• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 28 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

VENDIMI/ Qeveria parashikon rritje pagash në Shëndetësi, cilat kategori përfitojnë

SkyWeb Nga SkyWeb
9 Shkurt, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
OBSH thotë se Shqipëria po boshatiset nga mjekët: Çdo vit ikën një brez i diplomuar
Share on FacebookShare on WhatsApp

Këshilli i Ministrave ka miratuar një paketë të re ndryshimesh që prek drejtpërdrejt pagat dhe trajtimin financiar të punonjësve të sistemit shëndetësor, duke rishikuar pagën bazë, shtesat për vjetërsi, kompensimet për shërbimet kritike dhe pagesat për punën në urgjencë dhe larg vendbanimit.

Një nga ndryshimet kryesore lidhet me mënyrën e llogaritjes së shtesës për vjetërsi në punë. Sipas skemës së re, shtesa nuk do të llogaritet më mbi pagën minimale, por mbi pagën e pozicionit, duke u rritur progresivisht sipas viteve të shërbimit.

Për dhjetë vitet e para të punës, shtesa do të jetë 0.6 për qind për çdo vit, për njëzet vite shërbimi 0.8 për qind, ndërsa për tridhjetë vite pune shtesa arrin në 1 për qind për çdo vit. Qëllimi i kësaj formule është vlerësimi i përvojës dhe qëndrueshmërisë së personelit në sistem.

Vendimi parashikon gjithashtu shtesa mujore të posaçme për shërbimet më të ngarkuara dhe kritike të spitaleve. Mjekët që punojnë në urgjencë, reanimacion, hemodinamikë, njësitë e aksidenteve cerebrale dhe neonatologji do të përfitojnë një shtesë mujore prej 18 mijë lekësh.

Ndërkohë, infermierët, teknikët e imazherisë dhe laboratorit në këto shërbime, si edhe mjekët dhe infermierët e urgjencës mjekësore paraspitalore, do të përfitojnë nga një shtesë mujore prej 12 mijë lekësh.

Rritje dhe diferencim parashikohen edhe për pagesat e shërbimit të urgjencës dhe të rojës.

Për shërbimet 24 orëshe, pagesa ditore do të jetë 2 mijë e 700 lekë në ditët e zakonshme dhe 3 mijë e 200 lekë në ditët e diel dhe festat zyrtare.

Vendimi përcakton gjithashtu tarifa të veçanta për shërbimet me orar 16 orësh dhe 12 orësh, në varësi të ngarkesës dhe ditëve të punës.

Një tjetër element i rëndësishëm është rikonfirmimi i kompensimit mujor për mjekët dhe personelin teknik që punojnë larg vendbanimit të tyre.

Kjo masë synon të mbulojë vështirësitë e shërbimit në zona të largëta dhe të ndihmojë në mbajtjen e personelit shëndetësor në territore me mungesë burimesh njerëzore.

Në kuadër të politikës së përgjithshme të pagave në sektorin publik, skema e re përfshin edhe indeksimin me 2.5 për qind të pagave të pozicioneve në sistemin shëndetësor për vitin 2026, si pjesë e rregullimit vjetor të pagave.

Vendimi prek gjithashtu aspektet organizative të institucioneve shëndetësore, duke u dhënë titullarëve mundësinë të kontraktojnë deri në tre këshilltarë të jashtëm, shqiptarë ose të huaj, me pagesë mujore deri në 112 mijë e 750 lekë, pas miratimit nga Ministria e Shëndetësisë.

Efektet financiare të këtij vendimi do të zbatohen nga data 1 janar 2026 dhe përfshijnë të gjitha institucionet shëndetësore publike, përfshirë strukturat në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, shërbimet shëndetësore të Forcave të Armatosura, sistemin e burgjeve dhe Policinë e Shtetit. /skyweb.al 

Etiketat: infermieretmjeketrritje pagash
Artikulli para

“S’mundet një pushtet të pezullojë një tjetër pushtet!” Rama paralajmëron ndëhyrje ligjore pas rastit Balluku në Kushtetuese

Artikulli pas

Ndryshojnë rregullat për pasuritë e sekuestruara – Përfshihen kriptomonedhat, Agjencia administruese do të kryejë edhe shitjen

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi
Aktualitet

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse
Aviacion

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër
Ekonomi

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet
Ekonomi

MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet

28 Mars, 2026
BERZH thotë se riintegrimi i emigrantëve të kthyer në tregun e punës mbetet sfidë, sa duan të largohen sërish?
Aktualitet

Rreth 48 000 shqiptarë morën shtetësi të BE-së gjatë 2024, të tretët pas marokenëve dhe sirianëve

28 Mars, 2026
Nga ‘like’-u te ankthi…
Aktualitet

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

27 Mars, 2026
Artikulli pas
Ndryshojnë rregullat për pasuritë e sekuestruara – Përfshihen kriptomonedhat, Agjencia administruese do të kryejë edhe shitjen

Ndryshojnë rregullat për pasuritë e sekuestruara - Përfshihen kriptomonedhat, Agjencia administruese do të kryejë edhe shitjen

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Duhet të mësoheni! Tani e tutje intervistat e punës do t’i bëni me robotë AI
Ekonomi

Duhet të mësoheni! Tani e tutje intervistat e punës do t’i bëni me robotë AI

Nga SkyWeb
19 Shkurt, 2026
0

Intervistat për punë të zhvilluara nga inteligjenca artificiale po bëhen gjithnjë e më të zakonshme, ndërsa përdorimi i mjeteve AI...

Lexo të plotë
Pezullimi i Ballukut, Ylli Manjani thotë se GJKKO ka lënë vendin pa qeveri: Ndërhyrje brutale në punët e ekzekutivit

Pezullimi i Ballukut, Ylli Manjani thotë se GJKKO ka lënë vendin pa qeveri: Ndërhyrje brutale në punët e ekzekutivit

20 Nëntor, 2025
Pse turistët tani janë gati të paguajnë për të gatuar darkën e tyre?

Pse turistët tani janë gati të paguajnë për të gatuar darkën e tyre?

23 Tetor, 2025
Qeveria heq kontrata 1 euro, ndryshon ligji i koncesioneve

Qeveria heq kontrata 1 euro, ndryshon ligji i koncesioneve

9 Dhjetor, 2025
Bamirësi me regji dhe SPAK nëpër këmbë, si e mundi Samir Mane Edi Ramën në propagandë

Bamirësi me regji dhe SPAK nëpër këmbë, si e mundi Samir Mane Edi Ramën në propagandë

16 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
”Express”: Ksamili, fshati i bukur vetëm 4 orë larg Anglisë, njihet si Maldivet e Evropës

“TimeOut”: Destinacionet më të mira për të vizituar në Shqipëri në 2026-n

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr