• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 22 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Rama propozon uljen e numrit të deputetëve nga 140 në 100: Ta diskutojmë!

SkyWeb Nga SkyWeb
16 Janar, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Rama propozon uljen e numrit të deputetëve nga 140 në 100: Ta diskutojmë!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Mazhoranca socialiste ka në plan një reformë të re kushtetuese përpara përfundimit të këtij mandati parlamentar. Kryeministri Edi Rama ka rihapur publikisht debatin për ndryshime në Kushtetutë, duke propozuar uljen e numrit të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë nga 140 në 100.

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama deklaroi se është e nevojshme ngritja e një grupi nismëtar që do të merret me hartimin dhe diskutimin e ndryshimeve kushtetuese. Sipas tij, një Kuvend me më pak deputetë do të ishte më funksional dhe më efikas në vendimmarrje.

Kryeministri theksoi se procesi nuk është i thjeshtë dhe nuk mund të reduktohet në një reformë zgjedhore, por kërkon kohë, ekspertizë dhe angazhim serioz institucional.

“Kemi shtruar nevojën që Kuvendi i Shqipërisë të zvogëlohet në numër. Kemi Kuvend me 140 vetë, fare mirë mund të kemi Kuvend me 100 vetë. Ka edhe aspekte të tjera që duhen trajtuar nga njerëz që dinë çfarë shohin, lexojnë dhe thonë. Kur vjen fjala te Kushtetuta e Shqipërisë duhet ngritur një grup që të hapë një proces. Është shumë më tepër se një reformë zgjedhore, kërkon më shumë hapësirë, angazhim dhe burime”, u shpreh Rama.

Ai nënvizoi se ambicia e mazhorancës është që deri në fund të mandatit të miratohet edhe reforma kushtetuese, paralelisht me përmbushjen e objektivave të integrimit europian.

Duke iu referuar thirrjeve të partnerëve ndërkombëtarë për bashkëpunim politik, Rama deklaroi se e mirëkupton kërkesën për dialog me opozitën, por theksoi se “dialog me zor” nuk ka funksionuar ndonjëherë.

Në të njëjtën kohë, kryeministri u ndal edhe te procesi i integrimit në Bashkimin Europian, duke e cilësuar vitin 2027 si afatin për mbylljen e negociatave. Ai rikujtoi se 83 mandatet e fituara në zgjedhjet e 11 majit përbëjnë, sipas tij, një detyrim politik për të përmbushur premtimet elektorale, nga reformat institucionale deri te standardet europiane në fusha si mjedisi dhe siguria ushqimore./skyweb.al

Artikulli para

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta trajtojmë?

Artikulli pas

Rama thotë se Ministria e Jashtme është një dështim i madh

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ndryshon Kodi Doganor, çfarë ndodh me zhdoganimet, vonesat dhe procedurat e tjera
Ekonomi

Ndryshon Kodi Doganor, çfarë ndodh me zhdoganimet, vonesat dhe procedurat e tjera

21 Shtator, 2026
Sekretet që kompanitë ajrore nuk duan t’i dini
Aviacion

Sekretet që kompanitë ajrore nuk duan t’i dini

21 Shtator, 2026
Forcat shqiptare kalojnë testin e NATO-s, Batalioni i Këmbësorisë certifikohet si i aftë për mision
Aktualitet

Forcat shqiptare kalojnë testin e NATO-s, Batalioni i Këmbësorisë certifikohet si i aftë për mision

21 Shtator, 2026
“Revoltë” brenda Google, punonjësit kundër përdorimit të AI në projekte ushtarake sekrete
Aktualitet

Google gjobitet me 403 milionë euro për shkelje të rregullave të privatësisë

21 Shtator, 2026
Linjat “pengojnë” rrugët, ARRSH planifikon 1.29 mld lekë për spostimin e rrjetit
Aktualitet

Linjat “pengojnë” rrugët, ARRSH planifikon 1.29 mld lekë për spostimin e rrjetit

21 Shtator, 2026
Bllokohet gjatë natës autostrada Tiranë-Durrës, oraret dhe rrugët ku do të devijohet trafiku
Ekonomi

Bllokohet gjatë natës autostrada Tiranë-Durrës, oraret dhe rrugët ku do të devijohet trafiku

21 Shtator, 2026
Artikulli pas
Rama thotë se Ministria e Jashtme është një dështim i madh

Rama thotë se Ministria e Jashtme është një dështim i madh

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shqiptarët kanë më shumë ditë pushimi të paguara se rajoni
Ekonomi

Shqiptarët kanë më shumë ditë pushimi të paguara se rajoni

Nga SkyWeb
19 Gusht, 2026
0

Shqipëria renditet ndër vendet ku punonjësit kanë një numër relativisht të lartë ditësh pushimi të paguar. Sipas një analize të...

Lexo të plotë
Si e “firmosi” Daniel Shima shkarkimin e Mirlinda Karçanajt

PËRGJIMET/ Daniel Shima, jo më pak se ish-shefja e tij Mirlinda. “Ta kishim futur atë të Albës”, dyshi i AKSHI-t qepte tenderët për Gerond Meçen

28 Prill, 2026
A është bërë fluturimi më i rrezikshëm? STATISTIKAT dhe teknologjia thonë të KUNDËRTËN

Shqipëria, 166% më shumë fluturime komerciale në qershor sesa para pandemisë

21 Korrik, 2025
Sukses shqiptar në kardiologjinë botërore – Dr. Lulaj kryen ndërhyrje të vështirë para qindra ekspertëve ndërkombëtarë

Sukses shqiptar në kardiologjinë botërore – Dr. Lulaj kryen ndërhyrje të vështirë para qindra ekspertëve ndërkombëtarë

25 Tetor, 2025
Në tre dekadat e fundit kanceri i gjirit është rritur me 29% tek gratë e reja. Pse ndodh kjo?

Në tre dekadat e fundit kanceri i gjirit është rritur me 29% tek gratë e reja. Pse ndodh kjo?

15 Mars, 2026

Të Fundit

Qeveria drejt shtetëzimit të Aeroportit të Vlorës? Pacolli flet për tradhti! Sinjale arbitrazhi dhe akuza për lidhje ruse

“Pacolli mori 100 milionë euro kredi në Luksemburg, peng asetet e Aeroportit të Vlorës për paratë që çoi në Afrikë”

21 Shtator, 2026
Ndryshon Kodi Doganor, çfarë ndodh me zhdoganimet, vonesat dhe procedurat e tjera

Ndryshon Kodi Doganor, çfarë ndodh me zhdoganimet, vonesat dhe procedurat e tjera

21 Shtator, 2026
Sekretet që kompanitë ajrore nuk duan t’i dini

Sekretet që kompanitë ajrore nuk duan t’i dini

21 Shtator, 2026
Forcat shqiptare kalojnë testin e NATO-s, Batalioni i Këmbësorisë certifikohet si i aftë për mision

Forcat shqiptare kalojnë testin e NATO-s, Batalioni i Këmbësorisë certifikohet si i aftë për mision

21 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr