• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 26 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

2025, vit rekord për pagesat në euro me AIPS/ Shënon rritje dyshifrore në numër dhe vlerë transaksionesh

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Janar, 2026
në Ekonomi
A A
0
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar
Share on FacebookShare on WhatsApp

Sistemi AIPS–EURO ka shënuar një vit rekord në 2025, si në numrin ashtu edhe në vlerën e transaksioneve të kryera nga klientët bankarë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, gjatë vitit 2025 u realizuan 398 mijë transaksione, një rritje e ndjeshme krahasuar me vitet e mëparshme. Për krahasim, në vitin 2024 u regjistruan rreth 325 mijë transaksione, ndërsa në vitin 2023 vetëm 249 mijë.

Kjo tregon se përdorimi i pagesave në euro përmes sistemit AIPS po rritet me ritme të shpejta, duke reflektuar një integrim gjithnjë e më të madh të ekonomisë shqiptare me tregjet evropiane.

Jo vetëm numri, por edhe vlera e transaksioneve ka njohur rritje të fortë. Gjatë vitit 2025, përmes AIPS–EURO u transferuan mbi 6.3 miliardë euro, nga rreth 5.2 miliardë euro në 2024. Në vetëm tre vite, vlera e pagesave është rritur me afro 50%, një tregues i qartë i zgjerimit të aktivitetit financiar dhe tregtar në euro.

Nëse shohim ecurinë mujore, muaji dhjetor rezulton më i forti i vitit 2025, si për numrin ashtu edhe për vlerën e transaksioneve. Vetëm në dhjetor u kryen mbi 42 mijë pagesa, me një vlerë prej rreth 716 milionë euro. Ky kulm lidhet kryesisht me mbylljen e vitit fiskal, pagesat e bizneseve dhe rritjen e aktivitetit tregtar në fundvit.

Në krahun tjetër, janari dhe shkurti janë muajt më të qetë, duke pasqyruar ritmin tradicionalisht më të ngadaltë të ekonomisë në fillim të vitit.

Në përgjithësi, 2025 konfirmon maturimin e sistemit AIPS–EURO, rritjen e besimit të qytetarëve dhe bizneseve në pagesat elektronike në euro, si dhe një ekonomi gjithnjë e më të orientuar drejt standardeve evropiane të qarkullimit financiar.

Në ndryshim nga mënyra joefikase e funksionimit të mëparshëm të tregut nëpërmjet bankave korrespondente jashtë vendit, operimi i Sistemit AIPS Euro i  mundëson qytetarëve shqiptarë kryerjen e pagesave në euro brenda vendit me kosto shumë më të ulët dhe brenda një afati kohor shumë më të shkurtër nga procesi i mëparshëm i kryer nëpërmjet bankave korrespondente. /scantv.al

Artikulli para

Qeveria planifikon rregulla të reja për tregtimin e peshkut, etiketa mbi origjinën, metodën e kapjes dhe nëse është shkrirë

Artikulli pas

PROJEKTLIGJI/ Regjistër publik për donacionet, çfarë ndodh me vlerat mbi 500 000 lekë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha
Ekonomi

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

25 Shtator, 2026
Në cilat vende të Evropës të rinjtë janë të pasur?
Ekonomi

Euro e mbyll javën me rritje

25 Shtator, 2026
Si po ndërhyjnë qeveritë evropiane për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve
Ekonomi

Si po ndërhyjnë qeveritë evropiane për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve

25 Shtator, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

Rikthimi i penaliteteve, bizneset nuk po fitojnë, apo nuk po paguajnë; Të ardhurat bien 5%

25 Shtator, 2026
“Mësohuni me çmimet e larta!” Industria e mishit ka një mesazh për komsumatorët
Ekonomi

Shqiptarët po hanë mish si asnjëherë më parë, dalin shifrat

24 Shtator, 2026
Janar-shkurt, tregu i sigurimeve shfaq përsëri rritje të dobët
Ekonomi

Sigurimet drejt standardeve të BE, kapitali do të lidhet me rrezikun dhe forcohet mbrojtja e klientëve

24 Shtator, 2026
Artikulli pas
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka

PROJEKTLIGJI/ Regjistër publik për donacionet, çfarë ndodh me vlerat mbi 500 000 lekë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rama thotë se Ministria e Jashtme është një dështim i madh
Aktualitet

“Dreka e gabuar”, ish-deputeti: Ju tregoj pse e shkarkoi Rama-Spiropalin

Nga SkyWeb
13 Mars, 2026
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me arsyet që, sipas tij, mund të...

Lexo të plotë
Veshjet e përdorura dalin nga moda, bien importet

Veshjet e përdorura dalin nga moda, bien importet

2 Janar, 2026
Tirana renditet mes 10 destinacioneve “më të nxehta” të 2026 nga revista Time Out

Tirana renditet mes 10 destinacioneve “më të nxehta” të 2026 nga revista Time Out

19 Gusht, 2025
Kontrastet e energjisë, shteti humb, privati fiton, fillon të “ngrohë” biznesi i diellit

Kontrastet e energjisë, shteti humb, privati fiton, fillon të “ngrohë” biznesi i diellit

22 Nëntor, 2025
Ekstradimi i Sokol Hoxhës, ambasada amerikane: Mendoi se mund t’i shpëtonte së kaluarës së tij

Ekstradimi i Sokol Hoxhës, ambasada amerikane: Mendoi se mund t’i shpëtonte së kaluarës së tij

7 Gusht, 2026

Të Fundit

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

25 Shtator, 2026
Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë

Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë

25 Shtator, 2026
Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

25 Shtator, 2026
Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

25 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr