• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 15 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Kanë çmimin e karburanteve më të ulët në rajon, qeveria e Maqedonisë garanton qytetarët për stabilitet në furnizim

SkyWeb Nga SkyWeb
14 Mars, 2026
në Ekonomi
A A
0
Kanë çmimin e karburanteve më të ulët në rajon, qeveria e Maqedonisë garanton qytetarët për stabilitet në furnizim
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria e Maqedonisë së Veriut deklaron se furnizimi me karburante në vend mbetet i qëndrueshëm dhe se, pavarësisht rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare, karburantet në këtë vend vijojnë të jenë ndër më të lirat në rajon.

Ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska, bëri të ditur se inspektorët e tregut kanë zhvilluar më shumë se 300 kontrolle, gjatë të cilave është konstatuar se të gjithë tregtarët disponojnë rezervat ligjore operative për pesë ditë furnizim.

Sipas saj, edhe rezervat shtetërore janë në nivele të qëndrueshme dhe janë të mjaftueshme për të mbuluar rreth 62 ditë të nevojave të qytetarëve dhe të ekonomisë.

Bozhinovska theksoi se nëse presionet në tregjet globale vazhdojnë, qeveria do të përdorë të gjithë mekanizmat në dispozicion për mbrojtjen e standardit të qytetarëve. Ndër masat që mund të përdoren janë ulja e akcizës për karburantet deri në 4 denarë dhe ulja e TVSH-së për blerjen e produkteve.

Ministrja u ndal edhe te rregullorja e re për përcaktimin e çmimeve të karburanteve, sipas së cilës ndryshimet bëhen një herë në javë, çdo të hënë, dhe jo më sa herë që ka luhatje në bursat ndërkombëtare. Ajo deklaroi se deri tani është regjistruar vetëm një rritje.

Çmimet e karburanteve në vend përcaktohen nga Komisioni Rregullator i Energjisë dhe ministria nuk ndërhyn në këtë proces. Të hënën, komisioni vendosi rritjen mesatare të çmimeve me 14.27 për qind. Çmimi i naftës u rrit me 14.5 denarë, pasi çmimi i një fuçie në bursat ndërkombëtare kaloi nivelin e 100 dollarëve.

Komisioni Rregullator pritet të shpallë çmimet e reja të hënën, ndërsa në tregjet ndërkombëtare nafta ka kaluar sërish mbi 100 dollarë për fuçi gjatë dy ditëve të fundit, pasi më parë kishte rënë deri në rreth 85 dollarë për fuçi.

Artikulli para

Doganat dhe Tatimet nisin kontrollet në tregun e karburanteve, aksioni i parë në Elbasan

Artikulli pas

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës, 220 milionë euro që nuk dihet ku shkojnë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Nga 1 janari 2026 nis rivlerësimi i pronave, por ndërtuesit gjejnë probleme te procedura
Ekonomi

Tatimet thonë se shqiptarët kursyen 84 mln euro nga rivlerërimi i pasurive të paluajtshme

15 Qershor, 2026
Ndryshojnë procedurat për lejet e ndërtimit: Rregulla të reja, zgjaten afatet për objektet e papërfunduara
Ekonomi

SIGURIA/ 275 aksidente në punë gjatë vitit 2025, 48 punonjës humbën jetën

15 Qershor, 2026
Tatimet nxjerrin LISTËN e pagave referencë për kuzhinierët, kamarierët, menaxherët, etj: Kontroll bizneseve që i deklarojnë më pak
Ekonomi

Mbi 6,500 vende të lira pune në të gjithë vendin, profesionet më të kërkuara

15 Qershor, 2026
Paga mesatare rritet, por gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 60 mijë lekë neto në muaj
Ekonomi

Paga mesatare rritet, por gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 60 mijë lekë neto në muaj

15 Qershor, 2026
Vijon pasiguria në Gjirin e Hormuzit, çmimi naftës afrohet te 100/ fuçia
Ekonomi

Marrëveshja SHBA-Iran qetëson tregjet, bie çmimi i naftës

15 Qershor, 2026
Hapet aplikimi për DIVA. E-tax llogarit automatikisht kompensimin e arsimit
Ekonomi

56 mln euro, pjesën më të madhe të ndihmës shtetërore e mori turizmi

15 Qershor, 2026
Artikulli pas
Ironia e taksës së qarkullimit të naftës, 220 milionë euro që nuk dihet ku shkojnë

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës, 220 milionë euro që nuk dihet ku shkojnë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pse të gjithëve na duhet një e “dielë franceze”
Shëndet

Pse të gjithëve na duhet një e “dielë franceze”

Nga SkyWeb
25 Maj, 2026
0

Në një kohë kur ritmi i përditshëm është i mbushur me nxitim, njoftime, detyrime dhe presion për produktivitet, një trend...

Lexo të plotë
Kryemadhi ia pason Ramës ligjin e minierave që SPAK thotë se Samir Mane e bleu me vila dhe bileta për në Disneyland

Kryemadhi ia pason Ramës ligjin e minierave që SPAK thotë se Samir Mane e bleu me vila dhe bileta për në Disneyland

27 Shkurt, 2026
Shqipëria, ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve në Europë, por më i ulëti për gratë

Shqipëria, ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve në Europë, por më i ulëti për gratë

7 Maj, 2026
Qeveria drejt shtetëzimit të Aeroportit të Vlorës? Pacolli flet për tradhti! Sinjale arbitrazhi dhe akuza për lidhje ruse

Behgjet Pacolli del në “temë”, kërcënon shtetin shqiptar me Arbitrazh nëse nuk zgjidhet “larja e hesapeve” me Valon Ademin te Aeroporti i Vlorës

11 Shkurt, 2026
Si shtetet e Europës po gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale

Si shtetet e Europës po gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale

26 Mars, 2026

Të Fundit

Nga 1 janari 2026 nis rivlerësimi i pronave, por ndërtuesit gjejnë probleme te procedura

Tatimet thonë se shqiptarët kursyen 84 mln euro nga rivlerërimi i pasurive të paluajtshme

15 Qershor, 2026
Shqiptarët mbeten të “lidhur” me rrjetet sociale, vazhdojnë të dominojnë komunikimin online

Shqiptarët mbeten të “lidhur” me rrjetet sociale, vazhdojnë të dominojnë komunikimin online

15 Qershor, 2026
Ndryshojnë procedurat për lejet e ndërtimit: Rregulla të reja, zgjaten afatet për objektet e papërfunduara

SIGURIA/ 275 aksidente në punë gjatë vitit 2025, 48 punonjës humbën jetën

15 Qershor, 2026
Tatimet nxjerrin LISTËN e pagave referencë për kuzhinierët, kamarierët, menaxherët, etj: Kontroll bizneseve që i deklarojnë më pak

Mbi 6,500 vende të lira pune në të gjithë vendin, profesionet më të kërkuara

15 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr