• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Gjykata Kushtetuese kufizon SPAK-un në përdorimin e të dhënave personale nga celularët e sekuestruar!

SkyWeb Nga SkyWeb
15 Janar, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Shteti në kolaps: Goditjet e SPAK në tre javë paralizojnë AKSHI-n, MIE-n, KESH-n, ARRSH-në….
Share on FacebookShare on WhatsApp

Gjykata Kushtetuese ka dhënë një vendim me peshë në raportin mes hetimit penal dhe mbrojtjes së të drejtave themelore, duke vendosur kufij të qartë për sekuestrimin dhe përpunimin e të dhënave të nxjerra nga telefonat celularë në procedimet penale të drejtuara nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në vendimin nr. 44, datë 29 korrik 2025,Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë ka pranuar pjesërisht ankimin kushtetues të Onejda Ymerajt dhe ka konstatuar cenimin e fshehtësisë së korrespondencës dhe të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale, për aq sa të dhënat e sekuestruara nga telefoni i saj celular nuk lidhen me objektin e hetimit penal.

Thelbi i konfliktit

Çështja lidhet me sekuestrimin e një telefoni celular nga oficerët e policisë gjyqësore, me iniciativë, në kuadër të një hetimi penal për korrupsion dhe pastrim parash.

SPAK ka pretenduar se veprimi ishte i domosdoshëm dhe urgjent, për të shmangur rrezikun e humbjes ose fshirjes së të dhënave elektronike, duke e konsideruar telefonin si mjet prove.

Nga ana tjetër, kërkuesja ka argumentuar se ajo nuk ishte person nën hetim, se sekuestrimi u krye pa vendim gjykate dhe se ekspertimi teknik-elektronik i telefonit ka sjellë aksesim masiv e të pakufizuar në të dhëna personale dhe komunikime private, përfshirë edhe informacione sensitive që nuk kishin asnjë lidhje me hetimin.

Çfarë vendosi Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se, në realitetin teknologjik të sotëm, telefoni celular nuk është thjesht një objekt fizik, por një “arkiv” i jetës personale dhe profesionale të individit, që përmban korrespondencë, të dhëna personale dhe informacione të palëve të treta.

Për rrjedhojë, sekuestrimi i tij përbën njëkohësisht ndërhyrje serioze në privatësi.

Në këtë kuadër, Gjykata ka mbajtur një qëndrim të balancuar, sepse ka njohur legjitimitetin e interesit publik për hetimin e veprave të rënda penale, por ka theksuar se ndërhyrja duhet të jetë e ligjshme, e domosdoshme dhe proporcionale.

Gjykata ka konstatuar shkelje kushtetuese për pjesën e të dhënave dhe korrespondencës që nuk lidhen me objektin e hetimit penal dhe ka urdhëruar asgjësimin e kopjeve të tyre.

Ndërkohë, ka lejuar vijimin e mbajtjes në sekuestro vetëm të atyre të dhënave që lidhen drejtpërdrejt me hetimin, duke i nënshtruar ato kontrollit gjyqësor dhe garancive procedurale.

Mesazh për hetimet penale

Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese i vendos një standard të ri praktikës hetimore: sekuestrimi i celularëve dhe ekspertimi i tyre nuk mund të shndërrohen në një “peshkim të gjerë” të jetës private të individit.

Organet e ndjekjes penale duhet të dallojnë qartë mes provës së nevojshme dhe ndërhyrjes së tepruar në të drejtat themelore.

Vendimi është përfundimtar, hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare dhe ngarkon SPAK-un që, brenda tre muajve, të zbatojë masat e urdhëruara duke respektuar garancitë kushtetuese të përcaktuara nga Gjykata./voxnews.al

Artikulli para

Forcohen dollari, franga dhe paundi. Si paraqitet euro në tregun valutor?

Artikulli pas

Vlera e borxhit publik të financuar nga BSH zbret në nivelin më të ulët në gjashtë vitet e fundit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus
Aviacion

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken
Aktualitet

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij
Ekonomi

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Një mega skemë evazioni fiskal? Si u “zhyt” në humbje koncesionari i kromit në Kalimash, Illyria Minerals Industry: Fryrje e pashpjegueshme shpenzimesh dhe transaksione me “flamur të kuq”
Ekonomi

Një mega skemë evazioni fiskal? Si u “zhyt” në humbje koncesionari i kromit në Kalimash, Illyria Minerals Industry: Fryrje e pashpjegueshme shpenzimesh dhe transaksione me “flamur të kuq”

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Vlera e borxhit publik të financuar nga BSH zbret në nivelin më të ulët në gjashtë vitet e fundit

Vlera e borxhit publik të financuar nga BSH zbret në nivelin më të ulët në gjashtë vitet e fundit

Të Përzgjedhura

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus
Aviacion

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

Nga SkyWeb
22 Tetor, 2026
0

Disa pasagjerë janë ndier keq gjatë një fluturimi të Eurowings nga ishulli grek i Rodosit drejt Dyseldorfit, duke detyruar ekuipazhin...

Lexo të plotë
Europa ndahet për makinat me benzinë e naftë, 7 vende kërkojnë të mos zbuten rregullat

Europa ndahet për makinat me benzinë e naftë, 7 vende kërkojnë të mos zbuten rregullat

9 Qershor, 2026
Rriten pasiguritë, bankat qendrore gjejnë strehë te ari: Blihen 1 000 ton brenda vitit

Rriten pasiguritë, bankat qendrore gjejnë strehë te ari: Blihen 1 000 ton brenda vitit

11 Qershor, 2025
EMRAT/ Domatet me pesticide, pse u arrestuan dy inspektorët e AKU në Berat

EMRAT/ Domatet me pesticide, pse u arrestuan dy inspektorët e AKU në Berat

10 Shtator, 2025
AKU tërheq nga tregu qumështin formulë me baktere

AKU tërheq nga tregu qumështin formulë me baktere

23 Janar, 2026

Të Fundit

Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr