligjin e vitit 2022, i cili garanton përjashtime totale nga tatim-fitimi, TVSH-ja dhe taksat mbi pagat për një periudhë 10–15 vjeçare.

Ligji ndalon transferimin e një veprimtarie ekzistuese në park vetëm për përfitim fiskal. Por, sipas verifikimeve të Skyweb.al, kjo pengesë u anashkalua përmes regjistrimit të subjekteve të reja, ndërsa aktiviteti real, personat kyç dhe interesat ekonomike mbetën të pandryshuara.

Nga analiza e listës së kompanive të regjistruara në Durana Tech Park rezulton se disa prej tyre lidhen drejtpërdrejt ose indirekt me emra të hetuar nga SPAK në dosjen AKSHI.

Në disa raste, pronarë ose administratorë të kompanive të reja rezultojnë të jenë të njëjtët persona që drejtojnë ose përfaqësojnë subjektet në qendër të hetimeve për tenderat e AKSHI-t.

Të njëjtët emra me kompani të ndryshme 

Skyweb.al ka konsultuar listën e plotë të subjekteve të regjistruara në Durana Tech Park dhe rezulton se një pjesë e konsiderueshme e tyre lidhen drejtpërdrejt ose indirekt me Ergys Agasin, Ermal Beqirin dhe rrethin e tyre të afërt.

Sipas verifikimeve të redaksisë, në disa raste lidhjet janë të dokumentuara përmes personave që shfaqen si pronarë ose administratorë në kompani të reja, por që paralelisht mbajnë role kyçe në subjekte të përfshira në dosjen AKSHI.

Një nga rastet është kompania KronoTech, e regjistruar në Durana Tech Park, e cila në dokumente rezulton me pronare Arjola Koromanin. E njëjta është administratore edhe e kompanisë Soft & Solution, subjekt i cili ndodhet në qendër të hetimeve për tenderët e AKSHI-t.

Në një tjetër rast, kompania Test & Tech figuron me pronar Ergys Agasin dhe me administratore Ina Cikon.

Ina Ciko është njëkohësisht administratore edhe e kompanisë EA Solution, në pronësi të Agasit, e përfshirë gjithashtu në dosjen e AKSHI-t.

Ciko ka lidhje familjare me Elon Cikon, pjesë e rrethit të afërt të Ergys Agasit dhe administrator i kompanisë EA Logistic.

Ndërkohë, Gëzim Hoxha, ndaj të cilit SPAK ka vendosur masë sigurie në kuadër të hetimeve për skandalin AKSHI dhe që dyshohet si pjesë e skemës së tenderëve, ka regjistruar në Durana Tech Park dy kompani brenda dy ditësh, në 19 dhe 20 nëntor 2025, CyberMind dhe Box Artificial Logic.

Nga ana tjetër, vetë Ermal Beqiri ka regjistruar po ashtu kompaninë Data Storm në Durana Tech Park.

Por ligji ndalon katërcipërisht sa më lartë, pasi pika nr.2 e nenit 12 flet pikërisht mbi ndalimin e transferimit të aktivitetit dhe çdo transaksioni që lidhet me këtë aktivitet në park. 

Praktikisht, grupi ishte përgatitur të operonte me zero taksa duke marrë parasysh edhe shkljen e ligjit.

Të gjitha këto subjekte janë regjistruar gjatë muajve të fundit të vitit 2025, në një periudhë kur grupi i përfshirë po përgatitej të kalonte aktivitetin drejt Durana Tech Park, me të njëjtët aktorë, por përmes kompanive të reja, për shkak se ligji ndalon transferimin formal të një veprimtarie ekzistuese.

Skyweb.al është konsultuar me juristë që njohin legjislacionin për parqet teknologjike.

Një burim i tha redaksisë se SPAK duhet të verifikojë nëse këto kompani kanë ushtruar aktivitet tregtar real gjatë kësaj periudhe dhe të analizojë marrëveshjet e lidhura mes tyre dhe Durana Tech Park, për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një skemë të mirëorganizuar shmangieje taksash.

“Nëse provohet se ka pasur aktivitet tregtar të subjekteve të lidhura me emrat e dosjes AKSHI, por të regjistruara me kompani të reja dhe me të njëjtët aksionerë, atëherë çështja bëhet shumë serioze për Durana Tech Park, pasi kemi shkelje të drejtpërdrejtë të ligjit dhe kjo duhet të verifikohet nga SPAK”, u shpreh një burim për Skyweb.al.

Plani i mirëmenduar i grupit në fjalë u prish nga hetimet për dosjen AKSHI.

Etiketat: ermal beqirifastechfirstgezim hoxha
Artikulli para

Çfarë ndodh nëse hani çdo ditë vezë të ziera?

Artikulli pas

Gjoba deri në 500 mijë lekë në 24 orë nëse nuk fshihen përmbajtjet e dëmshme online

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Hiqet pezullimi, KPP urdhëron AKSHI-in të vijojë URGJENT me tenderin për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit të tatimeve pas kaosit të javëve të fundit
Ekonomi

Tatimet: Afati i fundit për deklaratat e padorëzuara është 30 qershori, përfituesit shmangin gjobat

8 Qershor, 2026
Euro dhe dollari nuk ndalin renien, si paraqiten sot në tregun valutor  
Ekonomi

Kursi i këmbimit valutor: Euro vazhdon rënien, ngrihet dollari

8 Qershor, 2026
Konsumi i alkoolit bie në botë, industria humb 850 miliardë dollarë në bursë
Ekonomi

Konsumi i alkoolit bie në botë, industria humb 850 miliardë dollarë në bursë

8 Qershor, 2026
Izraeli dhe Irani shkëmbejnë sulme, rritet çmimi i naftës
Ekonomi

Izraeli dhe Irani shkëmbejnë sulme, rritet çmimi i naftës

8 Qershor, 2026
Tarracat luksoze po rrisin vlerën e pronave, trendi që po ndryshon tregun imobiliar
Ekonomi

Tarracat luksoze po rrisin vlerën e pronave, trendi që po ndryshon tregun imobiliar

8 Qershor, 2026
ARRSH hap tenderin për 6 mbikalime të reja në autostradën Tiranë-Durrës
Ekonomi

ARRSH hap tenderin për 6 mbikalime të reja në autostradën Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2026
Artikulli pas
Gjoba deri në 500 mijë lekë në 24 orë nëse nuk fshihen përmbajtjet e dëmshme online

Gjoba deri në 500 mijë lekë në 24 orë nëse nuk fshihen përmbajtjet e dëmshme online

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

REPORTAZH/ Pushime në Shqipëri, cili është çmimi i parajsës
Kryesore

Turizmi, këmbanë që nuk po dëgjohet

Nga SkyWeb
9 Tetor, 2025
0

Ida Ismalaj – ACQJ  Problemet me ujin e pijshëm, menaxhimin e mbetjeve, dhe rritja e abuzive e çmimeve bëjnë që...

Lexo të plotë
Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

10 Shtator, 2025
Toka duket mahnitëse, NASA publikon imazhet e para nga fluturimi pranë Hënës

Toka duket mahnitëse, NASA publikon imazhet e para nga fluturimi pranë Hënës

7 Prill, 2026
Humbet papritur lartësinë, avioni kryen ulje të detyruar, 15 të plagosur

Humbet papritur lartësinë, avioni kryen ulje të detyruar, 15 të plagosur

31 Tetor, 2025
Ekspertë ndërkombëtarë diskutojnë rreziqet e inteligjencës artificiale në sigurinë globale dhe ndikimin në demokracitë perëndimore

Ekspertë ndërkombëtarë diskutojnë rreziqet e inteligjencës artificiale në sigurinë globale dhe ndikimin në demokracitë perëndimore

9 Qershor, 2025

Të Fundit

Dojna Mema nga protesta: Kjo është beteja për Shqipërinë që ua kemi borxh fëmijëve tanë

Dojna Mema nga protesta: Kjo është beteja për Shqipërinë që ua kemi borxh fëmijëve tanë

8 Qershor, 2026
“PS nuk ka asnjë arsye të ndihet e lodhur”, Rama për protestuesit: U bënë papritur ambjentalistë

“PS nuk ka asnjë arsye të ndihet e lodhur”, Rama për protestuesit: U bënë papritur ambjentalistë

8 Qershor, 2026
Gjenerata Z kërkon “kokën” e tij dhe të Berishës, Rama letër mediave të huaja: Janë vetëm 2 mijë veta në shesh

A po jep Rama shenja zbutjeje ndaj protestës? Udhëzimi për deputetët dhe një paralajmërim

8 Qershor, 2026
Zgjimi i Gen Z shqiptare

Zgjimi i Gen Z shqiptare

8 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr