• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 27 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Dash Sula prezantohet nga Delina Ibrahimaj si Kryeinspektor

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Shkurt, 2026
në Aktualitet
A A
0
Dash Sula prezantohet nga Delina Ibrahimaj si Kryeinspektor
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi këtë të martë Dashnor Sula në detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, në krye të Inspektorati Qendror.

Gjatë fjalës së saj, ministrja vlerësoi kontributin shumëvjeçar të ish-kryeinspektorit Hajdari, duke theksuar se reforma në sistemin e inspektimeve është një proces i nisur prej vitesh, i cili tashmë ka hyrë në një fazë të re zbatimi pas miratimit të ligjit të ri “Për inspektimet”.

Sipas Ibrahimajt, Inspektorati i Përgjithshëm ka një rol kyç si institucioni koordinues i gjithë sistemit të inspektimeve, në një sektor që vijon të përballet me sfida strukturore dhe nevojë për përmirësim të vazhdueshëm. Ajo theksoi se vizioni i qeverisë në mandatin e ri është që biznesi ta shohë shtetin si partner dhe jo si pengesë.

“Inspektimet nuk duhet të kenë logjikën e ndëshkimit, por atë të përmirësimit, duke synuar përmbushjen sa më të mirë të legjislacionit dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe produkteve në treg”, u shpreh ministrja.

Në lidhje me përmbajtjen e reformës, Ibrahimaj nënvizoi se ligji i ri parashikon masa rekomanduese si hap të parë, përpara penaliteteve, si dhe ndarje të qartë funksionesh për të shmangur konfliktin e interesit në vendosjen dhe shqyrtimin e gjobave. Këto procese tashmë administrohen nga Inspektorati i Përgjithshëm, duke i dhënë zbatim konkret reformës.

Një tjetër shtyllë kryesore esht profesionalizimi i trupës së inspektorëve përmes një sistemi të qëndrueshëm rekrutimi dhe trajnimi, si dhe ndërtimi i sistemeve të bazuara në analizë risku dhe digjitalizim, me qëllim rritjen e transparencës dhe forcimin e besueshmërisë së institucioneve inspektuese.

Në këtë kuadër, ministrja shprehu besimin se përvoja administrative dhe politike e Dashnor Sulës do të kontribuojë në përmbylljen e reformës dhe në forcimin e marrëdhënies shtet-biznes, në përputhje me standardet europiane.

Nga ana e tij, Kryeinspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula falënderoi për besimin dhe theksoi se përkushtimi, integriteti dhe drejtësia do të jenë parimet udhëheqëse të punës së tij. Ai vuri në dukje rëndësinë e respektimit të biznesit të ndershëm, forcimit të sistemeve dhe bashkëpunimit institucional për të garantuar një sistem inspektimesh të drejtë, transparent dhe efektiv.

Ministrja Ibrahimaj theksoi se viti në vijim do të jetë vendimtar për përmbylljen e reformës së inspektimeve, riorganizimin e inspektorateve dhe funksionalizimin e plotë të sistemeve të reja në shërbim të bizneseve dhe qytetarëve. /skyweb.al

Artikulli para

A është ky restoranti 1 milionë euro i Daniel Shimës në Farkë?! Zhduken fotot nga interneti (FOTO dhe DOKUMENTE)

Artikulli pas

75% e shqiptarëve çojnë për faturat publike deri në 10-50% të buxhetit mujor

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri
Aktualitet

Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri

27 Shtator, 2026
Vlora Hyseni i dha sekretet Ergys Agasit, por Rama thotë se SPAK e teproi me urdhër arrestin!
Aktualitet

Vlora Hyseni i dha sekretet Ergys Agasit, por Rama thotë se SPAK e teproi me urdhër arrestin!

27 Shtator, 2026
FMN: Shqipëria po diplomon studentë që nuk i duhen kujt, e fundit në rajoni për studentët e shkencës
Aktualitet

FMN: Shqipëria po diplomon studentë që nuk i duhen kujt, e fundit në rajoni për studentët e shkencës

27 Shtator, 2026
Mbahet sot Tiranathlon, rrugët ku kufizohet qarkullimi i automjeteve dhe devijimi i autobusëve
Aktualitet

Mbahet sot Tiranathlon, rrugët ku kufizohet qarkullimi i automjeteve dhe devijimi i autobusëve

27 Shtator, 2026
Shisnin drogë në shkollat e Tiranës, 38 të arrestuar
Aktualitet

Shisnin drogë në shkollat e Tiranës, 38 të arrestuar

27 Shtator, 2026
Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma
Aktualitet

Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma

26 Shtator, 2026
Artikulli pas
75% e shqiptarëve çojnë për faturat publike deri në 10-50% të buxhetit mujor

75% e shqiptarëve çojnë për faturat publike deri në 10-50% të buxhetit mujor

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Qeveria miraton vendimet, rriten pagat me 2.5% për mësuesit, policët dhe ushtarakët
Ekonomi

Qeveria miraton vendimet, rriten pagat me 2.5% për mësuesit, policët dhe ushtarakët

Nga Editor
27 Shkurt, 2026
0

Në mbledhjen e zhvilluar sot, Këshilli i Ministrave miratoi disa vendime që parashikojnë rritje pagash me 2.5% për mësuesit e...

Lexo të plotë
Drejtori i AMP, Klevis Qose takon këshilltaren e FBI-së pranë SPAK, Karma M. Smith

Drejtori i AMP, Klevis Qose takon këshilltaren e FBI-së pranë SPAK, Karma M. Smith

27 Gusht, 2026
Gjumi, jashtëzakonisht i rendësishëm: Çfarë tregojnë për shëndetin orët që fle

Gjumi, jashtëzakonisht i rendësishëm: Çfarë tregojnë për shëndetin orët që fle

4 Qershor, 2026
UNICEF: Fëmijët po përqafojnë inteligjencën artificiale shumë më shpejt se të rriturit

UNICEF: Fëmijët po përqafojnë inteligjencën artificiale shumë më shpejt se të rriturit

1 Korrik, 2026
OBSH: Alkooli, një nga shkaqet kryesore të kancerit në Evropë

OBSH: Alkooli, një nga shkaqet kryesore të kancerit në Evropë

23 Dhjetor, 2025

Të Fundit

TARIFAT/ Sa kushton eksperti për rivlerësimin e banesave

“Vdekja” e kullave, çfarë do të ndodhë tani me lejet e dhëna në Tiranë?

27 Shtator, 2026
Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri

Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri

27 Shtator, 2026
Vlora Hyseni i dha sekretet Ergys Agasit, por Rama thotë se SPAK e teproi me urdhër arrestin!

Vlora Hyseni i dha sekretet Ergys Agasit, por Rama thotë se SPAK e teproi me urdhër arrestin!

27 Shtator, 2026
Deri në 3 mijë euro mbështetje për ngrirjen e vezëve te gratë, ligji i ri në Itali

Deri në 3 mijë euro mbështetje për ngrirjen e vezëve te gratë, ligji i ri në Itali

27 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr