• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Tatimet shpjegojnë përmes 20 pyetjeve të detajuara gjithçka duhet të dini për plotësimin e DIVA 2025

SkyWeb Nga SkyWeb
25 Shkurt, 2026
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
0
Tatimet shpjegojnë përmes 20 pyetjeve të detajuara gjithçka duhet të dini për plotësimin e DIVA 2025
Share on FacebookShare on WhatsApp

Administrata Tatimore ka publikuar një sërë sqarimesh praktike për deklaratën individuale të të ardhurave DIVA 2025, duke adresuar situatat më të shpeshta me të cilat përballen qytetarët.

Udhëzimet synojnë të qartësojnë se kush ka detyrim ligjor për deklarim, kur deklarata mund të dorëzohet vullnetarisht dhe cilat janë përfitimet që rrjedhin prej saj.

Përmes shembujve konkretë, tatimet shpjegojnë trajtimin e të ardhurave nga pensionet, pagat, qiratë apo aktivitetet e tjera, si edhe mënyrën e përfitimit të zbritjeve për fëmijët në ngarkim.

Po ashtu, jepen orientime për procedurat e regjistrimit, korrigjimit të gabimeve dhe kërkesave për rimbursim.

Ky material synon të lehtësojë procesin e deklarimit dhe të shmangë paqartësitë për tatimpaguesit gjatë plotësimit të DIVA 2025.

PYETJE-PËRGJIGJE

1- Jam një individ që përfitoj pension si rezultat i sigurimit në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në RSH dhe gjatë vitit 2025 kam të ardhura vetëm nga pensioni. Të ardhurat vjetore nga pensioni i kam në shumën 1,300,000 lekë.
A kam detyrimin për të dorëzuar deklaratën e DVAP/DIVA-s për vitin 2025?
Përgjigje: Jo, në këtë rast nuk duhet të deklaroni. Kur të ardhurat janë vetëm nga pensioni, bazuar në nenin 11, të ligjit nr.29/2023, “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, ju nuk keni detyrimin për të dorëzuar deklaratën e DIVA/DVAP.
2- Jam një individ që të ardhurat nga punësimi për vitin 2025 i kam në shumën 700,000 lekë dhe sipas ligjit nuk kam detyrim të plotësoj deklaratën DIVA/DVAP. A mund të dorëzoj dhe unë deklaratën për të përfituar nga kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç?
Përgjigje: Po, dhe ju mund të plotësoni deklaratën DIVA/DVAP të vitit 2025 dhe të përfitoni shpenzime të zbritshme për fëmijët nën 18 vjeç nga të ardhurat bruto. Sqarojmë se nuk mund të ketë rimbursim nëse në deklaratë nuk rezulton një gjendje kreditore apo tatim i mbipaguar.
Kujdes! Teprica dhe masa e kompensimit do të varet gjithashtu edhe nga shpërndarja e të ardhurave dhe tatimit të paguar gjatë vitit tatimor.
3- Si mund të regjistrohet një shtetas i huaj për të plotësuar deklaratën individuale vjetore të të ardhurave të vitit 2025?
Përgjigje: Nëse ju jeni të regjistruar në zyrën e gjendjes civile dhe keni një numër identifikimi shqiptar, mund të regjistroheni elektronikisht nga faqja zyrtare e Administratës Tatimore. Ndërsa, kur ju nuk keni një numër të tillë, do të paraqiteni për regjistrim në një nga Drejtoritë Rajonale Tatimore ku do të merrni asistencën përkatëse.
4- Duke plotësuar deklaratën individuale vjetore të të ardhurave për vitin 2025, gabimisht kam krijuar edhe deklaratën vjetore të vitit 2024 dhe sistemi më ka gjeneruar gjobë për vitin 2024, edhe pse nuk kam detyrimin ligjor dhe nuk plotësoj kushtet për të deklaruar. A mund të më sqaroni si duhet të veproj?
Përgjigje: Sipas rregullave aktuale, ju keni detyrimin të dorëzoni këtë deklaratë që keni gjeneruar. Ndërsa për penalitetet nga mosdeklarimi, sqarojmë se autoriteti që shqyrton dhe heq penalitetet (sipas rastit) në bazë të dispozitave të ligjit 9920, datë 28.05.2008 “Për procedurat tatimore në RSH” është Drejtoria e Apelimit Tatimor, pranë Ministrisë së Financave.
5- Kam të regjistruar një biznes familjar, por njëkohësisht jam i punësuar dhe në një institucion shtetëror me pagë bruto mbi 110,000 lekë në muaj. A duhet që tek deklarata DIVA/DVAP për vitin 2025, të vendos dhe të ardhurat nga biznesi?
Përgjigje: Nëse të ardhurat nga punësimi e kalojnë vlerën 1,200,000 lekë në vit, apo individi kërkon të përfitojë nga kompensimet e ligjit të tatimit mbi të ardhurat, individi duhet të dorëzojë Deklaratën DVAP/DIVA. Të ardhurat nga biznesi, janë objekt i tatimit të të ardhurave personale nga biznesi TAPB, dhe nuk janë objekt tatimi i kësaj deklarate.
6- Disponoj një apartament 65 m2 dhe gjatë vitit 2025 ja kam dhënë me qira një individi për 2 muaj në vlerën 65,000 lekë. A kam detyrim të plotësoj deklaratën individuale vjetore të të ardhurave?
Përgjigje: Të ardhurat vjetore të vitit 2025, nga qiraja në këtë rast duhet të deklarohen në deklaratën DVAP/DIVA të vitit 2025. Për shumën e përfituar ju do të plotësoni rubrikat përkatëse “të ardhura nga qiraja” dhe do të paguani detyrimin tatimor 15% mbi të ardhurat e përfituara.
7- Jam një individ që të ardhurat vjetore nga punësimi i kam në shumën bruto 1,000,000 lekë dhe nuk kam detyrim për të dorëzuar DIVA/DVAP. Kam në ngarkim 2 fëmijë nën moshën 18 vjeç. A duhet të përfitoj dhe unë nga zbritjet që ka parashikuar ligji?
Përgjigje: Referuar ligjit 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar nenet 22, 23, ju gëzoni të drejtën të dorëzoni deklaratën DVAP të vitit 2025 dhe të pëfitoni zbritjet nga baza e tatueshme vjetore, një shumë kompensimi për çdo fëmijë në ngarkim më pak se 18 vjeç, prej 48,000 lekësh.
Theksojmë se, një individ me të ardhurat personale vjetore të tatueshme nga punësimi më pak se 1,200,000 lekë mund të zbresë dhe shpenzimet korrente për arsimin e fëmijëve në ngarkim të tij, në vlerën maksimale 100,000 lekë në vit.
Kujdes! Kompensimi i shpenzimeve për fëmijët në ngarkim dhe shpenzimet për arsim kërkohen nga anëtari i familjes me të ardhura më të larta vjetore të tatueshme.
8- Fëmijët që kanë mbushur moshën 18 vjeç gjatë vitit 2025 do të deklarohen në rubrikën 18 të seksionit “A”, nga prindi me të ardhura vjetore më të larta?
Përgjigje: Në këtë rast nuk do të plotësohet rubrika përkatëse për të përfituar nga shpenzimet e zbritshme nga prindi apo kujdestari i fëmijës.
9- Kam detyrimin për deklarim të DIVA/DVAP, në rubrikën 22 “të ardhura bruto të përjashtuara nga tatimi” do të deklarohet çdo e ardhur e përjashtuar?
Përgjigje: Në rastin kur ju do të dorëzoni një deklaratë DIVA/DVAP, pasi keni një detyrim ligjor bazuar në të ardhurat nga punësimi apo të ardhura të tjera, në rubrikën 22 ju mund të vendosni sipas rastit edhe gjithë shumën e të ardhurave bruto të përjashtuara nga tatimi, sipas llojeve të të ardhurave në nenin 11, të ligjit.
10- Kur një individ, gjatë vitit 2025 ka përfituar të ardhura vjetore nga qiraja dhe shërbime konsulence për biznese, mbi 1,200,000 lekë për të cilat dhe është mbajtur dhe paguar tatimi në burim, por pagesat nuk dalin automatikisht në deklaratë pasi agjenti nuk më ka regjistruar me ID personale në deklaratën e tij, si duhet të veproj?
Përgjigje: Ju duhet të komunikoni me kontraktuesin tuaj, i cili ka mbajtur tatimin në burim si agjent ligjor dhe ai duhet të deklarojë saktë të dhënat në deklaratat e tij. Ky rregullim do të bëjë të mundur që të shfaqet pagesa e kryer në deklaratën tuaj DVAP.
11- Si plotësohet deklarata e DVAP/DIVA 2025? A ka ndonjë video ilustruese që shpjegon mënyrën e plotësimit?
Përgjigje: Për mënyrën e plotësimit të kësaj deklarate ka të publikuar video në faqen zyrtare të tatimeve si dhe në rrjetet sociale, ku jepen udhëzime dhe instruksione hap pas hapi mbi mënyrën e plotësimit të deklaratës DVAP. Video udhëzuesin mund ta ndiqni këtu:
https://youtu.be/xmUqnbudbEk?si=eFE4mqRxiDILhOp3
12- Jam duke plotësuar deklaratën DIVA/DVAP dhe rezultoj me gjendje kreditore apo me mbipagim të tatimit nga marrëdhëniet e punësimit. Konform detyrimeve të ligjit, dua të di nëse nga kompensimi për fëmijët në ngarkim, kur rezultoj të dal me gjendje kreditore apo me tatim të mbipaguar, kjo shumë do të rimbursohet në llogarinë time bankare apo do të kalohet si tepricë kreditore për pagesën e detyrimeve të tjera tatimore?
Përgjigje: Për vlerën e tatimit të mbipaguar, ju keni të drejtën e paraqitjes së kërkësës për rimbursim sipas hapave të mëposhtëm:
* Logohuni në llogarinë personale në e-filing, në menunë “E-filing im”, klikoni “profili im”, dhe më pas “detajet e bankës”
* Kliko në Shto llogari bankare. Plotësoni fushat e kërkuara duke përzgjedhur bankën dhe të dhënat e sakta të IBAN.
* Më pas në menunë “çështjet e mia”, do të paraqisni kërkësën për rimbursim duke klikuar “krijo çështje”, zgjidh “pyetje të përgjithshme” dhe shtyp “krijo”.
* Pas shfaqjes së mesazhit “çështja e re u krijua me sukses” vijoni me plotësimin e kërkesës dhe në kutinë“lloji i komunikimit” zgjidhni “shkresë njoftuese”.
* Ngarkoni dokumentin e lëshuar nga banka për numrin e llogarisë bankare.
* Ngarkoni çertifikatën familjare, kur kërkoni zbritjet nga fëmijët apo arsimimin e tyre, si dhe kontratën me institucionin/tatimpaguesin, faturat tatimore tëfiskalizuara, për shpenzimet e fëmijëve për zbritjet e bëra.
* Pasi të keni ngarkuar dokumentat e nevojshëm, dorëzoni kërkesën duke shtypur butonin “dorëzo”.
Kërkesa do të trajtohet nga Drejtoria Rajonale Tatimore ku jeni të regjistruar e cila do të vijojë me hapat për rimbursimin në llogarinë tuaj.
Shënim! Me kërkesë dhe dëshirë të individit shuma e mbipaguar apo teprica kreditore mbartet për vitin e ardhshëm.
Video udhëzues për mënyrën e aplikimit për rimbursim:
https://youtu.be/bnJJ3wHYa10?si=gooktpbzj_aA2xzG
13- Kam lidhur një marrëveshje me administratën tatimore për pagimin me këste të detyrimeve që lidhen me deklaratën DIVA të vitit 2024. Nëse dorëzoj deklaratën DIVA/DVAP për 2025, dhe kërkoj kompensim për dy fëmijët e mi, kam ndonjë pengesë?
Përgjigje: Marrëveshja e pagesës me këste, e lidhur për detyrimin tatimor që lidhet me deklaratën e vitit 2024, nuk ju pengon të përfitoni të drejtat dhe lehtësirat për fëmijët që lidhen me deklaratën e DIVA/DVAP të vitit 2025.
14- Jam i punësuar vetëm tek një tatimpagues dhe plotësoj kushtet për të deklaruar të ardhurat vjetore personale nga punësimi. Kam plotësuar deklaratën vjetore dhe e kam lënë në opsionin “ruaj”, pasi me del një detyrim në shumën 5 lekë. Tatimin mbi pagë sipas ligjit e llogarit, mban në burim dhe e paguan punëdhënësi. Si duhet të veproj?
Përgjigje: Ju duhet të përfundoni dorëzimin e deklaratës. Bazuar në nenin 68, pika 8, e Ligjit nr. 9920/2008 “Për Procedurat Tatimore në RSH”, i ndryshuar citohet: “Shuma e detyrimit tatimor e detyrueshme për t’u paguar ose shuma e tepricës së kredisë, me vlerë deri në 1,000 (një mijë) lekë, vlerësohet si detyrim ose kredi me vlerë zero dhe për shuma të tilla nuk bëhet vlerësim tatimor nga Administrata Tatimore”.
15- Nëse të ardhurat e mia për 8 muaj janë 1,200,100 lekë dhe 4 muaj kam qenë me raport mjekësor, ndërkohë kam dhe të ardhura nga skema e ISSH. Gjatë plotësimit të deklaratës për vitin 2025, duhet t’i plotësoj dhe të ardhurat nga ISSH për raportet?
Përgjigje: Po, të ardhurat nga ISSH për raportet, mund t’i vendosni tek seksioni B, kutia 22, “Të ardhura bruto të tjera të përjashtuara nga tatimi”.
16- Gjatë vitit 2025 kam qenë e dypunësuar për një muaj te dy punëdhënës (10 ditë te njëri dhe 12 ditë te tjetri). Të dy punëdhënsit më kanë llogaritur dhe më kanë paguar tatimin mbi pagë. Paga ime bruto mujore është 260,000 lekë. Pse deklarata me del me “Tatim i detyruar për të paguar”?
Përgjigje: Dy punëdhënësit, pjesën e pagës bruto mujore, e kanë tatuar më 13%, pasi paga ka qënë e ndarë, ndërsa paga juaj bruto mujore reale, në rastin konkret, mblidhet dhe është 260,000 lekë/muaj. Bazuar në këtë fakt, shuma e pagës mbi 200,000 lekë tatohet më 23% konform ligjit. Prandaj dhe në deklaratë ju del një detyrim për të paguar.
17- Jam i papunë. A përfitoj dhe unë rimbursim për fëmijët nën moshën 18 vjeç?
Përgjigje: Në rastin konkret duke qenë i papunë, ju nuk jeni objekt i ligjit të tatimit mbi të ardhurat, dhe nuk mund të përfitoni rimbursim për fëmijët pranë Administratës Tatimore.
18- Pse unë si i punësuar, vetëm me rrogë mujore minimale 40,000 lekë për vitin 2025, nuk përfitoj rimbursim për fëmijët nën 18 vjeç?
Përgjigje: Bazuar në ligjin nr. 29/2023, Për tatimin mbi të ardhurat, ju nuk keni paguar tatim mbi pagën mujore për vitin 2025. Sqarojmë se që të përfitosh rimbursim, në rastin konkret minimumi duhet të keni paguar tatim mbi të ardhurat nga punësimi.
19- Si plotësohet në deklaratën e DVAP/DIVA, të ardhurat nga interesat bankare dhe nga shitja e pasurisë?
Përgjigje: Të ardhurat bruto nga interesat bankare dhe tatimi i paguar, do të plotësohen manualisht nga ana juaj, në rubrikat përkatëse të deklaratës DIVA/DVAP.
Ndërsa të ardhurat e përfituara nga ju, nga shitja e pasurisë së paluajtshme dhe tatimi i paguar, plotësohen automatikisht në deklaratën tuaj, pasi ato merren nga deklarata e dorëzuar e agjentit ligjor (ASHK), i cili mban dhe paguan tatimin në buxhetin e Administratës Tatimore. Për çdo problem që keni në këtë rast, paraqituni tek agjenti tatimor që të bëjë rregullimet përkatëse në deklaratën e dorëzuar nga ana e tij.
20- Përveç të ardhurave që kam realizuar në Shqipëri, kam realizuar të ardhura dhe jashtë Shqipërisë. Duhet t’i deklaroj këto të ardhura?
Përgjigje: Po, ju duhet t’i deklaroni dhe të ardhurat e realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, duke i vendosur në rubrikën përkatëse të deklaratës.
Etiketat: diva 2025si ta plotesojmesubvencionsubvencionettatimet
Artikulli para

Bllokimi i Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës

Artikulli pas

Propozimi i KE-së, si përkthehet në tarifa heqja e Roamingut me BE-në për abonentët shqiptarë të telefonisë celulare?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Propozimi i KE-së, si përkthehet në tarifa heqja e Roamingut me BE-në për abonentët shqiptarë të telefonisë celulare?
Ekonomi

Propozimi i KE-së, si përkthehet në tarifa heqja e Roamingut me BE-në për abonentët shqiptarë të telefonisë celulare?

25 Shkurt, 2026
Bllokimi i Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës
Aktualitet

Bllokimi i Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës

25 Shkurt, 2026
90 punonjës denoncuan punëdhënësit e tyre te Inspektorati i Punës gjatë janarit
Ekonomi

90 punonjës denoncuan punëdhënësit e tyre te Inspektorati i Punës gjatë janarit

25 Shkurt, 2026
Gratë kanë pension më të ulët se burrat në Europë
Ekonomi

Gratë kanë pension më të ulët se burrat në Europë

25 Shkurt, 2026
KE propozon heqjen e Roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor
Ekonomi

KE propozon heqjen e Roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

25 Shkurt, 2026
Rrezik për udhëtarët, ARRSH mbyll aksin Librazhd-Pogradec, alternativat
Ekonomi

Bllokimi i aksit Librazhd–Përrenjas rrit kostot e udhëtimit, shtrenjtohen biletat e furgonave

25 Shkurt, 2026
Artikulli pas
Propozimi i KE-së, si përkthehet në tarifa heqja e Roamingut me BE-në për abonentët shqiptarë të telefonisë celulare?

Propozimi i KE-së, si përkthehet në tarifa heqja e Roamingut me BE-në për abonentët shqiptarë të telefonisë celulare?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Vezët kafe apo të bardha, cilat janë më të shëndetshme? Ekspertët sqarojnë mitin
Shëndet

Vezët kafe apo të bardha, cilat janë më të shëndetshme? Ekspertët sqarojnë mitin

Nga Editor
17 Shkurt, 2026
0

Të zgjedhim vezë kafe apo të bardha? Është një pyetje që shumë prej nesh ia bëjnë vetes para rafteve të...

Lexo të plotë
Media spanjolle “OKdiario”: Shqipëria, destinacioni europian për vitin 2025

Media spanjolle “OKdiario”: Shqipëria, destinacioni europian për vitin 2025

20 Tetor, 2025
Rruga dhe ujësjellësi, Erion Isai sërish në SPAK: Çfarë e lidh me bashkëshortin e Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj?

Rruga dhe ujësjellësi, Erion Isai sërish në SPAK: Çfarë e lidh me bashkëshortin e Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj?

27 Nëntor, 2025
Tenderët e AKSHI-t, SPAK lëshon urdhër arreste për treshen Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe Mirlinda Karçanaj

Skandali me tenderat e AKSHI-t, GJKKO jep vendimet, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanaj

18 Dhjetor, 2025
Vueling nis fluturimet e para në Tiranë me lidhje të drejtpërdrejta me Barcelonën

Vueling nis fluturimet e para në Tiranë me lidhje të drejtpërdrejta me Barcelonën

3 Korrik, 2025

Të Fundit

Mos e thoni kurrë! Kjo përgjigje e gabuar gjatë intervistës për punë iu nxjerr menjëherë jashtë loje

Mos e thoni kurrë! Kjo përgjigje e gabuar gjatë intervistës për punë iu nxjerr menjëherë jashtë loje

25 Shkurt, 2026
Propozimi i KE-së, si përkthehet në tarifa heqja e Roamingut me BE-në për abonentët shqiptarë të telefonisë celulare?

Propozimi i KE-së, si përkthehet në tarifa heqja e Roamingut me BE-në për abonentët shqiptarë të telefonisë celulare?

25 Shkurt, 2026
Tatimet shpjegojnë përmes 20 pyetjeve të detajuara gjithçka duhet të dini për plotësimin e DIVA 2025

Tatimet shpjegojnë përmes 20 pyetjeve të detajuara gjithçka duhet të dini për plotësimin e DIVA 2025

25 Shkurt, 2026
Bllokimi i Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës

Bllokimi i Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës

25 Shkurt, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr