• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 10 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Uncategorized

A është ky restoranti 1 milionë euro i Daniel Shimës në Farkë?! Zhduken fotot nga interneti (FOTO dhe DOKUMENTE)

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Shkurt, 2026
në Uncategorized
A A
A është ky restoranti 1 milionë euro i Daniel Shimës në Farkë?! Zhduken fotot nga interneti (FOTO dhe DOKUMENTE)
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ish-nëndrejtori i Agjencisë Kombëtare të Informacionit, Daniel Shima, i cili u “zhduk” disa ditë në verën e vitit 2025, ka krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave, para të cilat dyshohet se kanë si burim tenderat e AKSHI-t. Vox News ka raportuar në vijimësi për një mori kompanish të të afërmve të Shimës, nga kushëriri, nëna rrobaqepëse, shokët apo të njohur të tjerë.

Dyshimet janë se, nëpërmjet këtij rrjeti, miliona euro janë kanalizuar në firma ndërtimi, prona, apartamente, leje ndërtimi apo edhe në ndërtime pallatesh. Madje janë ndërtuar hotele, janë krijuar edhe kompani lavazhi, apo edhe kompani konsulence në IT, fushë në të cilën vepron vetë 34-vjeçari.

Ndërkohë, në këto radhë do të ndalemi te një tjetër pronë e majme e të afërmve të tij, kushëririt të parë, Marin Shpatës, i cili nga hiçi krijoi disa kompani lavazhesh dhe në vitin 2023, në kulmin e punëve të AKSHI-t, hapi një restorant luksoz në zonën e Lundrës, Farkë.

A është ky restoranti 1 milionë euro i Daniel Shimës në

A është ky restoranti 1 milionë euro i Daniel Shimës në

Faksimile: Akti i themelimit të kompanisë “Magus” në Lundër, nga Marin Shpata

 

Në muajin tetor të vitit 2023 kompania E – Lava, me pronar Marin Shpatës, ka hapur një tjetër biznes të quajtur “Magus Tirana”. Restoranti është hapur në Farkë, në Lundër, në rrugën “Rezervat e Shtetit”. Bëhet fjalë për një pronë tepër luksoze, në një nga zonat më elitare në Tiranë, ku janë ndërtuar vila për më të pasurit.

Duket se, Shpata dhe Shima janë futur nën këtë ombrellë dhe kanë arritur të hapin me shpejtësi këtë biznes. Shoqëria ka pasur si objekt veprimtarie restorant, bar, delivery, import – eksport dhe tregtimin e produkteve ushqimore me shumicë. Madje, edhe për organizim eventesh për më të pasurit e Shqipërisë.

Kapitali fillestar i shoqërisë tregtare ja qenë i barabartë me lekë 200 mijë lekë dhe do të përbehet nga kuotat e ortakut themelues të shoqërisë.

A është ky restoranti 1 milionë euro i Daniel Shimës në

Faksimile: Restoranti “Magus Tirana” u shit nga kushëriri i Danielit në vitin 2025, kur filloi hetimet SPAK-u

Vox News ka mësuar se në pranverën e vitit 2025, Marin Shpata, ka shitur kompaninë “Magus Tirana”. “Depozitimi i vendimit dhe kontratës së shitjes, datë

16.04.2025 me anë të së cilës vërtetohet transferimi i 100 % të kuotave të shoqërisë nga ortaku ‘e-LAVA’ në favor të ‘GREEN on REPEAT’”, thuhet në kontratë.

Në të njëjtin dokument citohet se, vlera e shitjes së këtij biznesi që xhironte qindra mijëra euro, është për vetëm 200 mijë lekë. Ka dyshime se një gjë e tillë është realizuar për të humbur gjurmët e parave, teksa si ka mundësi që në një vend tepër elitar, në një nga zonat më luksoze në Tiranë, një biznes shitet sa një telefon?!

Restoranti ka qenë i vendosur në një ambient që vlen mbi 500 mijë euro, ndërkohë që vetëm investimi në atë lokal mund të kap shifrën e 500 mijë eurove të tjera. Është arreduar në mënyrë luksoze, ka pasur një “pasuri” të tërë brenda, dhe sërish shitet për 200 mijë lekë?

A është ky restoranti 1 milionë euro i Daniel Shimës në

A është ky restoranti 1 milionë euro i Daniel Shimës në

Në foto: Restoranti “Magus Tirana” në Lundër, i cili u shit nga kushëriri i Danielit për vetëm 200 mijë lekë

Vox News ka denoncuar në vijimësi një seri investigimesh sesi Daniel Shima, apo edhe personazhe të tjerë nga dosja AKSHI, janë pasuruar në kurriz të taksapaguesve shqiptarë. Rasti në fjalë është dëshmi e qartë se si një biznes u themelua, u ngrit dhe po vijon aktivitetin. Ndërkohë, në këto ditë, sapo redaksia jonë denoncoi pasuritë e Shimës, biznesi në fjalë është “fshirë” nga rrjetet sociale.

Mësohet se, “Magus Tirana” në zonën e Lundrës, Farkë, ka pasur një faqe në Instagram me mijëra ndjekës. Ndërkohë, nëse do të kërkojmë këto ditë, që po përkojnë me investigimet e Daniel Shimës faqja është “zhdukur”. Megjithatë në internet ka të tjera foto, ku duket biznesi në fjalë është tepër luksoz dhe i kuruar mjaft mirë.

A është ky restoranti 1 milionë euro i Daniel Shimës në

Faksimile: Në vitin 2024, Daniel Shima u largua nga AKSHI dhe themeloi kompaninë ‘Digital Euphoria”

Duket se Danieli jo vetëm që ka futur gishtin në tenderat e AKSHI-t, por ai është lyer i gjithi. Mjafton që Prokuroria e Posaçme të gjurmojë këto emra, Meritën, Redvinin apo edhe Sokolin dhe do të shohë çudira. Si disa njerëz anonimë, me të ardhura minimale, papritmas u bënë biznesmenë të mëdhenj, duke qarkulluar dhe blerë prona miliona euro.

Pas largimit nga posti i nëndrejtorit të AKSHI-t, Danieli vendosi që të dalë hapur, duke themeluar kompaninë “Digital Euphoria”, një kompani që merrej me konsulencë dhe marketing. Një fushë e gjerë ku mund të pastrosh në mënyrën më të lehtë para të pista.

Vox News ka mësuar se në vitin 2023, në kulmin e karrierës së Daniel Shimës, kushëriri i tij i parë, Marin Shpata, hapi kompaninë “E-Lava”, e cila kishte disa pika lavazhesh, një biznes që i kalonte shifrën e 500 mijë eurosh. Çfarë e lidh “E–Lava”-n me Daniel Shimën? Në dukje, ish-nëndrejtori mund të justifikohet se s’mban përgjegjësi se çfarë pune apo biznesi ka djali i dajës. Po kur Danieli dhe Marini kanë të njëjtën adresë, a kanë lidhje?!

Danieli i është futur “me kokë” letrave pasi la detyrën shtetërore, pasi ai themeloi me shpejtësi një tjetër firmë, të quajtur “Blitz Facility Management”. Kjo firmë kishte si “pronar” kompaninë e parë të Danielit “Digital Euphoria”. Këtu bëhet lidhja mes Marinit dhe Danielit, pasi si “E-Lava” dhe “Blitz” kanë të njëjtën adresë të deklaruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit; Rruga e Kavajës, Garden Building, kulla 24, kati 6, apartamenti 2A. /Voxnews.al 

Etiketat: daniel shima
Artikulli para

Raporti i Transparency International: Shqipëria përkeqësohet, Kosova bëri një hap prapa në luftën kundër korrupsionit

Artikulli pas

Dash Sula prezantohet nga Delina Ibrahimaj si Kryeinspektor

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pse gjithnjë e më shumë njerëz po jetojnë vetëm
Uncategorized

Pse gjithnjë e më shumë njerëz po jetojnë vetëm

18 Tetor, 2026
“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve
Uncategorized

“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve

13 Tetor, 2026
Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik
Ekonomi

Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik

12 Tetor, 2026
Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit
Uncategorized

Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit

7 Tetor, 2026
Nxënësit e shkollave po djegin Francën
Uncategorized

Nxënësit e shkollave po djegin Francën

29 Shtator, 2026
Rekord, amerikani jeton prej 271 ditësh me veshkë derri pa dializë
Uncategorized

Rekord, amerikani jeton prej 271 ditësh me veshkë derri pa dializë

4 Shtator, 2026
Artikulli pas
Dash Sula prezantohet nga Delina Ibrahimaj si Kryeinspektor

Dash Sula prezantohet nga Delina Ibrahimaj si Kryeinspektor

Të Përzgjedhura

ILD përmbush 59 “detyrimet” e Ministrisë së Financave, efektiv sistemi i kontrollit të brendshëm
Aktualitet

ILD përmbush 59 “detyrimet” e Ministrisë së Financave, efektiv sistemi i kontrollit të brendshëm

Nga SkyWeb
21 Gusht, 2025
0

Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ishte objekt kontrolli për sistemin e kontrollit të brendshëm nga Drejtoria e Harmonizimit...

Lexo të plotë
Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që “fshehin” të dhënat

Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që “fshehin” të dhënat

12 Janar, 2026
Shqipëria pritet të mbyllë sot tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në

Shqipëria pritet të mbyllë sot tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në

14 Korrik, 2026
Shteti paralel i Ergys Agasit

Shteti paralel i Ergys Agasit

23 Shtator, 2026
OpenAI thotë se inteligjenca e saj artificiale u bë mashtruese dhe nisi një sulm kibernetik “të paprecedentë”

OpenAI thotë se inteligjenca e saj artificiale u bë mashtruese dhe nisi një sulm kibernetik “të paprecedentë”

22 Korrik, 2026

Të Fundit

Kapetanovic: krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i tyre, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

Kapetanovic: krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i tyre, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

10 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës

10 Nëntor, 2026
Pesë mitet që shkaktojnë stres të panevojshëm te prindërit për gjumin e bebeve

Rënia e lindjeve nuk ndalet, arrijnë në minimumin historik në tremujorin e tretë të 2026

10 Nëntor, 2026
OBSH: 9 milionë jetë në vit mund të shpëtohen duke përmirësuar cilësinë e ajrit

OBSH: 9 milionë jetë në vit mund të shpëtohen duke përmirësuar cilësinë e ajrit

10 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr