• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 23 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Zgjerohet skandali AKSHI, dëshmia tronditëse e Daniel Shimës zbulon dimensionet e frikshme të grupit kriminal

SkyWeb Nga SkyWeb
5 Shkurt, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Zgjerohet skandali AKSHI, dëshmia tronditëse e Daniel Shimës zbulon dimensionet e frikshme të grupit kriminal
Share on FacebookShare on WhatsApp

Gjykata e Apelit të Posaçëm urdhëroi median apo çdo person tjetër që disponon vendimet mospublimin e të dhënave për dy vendime që shpalli sot radhazi. Jo rastësisht këto dy vendime lidhen me grupin kriminal që veprinte brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Apeli i Posaçëm e justifikoi këtë vendim, për shkak se cënohet hetimi.

Ndërsa konkretisht bëhet fjalë për Vendimin e parë që kishte të bënte me sekuestrimet e kryera në banesën e zyrtares së lartë të Policisë së Shtetit Ervina Gjana. Vendimi i dytë me masat e sigurisë ndaj të dyshuarve si pjesë e grupit kriminal në AKSHI ku mbeti në fuqi masa e sigurisë “arrest në shtëpi” për drejtoreshën e institucionit Mirlinda Karcanaj dhe nëndrejtoreshën Hava Delibashi.

Daniel Shima “zbrazet” para SPAK, gropos Karçanajn dhe Ermal Beqirin: Alarmohen “BIG-ët” e AKSHI-t, përgjigjen me “dosje” ndaj “spiunit”?

VNA ka mësuar se vendimi i Gjykatës së Apelit për të urdhëruar ndalimin e publikimit të të dhënave lidhet me dëshminë e ish-zv.drejtorit të AKSHIT – Daniel Shima.

Ndoshta disave u kujtohet lajmi disa muaj më parë për zhdukjen pa gjurmë të ish-nëndrejtorit të AKSHI-t. Daniel Shima u zhduk vjeshtën e 2025 në mënyrë të mistershme për 10 orë.

Ndonëse asokohe çështja kaloi pa shumë zhurmë veç disa publikimeve në media, dëshmia e Shimës është paraqitur si provë e re në proces nga SPAK, me qëllim që të mbeteshin në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit, përfshirë dhe ish-shefen e tij të dikurshme Mirlinda Karcanaj.

Rrëfimi i tij në fakt është i denjë për të realizuar një serial kriminal në Netflix. Ndonëse kur u rrëmbye pak muaj më parë dhe u “rikthye” se ishte zënë me të dashurën, Daniel Shima heshti; këtë herë para prokurorëve ai ka treguar të vërteta të frikshme.

DOSJA/ Dalin bisedat “private” të Mirlinda Karçanajt me Ergys Agasin

Shima ka rrëfyer me detaje mënyrën sesi është rrëmbyer, si është transportuar e më tej ka fituar lirinë nga pengmarrësit. Se kë ka implikuar Daniel Shima në rrëfimin e tij, kjo mbahet në sekret të plotë. Por burime të VNA theksojnë se dëshmia e tij është një tjetër provë e fortë ndaj krerëve të grupit kriminal që kanë vepruar në AKSH.

SPAK më herët ka shpallur në kërkim Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin, të cilët i konsideron si krerë të grupit që rrëmbente biznesmenë dhe i detyronin të tërhiqeshin nga tenderat pranë AKSHI.

Ky skandal po thellohet çdo ditë e më shumë, për shkak se ditë pas dite po zbulohen prova të forta jo vetëm ndaj drejtuesve të këtij institucioni, por ndaj anëtarëve të tjerë të grupit.

Shteti dhe krimi janë bërë bashkë në një dosje ku fijet mes tyre janë ngatërruar kaq keq sa nuk dallohet ku nis krimi e ku përfundon shteti.

Me gjasë ditët dhe muajt në vazhdim do jenë të ngarkuara me hetime intensive në një dosje voluminoze ku për herë të parë faktohen tentakulat e botës së errët dhe në atë pjesë që mendohej të ishte më e sigurta për shqiptarët.

Etiketat: daniel shimamirlinda karcanaj
Artikulli para

BE miraton trajtimin e ri që vonon diabetin e tipit 1

Artikulli pas

Një vrimë në ujë! Tik Tok-u u rihap, por algoritmi është i njëjtë, Shqipëria s’ka marrëveshje me platformën, qeveria: Po negociojmë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rexhaj: Opozita po minon kredibilitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare
Aktualitet

Rexhaj: Opozita po minon kredibilitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

22 Mars, 2026
Presidenti Begaj viziton Kryegjyshatës Botërore Bektashiane me rastin e Sulltan Novruzit: Ditë shprese, paqeje dhe solidariteti
Aktualitet

Presidenti Begaj viziton Kryegjyshatës Botërore Bektashiane me rastin e Sulltan Novruzit: Ditë shprese, paqeje dhe solidariteti

22 Mars, 2026
Rama për naftën: Është në monitorim, do ndihmohen pensionistët me të ardhurat që do të mblidhen nga rritja e çmimit
Aktualitet

Rama për naftën: Është në monitorim, do ndihmohen pensionistët me të ardhurat që do të mblidhen nga rritja e çmimit

22 Mars, 2026
Në hall për pastrim… kushton më shtrenjtë se në Greqi
Aktualitet

Në hall për pastrim… kushton më shtrenjtë se në Greqi

22 Mars, 2026
Çfarë amerikanësh?! Pas minierës në Bilisht fshihen serbët, kush është Mirsad Uruçi i EFT që i shkoi Ramës në zyrë
Aktualitet

Çfarë amerikanësh?! Pas minierës në Bilisht fshihen serbët, kush është Mirsad Uruçi i EFT që i shkoi Ramës në zyrë

21 Mars, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Ambasada Amerikane në Tiranë shpërndan mesazhin e DASH për sigurinë
Aktualitet

Konflikti në Lindjen e Mesme, Ambasada Amerikane në Tiranë shpërndan mesazhin e DASH për sigurinë

21 Mars, 2026
Artikulli pas
Raporti alarmues: Të miturit ekspozohen ndaj përmbajtjeve pornografike në Tik Tok

Një vrimë në ujë! Tik Tok-u u rihap, por algoritmi është i njëjtë, Shqipëria s'ka marrëveshje me platformën, qeveria: Po negociojmë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“The Sun”: Më lirë të fluturosh në Shqipëri sesa të shkosh në teatër në Londër
Kryesore

“The Sun”: Më lirë të fluturosh në Shqipëri sesa të shkosh në teatër në Londër

Nga Editor
31 Tetor, 2025
0

Të gjithëve na pëlqen të udhëtojmë me buxhet të kufizuar, por dy nëna britanike arritën të vizitonin Shqipërinë brenda një...

Lexo të plotë
Kaos me fluturimet në botë prej problemeve të Airbus, si u menaxhua situata në Rinas

Kaos me fluturimet në botë prej problemeve të Airbus, si u menaxhua situata në Rinas

29 Nëntor, 2025
“Journée Mondiale”: Zbuloni mrekullitë e Parkut Arkeologjik të Butrintit

“Journée Mondiale”: Zbuloni mrekullitë e Parkut Arkeologjik të Butrintit

4 Tetor, 2025
“Kam në zemër shqiptarinë”, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë festojnë 1 Qershorin me fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare

“Kam në zemër shqiptarinë”, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë festojnë 1 Qershorin me fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare

1 Qershor, 2025
Greqia miraton ditën e punës 13-orëshe, nisin protestat

Greqia miraton ditën e punës 13-orëshe, nisin protestat

16 Tetor, 2025

Të Fundit

Mënyra si ha ushqim ka më shumë rëndësi se sasia

Mënyra si ha ushqim ka më shumë rëndësi se sasia

22 Mars, 2026
Rexhaj: Opozita po minon kredibilitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

Rexhaj: Opozita po minon kredibilitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

22 Mars, 2026
Presidenti Begaj viziton Kryegjyshatës Botërore Bektashiane me rastin e Sulltan Novruzit: Ditë shprese, paqeje dhe solidariteti

Presidenti Begaj viziton Kryegjyshatës Botërore Bektashiane me rastin e Sulltan Novruzit: Ditë shprese, paqeje dhe solidariteti

22 Mars, 2026
“InTriper”: Shqipëria me plazhe magjike, kulturë autentike dhe aventura verore

“InTriper”: Shqipëria me plazhe magjike, kulturë autentike dhe aventura verore

22 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr