• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 30 Maj, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Sulmi i Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit, anulohen qindra fluturime

SkyWeb Nga SkyWeb
28 Shkurt, 2026
në Aviacion, Kryesore
A A
0
Sulmi i Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit, anulohen qindra fluturime
Share on FacebookShare on WhatsApp
Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme po reflektohet drejtpërdrejt në trafikun ajror ndërkombëtar, me një valë anulimesh dhe pezullimesh fluturimesh nga disa prej kompanive më të mëdha ajrore në botë.

Të dhënat e platformës së monitorimit Flightradar24 tregojnë se mëngjesin e së shtunës hapësira ajrore midis Iranit dhe Irakut ishte pothuajse e boshatisur, një tregues i qartë i ndikimit të situatës së sigurisë në operacionet e aviacionit civil.

Turkish Airlines ka anuluar fluturimet drejt një sërë destinacionesh në rajon pasi disa shtete vendosën të mbyllin hapësirat e tyre ajrore. Fluturimet për Libanin, Sirinë, Irakun, Iranin dhe Jordaninë janë anuluar deri më 2 mars, ndërsa linjat drejt Katarit, Kuvajtit, Bahreinit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Omanit janë ndërprerë për ditën e sotme.

Edhe Air France ka reaguar duke anuluar të gjitha fluturimet për dhe nga Tel Avivi dhe Bejruti për ditën e shtunë, ndërsa kompania holandeze KLM e kishte pezulluar më herët linjën Amsterdam Tel Aviv.

Grupi Lufthansa ka zgjeruar masat e sigurisë duke pezulluar fluturimet për dhe nga Tel Avivi, Bejruti dhe Omani deri më 7 mars, si dhe fluturimet për dhe nga Dubai gjatë fundjavës.

Ndërkohë Wizz Air ka ndërprerë operacionet për dhe nga Izraeli, Dubai, Abu Dhabi dhe Aman deri më 7 mars, ndërsa Japan Airlines ka anuluar fluturimet nga Tokio drejt Dohas dhe kthimin e planifikuar për 1 mars.

Valë anulimesh tregon se situata e sigurisë në rajon mbetet e paqëndrueshme dhe se aviacioni civil është ndër sektorët e parë që reagon ndaj rrezikut të shtuar, duke kufizuar ndjeshëm lëvizjen ajrore në një nga korridoret më të rëndësishme globale të fluturimeve. /skyweb.al

Etiketat: irani
Artikulli para

Nga se ka “frikë” Edi Rama

Artikulli pas

Lufta në Lindjen e Mesme trondit tregjet, rritet çmimi i naftës dhe bie Bictoin

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Shumë shpejt, faqet e internetit s’do të ndërtohen më për njerëzit por për agjentët e AI
Aktualitet

Shqipëria bën ligj për Inteligjencën Artificiale, masa të rrepta për identifikimin automatik dhe kontrollin e punonjësve nga punëdhënësit

29 Maj, 2026
FOTO/ Rama sulmoi SPAK-un dhe mbrojti Mirlindën e AKSHI-t para motrës së Ergys Agasit, drejtorëshës së tenderave në institucionin ku vëllai është “zot”
Aktualitet

Rama quan AKSHI-n histori suksesi, ndërsa SPAK-u ka hapur një ndër pusetat më të pista të korrupsionit në VEND

29 Maj, 2026
LETRA/ MIE gati të ndërhyjë në mbrojtje të interesave të shtetit nëse vijon sherrin Behgjet Pacolli-Valon Ademi në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

LETRA/ MIE gati të ndërhyjë në mbrojtje të interesave të shtetit nëse vijon sherrin Behgjet Pacolli-Valon Ademi në Aeroportin e Vlorës

29 Maj, 2026
Ekspertët ngrenë alarmin për një vit të vështirë nga zjarret
Aktualitet

Deri në 30 vite burg për zjarrvëniet e qëllimshme, ministri i Brendshëm prezanton masat e reja për sezonin e verës

29 Maj, 2026
Rama për Zvërnecin: Qeveria nuk po fal asgjë, toka është private
Aktualitet

Rama për Zvërnecin: Qeveria nuk po fal asgjë, toka është private

29 Maj, 2026
Nafta dhe gazi, amerikanët ikin nga Kreta në Jon: Pse grekët e duan TANI Marrëveshjen e Detit me Shqipërinë
Ekonomi

Nafta dhe gazi, amerikanët ikin nga Kreta në Jon: Pse grekët e duan TANI Marrëveshjen e Detit me Shqipërinë

29 Maj, 2026
Artikulli pas
Lufta në Lindjen e Mesme trondit tregjet, rritet çmimi i naftës dhe bie Bictoin

Lufta në Lindjen e Mesme trondit tregjet, rritet çmimi i naftës dhe bie Bictoin

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

STUDIMI/ Fuoristradat, tetë herë më vdekjeprurëse për fëmijët se makinat e zakonshme
Aktualitet

STUDIMI/ Fuoristradat, tetë herë më vdekjeprurëse për fëmijët se makinat e zakonshme

Nga SkyWeb
18 Dhjetor, 2025
0

Një studim i fundit i publikuar nga Journal of Safety Research dhe Transport & Environment, në bashkëpunim me Universitetin e...

Lexo të plotë
Këto janë zonat ku njerëzit jetojnë më gjatë

Këto janë zonat ku njerëzit jetojnë më gjatë

7 Janar, 2026
Nis tatëpjeta pas rregullave të BSH? Bie për herë të parë numri i zyrave të këmbimit valutor

Nis tatëpjeta pas rregullave të BSH? Bie për herë të parë numri i zyrave të këmbimit valutor

23 Shtator, 2025
TIA thyen rekord, mbi 7.8 milionë pasagjerë në 8 muaj

TIA thyen rekord, mbi 7.8 milionë pasagjerë në 8 muaj

5 Shtator, 2025
Viva Fresh hyn në tregun shqiptar, finalizohet shitja e SPAR Albania

Viva Fresh hyn në tregun shqiptar, finalizohet shitja e SPAR Albania

7 Gusht, 2025

Të Fundit

Cilat janë shijet e akulloreve më të preferuara në Evropë, çfarë duan shqiptarët

Cilat janë shijet e akulloreve më të preferuara në Evropë, çfarë duan shqiptarët

29 Maj, 2026
Shumë shpejt, faqet e internetit s’do të ndërtohen më për njerëzit por për agjentët e AI

Shqipëria bën ligj për Inteligjencën Artificiale, masa të rrepta për identifikimin automatik dhe kontrollin e punonjësve nga punëdhënësit

29 Maj, 2026
IKMT gjobit kompaninë “Gjikuria” me 11 000 euro për hedhje dherash në mënyrë të paligjshme në Dhërmi

IKMT gjobit kompaninë “Gjikuria” me 11 000 euro për hedhje dherash në mënyrë të paligjshme në Dhërmi

29 Maj, 2026
Zëri i klonuar me inteligjencë artificiale, metodat e reja të mashtrimit me telefonata

Zëri i klonuar me inteligjencë artificiale, metodat e reja të mashtrimit me telefonata

29 Maj, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr