• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 23 Korrik, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Gjermania në krizë ekonomike, mbyllen edhe fabrikat e sallamit

SkyWeb Nga SkyWeb
19 Janar, 2026
në Ekonomi
A A
0
Gjermania në krizë ekonomike, mbyllen edhe fabrikat e sallamit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ekonomia gjermane po përballet me një nga periudhat më të vështira të dekadave të fundit, duke goditur tashmë edhe sektorët tradicionalë të industrisë. Sipas një analize të publikuar nga revista prestigjioze The Economist, situata është përkeqësuar në atë pikë sa edhe fabrikat e sallamit, simbol i industrisë ushqimore gjermane, po detyrohen të mbyllen.

Rasti më domethënës është ai i fabrikës Eberswalder Wurstwerke, një emër historik në lindje të Gjermanisë. Në vitet e regjimit komunist, kjo ndërmarrje ishte prodhuesja më e madhe e sallameve në Europë, me rreth 3 mijë punonjës dhe një kompleks industrial që funksiononte si një qytet i vogël më vete.

Sot, realiteti është krejt tjetër. Fabrika në Britz pritet të mbyllet deri në fund të shkurtit 2026, duke lënë pa punë rreth 500 punonjës. Vendimi u mor nga kompania perëndimore Tönnies, e cila bleu fabrikën vetëm dy vite më parë, me premtimin për investime dhe modernizim.

Punonjësit kanë mësuar për mbylljen vetëm pak minuta përpara se lajmi të transmetohej në media, duke rritur edhe më shumë pasigurinë sociale në rajon.

Sipas The Economist, mbyllja e fabrikës nuk është një rast i izoluar, por pasojë direkte e një krize më të thellë ekonomike. Kostot e larta të energjisë, rritja e çmimeve të lëndëve të para, pagat, si dhe konsumi i dobët i qytetarëve, po e vënë industrinë gjermane nën presion të vazhdueshëm.

Modeli ekonomik i Gjermanisë, i mbështetur prej dekadash te industria e rëndë dhe eksportet, po rezulton gjithnjë e më pak konkurrues në kushtet e reja globale. Ndryshimet në tregjet ndërkombëtare, tranzicioni energjetik dhe dobësimi i kërkesës po e bëjnë të vështirë mbijetesën edhe për biznese që dikur konsideroheshin të qëndrueshme.

Analiza thekson se mbyllja e fabrikave ushqimore tradicionale është sinjal alarmi, pasi tregon se kriza nuk prek më vetëm industrinë e makinave apo sektorin e ndërtimit, por është shtrirë në gjithë ekonominë reale.

Për ekspertët, rasti i Eberswalder Wurst është një pasqyrë e qartë e gjendjes aktuale të ekonomisë gjermane, ku presioni financiar po “bluan” edhe sektorët më të vjetër dhe më simbolikë të vendit. /skyweb.al

Artikulli para

HARTA/ Cilët janë fshatrat më të shtrenjtë në vend, çmimet fiskale për secilin

Artikulli pas

HARTA/ Bëni shumë KUJDES çfarë hani në këto shtete të Europës!

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Shqipëria, e dyta në Evropë për përqindjen e banesave me kondicionerë, lë pas Italinë, Francën dhe Gjermaninë
Ekonomi

Shqipëria, e dyta në Evropë për përqindjen e banesave me kondicionerë, lë pas Italinë, Francën dhe Gjermaninë

23 Korrik, 2026
Lufta në Iran, “çmend” naftën në Shqipëri, 206 lekë/ litri….dhe fundi nuk dihet
Ekonomi

Lufta në Iran, “çmend” naftën në Shqipëri, 206 lekë/ litri….dhe fundi nuk dihet

23 Korrik, 2026
Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente
Ekonomi

REKORD/ Çmimi mesatar për meter katror në Tiranë kalon mbi 2100 euro

23 Korrik, 2026
Euro “zhytet” si kurrë më parë, dollari amerikan kërcen brenda ditës
Ekonomi

Euro nuk ndal rënien, dobësohen valutat kryesore

23 Korrik, 2026
Skema e re e TVSH-së, nga1 korriku nis kompensimi për fermerët
Ekonomi

Skema Kombëtare 2026, kualifikohen mbi 21 mijë blegtorë dhe bletarë

23 Korrik, 2026
28 milion euro, shpallet mega tenderi për uniformat e policisë, kush janë PRETENDENTËT
Ekonomi

Qeveria miraton paketën për policët: Deri në 10 paga dhe banesë falas

22 Korrik, 2026
Artikulli pas
HARTA/ Bëni shumë KUJDES çfarë hani në këto shtete të Europës!

HARTA/ Bëni shumë KUJDES çfarë hani në këto shtete të Europës!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Radhë e gjatë pensionistësh për marrjen e bonusit të fundvitit
Ekonomi

Nuk u shpenzuan dot në 2025, shkon në 167 milionë euro fondi për pensionet

Nga SkyWeb
20 Shkurt, 2026
0

Rreth 167 milionë euro do të depozitohen në Fondin e Veçantë të Pensioneve të krijuar pranë Bankës së Shqipërisë, në...

Lexo të plotë
Shqipëria “udhëheq” fluturimet komerciale, të parët në Europë me rreth 160% më shumë se para pandemisë

Shqipëria “udhëheq” fluturimet komerciale, të parët në Europë me rreth 160% më shumë se para pandemisë

18 Qershor, 2025
Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës

12 Shtator, 2025
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Eurostat: Shqiptarët, komuniteti i dytë më i madh në Itali

Eurostat: Shqiptarët, komuniteti i dytë më i madh në Itali

19 Dhjetor, 2025

Të Fundit

DPSHTRR: Shoferi egjiptian i pompës së betonit të Alba Beton nuk kishte “letra” shqiptare

DPSHTRR: Shoferi egjiptian i pompës së betonit të Alba Beton nuk kishte “letra” shqiptare

23 Korrik, 2026
Shqipëria, e dyta në Evropë për përqindjen e banesave me kondicionerë, lë pas Italinë, Francën dhe Gjermaninë

Shqipëria, e dyta në Evropë për përqindjen e banesave me kondicionerë, lë pas Italinë, Francën dhe Gjermaninë

23 Korrik, 2026
Më shumë vajza të reja në të 20-at po preken nga diabeti i tipit 2

Më shumë vajza të reja në të 20-at po preken nga diabeti i tipit 2

23 Korrik, 2026
Italia e merr seriozisht, hap qendrën e parë për trajtimin e varësisë nga rrjetet sociale

Italia e merr seriozisht, hap qendrën e parë për trajtimin e varësisë nga rrjetet sociale

23 Korrik, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr