• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

“Mirror”: Britanikët zgjedhin Ksamilin kundrejt pikave tradicionale turistike në Spanjë dhe Greqi

Editor Nga Editor
17 Janar, 2026
në Turizëm
A A
“Mirror”: Britanikët zgjedhin Ksamilin kundrejt pikave tradicionale turistike në Spanjë dhe Greqi
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pushuesit e huaj po i kthejnë shpinën vendeve tradicionale turistike në Spanjë dhe Greqi duke zgjedhur peizazhet marramendëse të Rivierës Shqiptare, te konsideruara si “Maldivet e Evropës”, shkruan e përditshmja britanike “Mirror“.

Turistët që duan të shijojnë peizazhe të mrekullueshme me diell këtë verë, bëjnë mirë të shohin përtej vendeve të njohura turistike, të preferuara dhe të vizituara, të Spanjës dhe Greqisë, duke zgjedhur Ksamilin kundrejt tyre, një zonë e mrekullueshme e bregdetit shqiptar të njohur si “Maldivet e Evropës”.

Ksamili njihet për palmat, plazhin verbues, detin e kaltër dhe çadrat e kashtës.

Me ujëra ngjyrë bruz, male madhështore dhe çmime të përballueshme, Ksamili ndodhet në Rivierën Shqiptare dhe po bëhet shpejt një destinacion popullor për turistët britanikët, të tërhequr nga bukuria e tij dhe moti i ngrohtë.

Ndoshta nuk është çudi që 120 000 britanikë udhëtojnë në Shqipëri çdo vit.

Me një numër qytetesh bregdetare piktoreske dhe plazhe të qeta, Shqipëria është një perlë e vërtetë.

Ksamili, në veçanti, një fshat i bukur bregdetar ka rrëmbyer zemrat e turistëve.

I cilësuar si “Karaibet e Evropës” nga gazeta britanike “The Telegraph”,  cila vlerësoi palmat, plazhin verbues, detin e kaltër dhe çadrat me kashtë – Ksamili ndodhet në Rivierën e Shqipërisë jugore, ku është pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Mjaftueshëm i bukur për të magjepsur edhe pushuesit më me përvojë, plazhet me rërë të bardhë të Ksamilit dhe temperaturat maksimale verore prej 30 gradë Celsius, e bëjnë atë një parajsë bregdetare.

Gjithashtu, çmimet janë të arsyeshme, me apartamente që kushtojnë vetëm 20 paund nata, dhe vakte në darkë, me tre pjata të disponueshme për vetëm 17 paund.

Një destinacion kryesor midis turistëve vendas dhe të huaj, si

Plazhi i Ksamilit dhe bregdeti i Jonit, më në veri të Shqipërisë u shpallën destinacione kryesore midis turistëve vendas dhe të huaj nga gazeta britanike “The Guardian” në vitin 2013, dhe në vitet në vijim, duke sjellë një bum të dukshëm turizmi.

Siç raportohet nga “DW.com” majin e kaluar, më shumë se 11,7 milionë turistë të huaj vizituan vendin ballkanik në vitin 2024, me zyrtarët që vlerësojnë se ky numër do të rritet në 15 milionë deri në fund të vitit 2025 – një shifër pothuajse katër herë më e madhe se popullsia e vendit.

Në një përpjekje për të konkurruar me destinacionet e njohura turistike, pronarët e hoteleve shqiptarë – thuhet se tani po kërkojnë të ndërtojnë një lidhje më të thellë me vizitorët – duke ofruar përvoja kulturore si, degustacioni i ushqimit dhe vallet popullore.

Ndërkohë, ekspertët e udhetimeve që janë “dashuruar” me Shqipërinë kanë ndarë këshillat e tyre më të mira në internet.

“Plazhet e Ksamilit të kujtojnë ato të Greqisë. Shumica prej tyre janë në pronësi private dhe sërish në restorantet dhe kafenetë që ofrojnë shezlongje plazhi dhe çadra – që kushtojnë disa euro gjatë ditës – nëse vini pas orës 15:00 pasdite, ofrohen më lirë”, tha guida turistike “48 Hours in Europe“:

“Sigurohuni që të arrini herët në verë, pasi vendet mbushen shpejt. Pasi të jeni sistemuar, mund të notoni në ujin e kaltër dhe të qetë ose të shtriheni duke lexuar një libër dhe ngrënë petulla, fruta të freskëta dhe ëmbëlsira të tjera që vendasit shesin”, shtoi guida.

Adhuruesit e kulturës mund të vizitojnë mrekullitë natyrore të ndërthurura me shumë vende historike, nga Gjirokastra, Vendi i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ish-fortesa e sulltanit, deri te Parku Arkeologjik i Apollonisë, i mbushur me rrënoja të lashta greke dhe romake.

Etiketat: britaniketksamili
Artikulli para

Studimi zbulon pikën kritike të trurit kur dobësohet kujtesa

Artikulli pas

Paracetamoli gjatë shtatzënisë i rrezikshëm? Del studimi i ri

Editor

Editor

Nga Kategoria

FOTO/ Sulm ndaj Booking.com, vidhen të dhënat personale dhe rrezikohen rezervimet e miliona klientëve
Ekonomi

Oferta të rreme dhe mashtrime me rezervimet, BE nis hetim ndaj Booking.com

21 Tetor, 2026
“Janë tronditur nga protestat”, Mirela Kumbaro bën gati mbi 20 psikologë për popullin
Aktualitet

Protestat, Unioni Turistik: Duhet dialog dhe të mbrojmë investimet, të ndalet dhuna ndaj të rinjve

21 Tetor, 2026
Media spanjolle shkruan për Vjosën: Destinacioni i veçantë i turizmit natyror në Shqipëri
Turizëm

Media spanjolle shkruan për Vjosën: Destinacioni i veçantë i turizmit natyror në Shqipëri

14 Tetor, 2026
Media italiane përzgjedh Dhërmiun mes 20 destinacioneve për vjeshtën
Turizëm

Media italiane përzgjedh Dhërmiun mes 20 destinacioneve për vjeshtën

13 Tetor, 2026
MSN Travel: Riviera shqiptare një alternativë preferenciale turistike
Turizëm

Media amerikane: Riviera Shqiptare, alternativa që rivalizon Santorinin

10 Tetor, 2026
MINI Cooper zgjedh Shqipërinë për realizimin e reklamës promovuese
Turizëm

MINI Cooper zgjedh Shqipërinë për realizimin e reklamës promovuese

10 Tetor, 2026
Artikulli pas
Paracetamoli gjatë shtatzënisë i rrezikshëm? Del studimi i ri

Paracetamoli gjatë shtatzënisë i rrezikshëm? Del studimi i ri

Të Përzgjedhura

I mbijetuari i vetëm i rrëzimit të avionit në Indi: Jam njeriu më me fat në botë, por humba vëllanë
Aviacion

I mbijetuari i vetëm i rrëzimit të avionit në Indi: Jam njeriu më me fat në botë, por humba vëllanë

Nga Editor
5 Nëntor, 2025
0

I mbijetuari i vetëm i aksidentit ajror të Air India, ku humbën jetën 241 persona, është shprehur se ndihet “njeriu...

Lexo të plotë
BERZH shqyrton financim prej 25 milionë eurosh për zgjerimin e Grupit BALFIN në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi

BERZH shqyrton financim prej 25 milionë eurosh për zgjerimin e Grupit BALFIN në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi

10 Gusht, 2026
Rama: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë vetë shqiptarët

Rama: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë vetë shqiptarët

1 Gusht, 2026
Kredi me interes 0 dhe fond kombëtar, çfarë përmban plani i Ramës për strehimin

Kredi me interes 0 dhe fond kombëtar, çfarë përmban plani i Ramës për strehimin

10 Prill, 2026
Rreth 160 aksidente në gusht, fajtorë shoferët mbi 45 vjeç

Rreth 160 aksidente në gusht, fajtorë shoferët mbi 45 vjeç

30 Shtator, 2025

Të Fundit

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)

E FUNDIT/ Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Mbi 45 000 pasagjerë kaluan në TIA vetëm gjatë në 24 orë

Gratë shtatëzëna dhe familjet me fëmijë, me një linjë të dedikur kalimi në Aeroportin e Tiranës

21 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr