• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 23 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

“Wom Travel”: Shqipëria, destinacioni më “hot” i Evropës, çmime të ulëta dhe rekord turistësh

Editor Nga Editor
20 Shkurt, 2026
në Turizëm
A A
0
“Wom Travel”: Shqipëria, destinacioni më “hot” i Evropës, çmime të ulëta dhe rekord turistësh
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria të befason me autenticitetin dhe ngrohtësinë e saj, me ujëra të kristalta, peizazhe magjepsëse dhe fshatra të lashtë me bukuri të paprekur. Një vend ku natyra dhe tradita ndërthuren në mënyrë harmonike, duke e shndërruar çdo udhëtim në një përvojë të paharrueshme, shkruan revista italiane e udhëtimit “Wom Travel”.

Në vitin 2026, Shqipëria po konfirmohet si destinacioni më “hot” i Evropës, duke tërhequr një numër rekord vizitorësh nga e gjithë bota.

Me çmime të përballueshme, eksperienca autentike dhe një kombinim unik mes bregdetit mesdhetar dhe qyteteve plot jetë si Tirana, vendi po fiton terren me ritme të shpejta në hartën turistike evropiane. Fluksi në rritje po e kthen Shqipërinë në surprizën më të madhe të sezonit.

Tirana, kryeqyteti shqiptar

Qyteti të surprizon: ngjyra të gjalla, sheshe të gjera, ish-bunkerë të kthyer në muze, kafene plot me studentë. Është si të hapësh një dritare dhe të lejosh të hyjë ajri i pastër – një ndërthurje mes Evropës kreative dhe traditës ballkanike që sot shkon drejt e në zemër.

Një kryeqytet ende i freskët, një arratisje “e zgjuar” dhe një ndjesi lirie që ndihet sapo mbërrini në aeroport: Tirana është xhevahiri i fshehur i Mesdheut, që nuk ka kosto të lartë dhe që të dhuron histori të pasur!

Në Tiranë, Sheshi Skënderbej është pika fillestare e turit: pamje skenografike, linja të pastra, mozaik gjigant në Muzeun Historik Kombëtar, që rrëfen vendin me një shikim të vetëm.

Xhamia e Et’hem Beut të çon pas në kohë me afresket e saj delikate, ndërsa ndërtesat moderne rrëshqasin në sfond. Tirana nuk ka një “bukuri perfekte” – por është e gjallë.

Surpriza 36-orëshe: lagje, art, pamje panoramike

Blloku është ndalesa e parë: dikur lagjja e elitës, sot është shndërruar në “hotspot-in” kreativ.

Mes vitrinave të pavarura dhe bareve të koktejleve, atmosfera është e mrekullueshme, dhe çmimet mbeten të arsyeshme.

Piramida e Tiranës, ish-mauzoleu i Enver Hoxhës, sot është kthyer në një qendër kulturore dhe simbol i rilindjes urbane: shkallë për t’u ngjitur, instalacione, evente.

Pak minuta më tej, ndodhe Bunk’art, që të çon nën tokë për një rrëfim të fuqishëm të shekullit XX shqiptar: drita, tinguj, dëshmi. Përvojë intensive, por e domosdoshme.

Për të marrë frymë lirisht mes gjelbërimit, Parku i Madh i Tiranës – me liqenin artificial është perfekt: vrap, kafe, familje.

Më pas bëni një ndalesë në Pazarin e Ri, tregun e rinovuar – mes frutave shumëngjyrëshe, erëzave dhe djathërave të malit.

Për një këndvështrim ndryshe, merrni teleferikun “Dajti Express” drejt Malit të Dajtit: 10 minuta udhëtim dhe më pas Tirana do të gjendet e tëra nën këmbët tuaja-  me atë dritë që ndryshon shpejt dhe të bën të duash të rrish edhe një ditë më shumë.

Pikat më të rëndësishme për të vizituar:

-Sheshi Skënderbej, Xhamia Et’hem Bej, Muzeu Historik me mozaikun e madh

-Blloku mes galerive dhe lokaleve kreative, me vibe shumë “young”

-Piramida dhe Bunk’Art, e shkuara dhe e ardhmja krah për krah

-Pazari i Ri për shije dhe suvenire gastronomike

-Mali i Dajtit për pamje panoramike mbi qytet

Shije shqiptare, çmimë të përballueshme

Tirana ofron ushqime të shijshme dhe me çmime të arsyeshme: byreku ende i ngrohtë, tava e kosit kremoze, bakllavaja shqiptare që mban aromë arre dhe shurupi.

Në një tavernë tradicionale, një drekë e plotë varion mesatarisht nga 8 deri në 12 euro; në kafenetë e Bllokut, një kafe ekspres apo kapuçino rrallë e kalon 2 euro.

Një kuzhinë që përzien Mesdheun me Ballkanin, me pjata mishi dhe sallatra të freskëta. E bukura? Mund të eksplorosh pa u trembur nga fatura!

Në treg gjenden fruta stine, mjaltë dhe djathëra me shije barishtesh mali.

Një kilogram ullinj vendas kushton rreth 3 euro, djathërat artizanalë fillojnë nga 5 euro kilogrami.

Në mbrëmje mund të vizitoni restorantet që rishpikën traditën me një prekje moderne: porcione të balancuara, prezantim i kuruar, atmosferë “easy”. Hani mirë dhe shpenzoni pak – një kombinim i rrallë.

Periudha më e mirë për të vizituar Shqipërinë

Qendra e Tiranës përshkohet më këmbë, për distanca më të gjata ka autobusë urbanë me biletë 0,50 euro.

Taksitë kanë tarifa të arsyeshme, por është mirë të kërkosh një vlerësim para nisjes.

Nga aeroporti, autobusi kushton rreth 2 euro dhe për 30 minuta të çon në qendër: i thjeshtë, i pastër, funksional.

Kartat përdoren gjerësisht, por jo kudo – është ide e mirë të mbash para cash. Shumë të rinj flasin anglisht.

Kur duhet ta vizitoni Shqipërinë? Pranvera dhe fillimi i vjeshtës janë stinët ideale: temperatura të ngrohta, dritë e bukur, qiell i kthjellët.

Në verë qyteti ka temperatura të nxehta, por parqet dhe tarracat ofrojnë atmosferë të freskët.

Siguri e mirë, mjedis i qetë, kujdes normal si në çdo kryeqytet tjetër në botë.

Për një pushim në fundjavë, rezervoni fluturimet dhe akomodimin pak më herët dhe zgjidhni një vendqëndrim pranë Sheshit Skënderbej ose Bllokut: nuk do të humbisni kohë!

Etiketat: shqiperiturizem
Artikulli para

Hapet tenderi 90 milionë euro për ndërtimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë

Artikulli pas

Partnerë dhe rivalë, vizita e Merz sinjalizon kurs të ri ndaj Kinës

Editor

Editor

Nga Kategoria

NOSTALGJIA/ Udhëtimet që na bëjnë të ndihemi sërish fëmijë
Kryesore

NOSTALGJIA/ Udhëtimet që na bëjnë të ndihemi sërish fëmijë

23 Gusht, 2026
Harrojeni Francën, vera më e mirë në botë prodhohet në një cep të….Suedisë
Turizëm

Harrojeni Francën, vera më e mirë në botë prodhohet në një cep të….Suedisë

23 Gusht, 2026
A mund ta përdorim kremin e diellit të mbetur nga vjet? Çfarë thotë shkenca
Shëndet

A mund ta përdorim kremin e diellit të mbetur nga vjet? Çfarë thotë shkenca

22 Gusht, 2026
Pogradeci “rrëmben” turistët në Gusht, qyteti juglindor, destinacion i preferuar për pushime
Turizëm

Pogradeci “rrëmben” turistët në Gusht, qyteti juglindor, destinacion i preferuar për pushime

22 Gusht, 2026
”Nomad Lawyer”: Shqipëria, destinacioni kulturor me rritjen më të shpejtë në Ballkan
Turizëm

”Nomad Lawyer”: Shqipëria, destinacioni kulturor me rritjen më të shpejtë në Ballkan

22 Gusht, 2026
“E pashë në TikTok”: 48% e gjeneratës Z frymëzohen nga platforma për udhëtimet
Turizëm

“E pashë në TikTok”: 48% e gjeneratës Z frymëzohen nga platforma për udhëtimet

22 Gusht, 2026
Artikulli pas
Partnerë dhe rivalë, vizita e Merz sinjalizon kurs të ri ndaj Kinës

Partnerë dhe rivalë, vizita e Merz sinjalizon kurs të ri ndaj Kinës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ndryshon ligji për Strehimin Social: Shteti garanton deri në 30% të kredisë për shtëpi, parashikohen 4,100 familje përfituese
Ekonomi

Ndryshon ligji për Strehimin Social: Shteti garanton deri në 30% të kredisë për shtëpi, parashikohen 4,100 familje përfituese

Nga SkyWeb
1 Gusht, 2026
0

Shteti mund të marrë përsipër garantimin e deri në 30% të vlerës së banesës për familjet që përfitojnë kredi të...

Lexo të plotë
Kroçera “Seven Seas Grandeur” me 728 turistë ndalon në Portin e Durrësit

Kroçera “Seven Seas Grandeur” me 728 turistë ndalon në Portin e Durrësit

10 Tetor, 2025
Ndahet nga jeta mësuesi, gazetari dhe intelektuali Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta mësuesi, gazetari dhe intelektuali Namir Lapardhaja

19 Mars, 2026
Kompania e djalit të Çim Beshirit, Fabio Beshiri u fsheh nga policia për vdekjen e elektricistit 65-vjeçar në Paskuqan

Kompania e djalit të Çim Beshirit, Fabio Beshiri u fsheh nga policia për vdekjen e elektricistit 65-vjeçar në Paskuqan

15 Dhjetor, 2025
Shpallet projekti fitues, kështu do të duket pallati i ri i Sportit “Asllan Rusi”

Shpallet projekti fitues, kështu do të duket pallati i ri i Sportit “Asllan Rusi”

16 Tetor, 2025

Të Fundit

NOSTALGJIA/ Udhëtimet që na bëjnë të ndihemi sërish fëmijë

NOSTALGJIA/ Udhëtimet që na bëjnë të ndihemi sërish fëmijë

23 Gusht, 2026
Sekretet e “zonës blu”, pse të moshuarit e Sardenjës janë më të lumtur?

Sekretet e “zonës blu”, pse të moshuarit e Sardenjës janë më të lumtur?

23 Gusht, 2026
Harrojeni Francën, vera më e mirë në botë prodhohet në një cep të….Suedisë

Harrojeni Francën, vera më e mirë në botë prodhohet në një cep të….Suedisë

23 Gusht, 2026
“Travellisimo”: Shqipëria, një nga destinacionet turistike më emocionuese të Europës

“Travellisimo”: Shqipëria, një nga destinacionet turistike më emocionuese të Europës

23 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr