• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 24 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shqipëria po plaket me ritme të shpejta, 1 pensionist për çdo 3 persona në moshë pune

SkyWeb Nga SkyWeb
14 Shkurt, 2026
në Ekonomi
A A
0
Vetëm 1/3 e pensionistëve përfitojnë rritjen më të madhe të pensioneve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria po plaket me ritme ndër më të shpejtat në Europë, edhe pse mosha mesatare na rendit mes vendeve me popullsinë më të re.

Të dhënat më të fundit të publikuara nga Eurostat tregojnë se raporti i varësisë së të moshuarve, pra numri i personave 65 vjeç e lart në raport me popullsinë 15-64 vjeç, është rritur nga 18.2% në vitin 2015, në 33.3% në vitin 2025. Brenda një dekade, ky tregues është rritur me 15.1 pikë përqindje, rritja më e lartë mes të gjitha vendeve të përfshira në tabelë.

Krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian, e cila është rritur nga 29.0% në 34.5% (+5.5 pikë përqindje), Shqipëria jo vetëm që ka pasur një rritje gati trefish më të shpejtë, por në vitin 2025 i afrohet ndjeshëm nivelit mesatar të BE-së.

Me 33.3%, Shqipëria tashmë është vetëm 1.2 pikë përqindje poshtë mesatares europiane.

Në rajon, situata paraqitet po ashtu dinamike. Maqedonia e Veriut ka shënuar një rritje prej 10.7 pikësh (nga 18.0% në 28.7%), Serbia 8.7 pikë (deri në 36.2%), ndërsa Mali i Zi 6.4 pikë (deri në 26.6%).

Edhe pse Serbia mbetet me nivel më të lartë se Shqipëria, ritmi i plakjes në vendin tonë është dukshëm më i shpejtë.

Në Europë, pas Shqipërisë, rritjen më të fortë e ka shënuar Moldavia me +14.1 pikë përqindje, e ndjekur nga Polonia me +10.5 dhe Maqedonia e Veriut me +10.7. Në anën tjetër, vende si Luksemburgu me +1.5, Suedia me +2.3 apo Austria me +3.5 kanë pasur rritje shumë më të moderuara.

Në vitin 2025, vendet me raportin më të lartë të varësisë së të moshuarve janë Italia me 39.0%, Bullgaria me 38.7%, Portugalia me 38.6% dhe Finlanda me 38.1%.

Shqipëria me 33.3% ndodhet në një nivel të ndërmjetëm, por me një trajektore shumë më të pjerrët se shumica e vendeve të BE-së.

Ky ndryshim i shpejtë tregon një transformim të thellë demografik.

Rritja e fortë e raportit të varësisë lidhet me emigracionin e lartë të popullsisë në moshë pune dhe rënien e lindshmërisë siç raportuan pak ditë më parë edhe shifrat e INSTAT.

Praktikisht, çdo 100 persona në moshë pune në Shqipëri, sot mbajnë mbi 33 të moshuar, ndërsa një dekadë më parë mbanin vetëm 18.

1 pensionist për çdo 3 persona në moshë pune/ Eurostat:

1 pensionist për çdo 3 persona në moshë pune/ Eurostat:

/tvscan.al

Artikulli para

Korridori VIII futet në hartën ushtarake të NATO-s, Rama: Shqipëria, nyje strategjike

Artikulli pas

Nga ndjenja te kontrata, si po rriten marrëveshjet paramartesore te çiftet shqiptare

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Konsumi i alkoolit bie në botë, industria humb 850 miliardë dollarë në bursë
Ekonomi

Konsumi i alkoolit bie në botë, industria humb 850 miliardë dollarë në bursë

23 Gusht, 2026
5 miliardë euro për prona, sa i ekspozuar është sistemi bankar
Ekonomi

5 miliardë euro për prona, sa i ekspozuar është sistemi bankar

23 Gusht, 2026
Zgjerohet skandali, pas grave të Lezhës 33-vjeçarja mashtron të afërmën në Tiranë: I mori kartën dhe aplikoi për kredi te IUTE Credit
Ekonomi

Lubia e kredive me interesa “peshkaqenësh”, IUTE shqetësohet nga lajmet mbi zhvatjen që u bëhet hallexhinjve

22 Gusht, 2026
Biznesi do paqe dhe jo luftë, pse Trump pezulloi operacionin për hapjen me forcë të Gjirit të Hormuzit
Ekonomi

Operacioni sekret me anije “fantazma” në Hormuz që po mban nën kontroll çmimin e naftës

22 Gusht, 2026
Bitcoin rikthehet fuqishëm
Ekonomi

Bitcoin rikthehet fuqishëm

22 Gusht, 2026
Gjiganti amerikan jep alarmin për krizën e ushqimeve: Pritet dimër i vështirë
Ekonomi

Gjiganti amerikan jep alarmin për krizën e ushqimeve: Pritet dimër i vështirë

21 Gusht, 2026
Artikulli pas
Nga ndjenja te kontrata, si po rriten marrëveshjet paramartesore te çiftet shqiptare

Nga ndjenja te kontrata, si po rriten marrëveshjet paramartesore te çiftet shqiptare

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Croatia Airlines modernizon flotën e avionëve me Airbus A220
Aviacion

Croatia Airlines modernizon flotën e avionëve me Airbus A220

Nga SkyWeb
12 Prill, 2025
0

Croatia Airlines ka hequr nga përdorimi avionin e saj të dytë Dash 8 Q400 me 72 vende, në kuadër të...

Lexo të plotë
Mungesa e karburantit, BE vendos: S’ka kompensim nga kompanitë ajrore për anulimet e fluturimeve

Mungesa e karburantit, BE vendos: S’ka kompensim nga kompanitë ajrore për anulimet e fluturimeve

7 Maj, 2026
Pse avionët nuk fluturojnë mbi Tibet

Pse avionët nuk fluturojnë mbi Tibet

6 Gusht, 2026
Burrat u ankuan më shumë se gratë te Avokati i Popullit

Burrat u ankuan më shumë se gratë te Avokati i Popullit

16 Shtator, 2025
Rama për Al Jazeera: Nuk po shesim Shqipërinë, projekti në Zvërnec është bekim dhe do të realizohet

Rama thotë se pasuritë tona lakmohen nga Rusia dhe Kina

17 Qershor, 2026

Të Fundit

NOSTALGJIA/ Udhëtimet që na bëjnë të ndihemi sërish fëmijë

NOSTALGJIA/ Udhëtimet që na bëjnë të ndihemi sërish fëmijë

23 Gusht, 2026
Sekretet e “zonës blu”, pse të moshuarit e Sardenjës janë më të lumtur?

Sekretet e “zonës blu”, pse të moshuarit e Sardenjës janë më të lumtur?

23 Gusht, 2026
Harrojeni Francën, vera më e mirë në botë prodhohet në një cep të….Suedisë

Harrojeni Francën, vera më e mirë në botë prodhohet në një cep të….Suedisë

23 Gusht, 2026
“Travellisimo”: Shqipëria, një nga destinacionet turistike më emocionuese të Europës

“Travellisimo”: Shqipëria, një nga destinacionet turistike më emocionuese të Europës

23 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr