• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 3 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

“Express”: Tirana, një udhëtim mes kulturës autentike dhe historisë së pasur

Editor Nga Editor
3 Prill, 2026
në Turizëm
A A
0
“Express”: Tirana, një udhëtim mes kulturës autentike dhe historisë së pasur
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nëse dëshironi të udhëtoni me një kosto të përballueshme dhe të shijoni motin e ngrohtë pranveror, Tirana në Shqipëri është zgjedhja ideale, shkruan e përditshmja britanike “Express”.

Temperaturat arrijnë deri në 21 gradë Celsius në prill, ndërsa fluturimet direkte nga Britania e Madhe fillojnë nga vetëm 14,99 paund.

Shumë turistë zgjedhin plazhet e Shqipërisë, por Tirana po bëhet gjithnjë e më popullore si një destinacion për pushime në qytet me buxhet të ulët.

Në vitin 2025, revista “Time Out” e renditi Tiranën si destinacionin më të mirë evropian me buxhet të ulët, duke lënë pas qytete si Zagrebi, Krakowi dhe Sarajeva.

Fluturimet nga Britania e Madhe ofrohen me një kosto të përballueshme. “Ryanair” ofron fluturime direkte nga aeroporti Stansted në Londër për vetëm 14,99 paund në muajin prill.

“Wizz Air” dhe linja të tjera buxhetore ofrojnë gjithashtu fluturime të përballueshme, ndërsa nisja mund të bëhet edhe nga aeroportet si Heathrow, Gatwick, Luton, Liverpul dhe Mançester.

Në Tiranë, vizitorët mund të eksplorojnë një gamë të gjerë pamjesh, nga xhamitë e epokës osmane dhe bunkerët e epokës komuniste deri te arti shumëngjyrësh i rrugës, tregjet e gjalla, parqet e bukura dhe pamjet malore marramendëse, të gjitha të vendosura brenda një qyteti kompakt dhe të lehtë për t’u shëtitur.

Disa nga pikat kryesore të qytetit përfshijnë Sheshin Skënderbej, lagjen plot ngjyra të Bllokut, Xhaminë e Et’hem Beut, Muzeun Historik Kombëtar, Bunk’Art 1 dhe 2, pamjet e Malit të Dajtit, Parkun e Madh, Piramidën, Pazarin e Ri dhe artin e gjallë të rrugës në kryeqytetit.

Një tjetër avantazh është se ushqimi është i përballueshëm, por edhe i shijshëm si byreku, fërgesa, tava e kosit, mish i pjekur në skarë dhe prodhime deti të freskëta. Një krikëll birrë kushton vetëm 2,2 paund.

Sam Dawson, një blogere udhëtimesh dhe bashkëthemeluese e “Relentless Roaming”, tha se Tirana është “kryeqyteti më i nënvlerësuar i Evropës”.

“Për një pushim vërtet unik dhe frymëzues në qytet, Tirana është zgjedhja e duhur”, shtoi ajo.

“Mos e përjashtoni Tiranën nga lista juaj e udhëtimeve! Mund të bini në dashuri me këtë qytet. Tirana po transformohet vazhdimisht para syve tanë, duke dalë nga e kaluara e saj gri. Ky evolucion është i dukshëm në arkitekturën e saj moderne dhe shpërthimin e ngjyrave te gjalla që janë gjithnjë e më të dukshme në të gjithë hapësirën urbane”, tha një ekspert i “TripAdvisor”.

“Sheshi Skënderbej, zemra e Tiranës, është një shembull kryesor i këtij ndryshimi. Është vendi ideal, ku përmblidhet në mënyrë të përsosur udhëtimi i qytetit – nga e kaluara e tij sfiduese në një të ardhme më shpresëdhënëse”, tha ai.

Etiketat: tiranaturistet
Artikulli para

Pabarazia, 1 milion llogari në banka janë bosh; 4.7% e depozituesve kanë 59% të kursimeve totale

Artikulli pas

Paguajmë taksa mbi makina dhe qarkullimin 340 mln euro; për mirëmbajtjen e rrugëve vetëm 36 mln euro

Editor

Editor

Nga Kategoria

TTW: Shqipëria, një thesar i fshehur i Europës për turizëm të qetë
Turizëm

Shqipëria, destinacioni turistik që po tërheq gjithnjë e më shumë francezë

3 Tetor, 2026
Rama: Nga turizmi masiv drejt atij elitar, Shqipëria duhet të rrisë cilësinë
Turizëm

Rama: Nga turizmi masiv drejt atij elitar, Shqipëria duhet të rrisë cilësinë

2 Tetor, 2026
“Metro” rendit Shqipërinë mes destinacioneve ideale për t’u vizituar në tetor
Turizëm

“Metro” rendit Shqipërinë mes destinacioneve ideale për t’u vizituar në tetor

2 Tetor, 2026
”La Repubblica”: Shqipëria, destinacion ideal turistik
Turizëm

Media spanjolle: Nga Tirana në Ksamil, një udhëtim magjepsës në Shqipëri

1 Tetor, 2026
Dëmton mjedisin, paguan faturën! Bizneseve u ngarkohen edhe analizat, ekspertët dhe kostot ligjore
Turizëm

Media amerikane rendit Shqipërinë në mesin e destinacioneve që duhen vizituar

30 Shtator, 2026
“Shkoni para se të shtrenjtohet!” Media amerikane liston Shqipërinë mes 10 vendeve që duhet vizituar
Turizëm

“Shkoni para se të shtrenjtohet!” Media amerikane liston Shqipërinë mes 10 vendeve që duhet vizituar

30 Shtator, 2026
Artikulli pas
Paguajmë taksa mbi makina dhe qarkullimin 340 mln euro; për mirëmbajtjen e rrugëve vetëm 36 mln euro

Paguajmë taksa mbi makina dhe qarkullimin 340 mln euro; për mirëmbajtjen e rrugëve vetëm 36 mln euro

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

OBT: Inteligjenca Artificiale do të rrisë me 37% vlerën globale të tregtisë deri në vitin 2040
Ekonomi

OBT: Inteligjenca Artificiale do të rrisë me 37% vlerën globale të tregtisë deri në vitin 2040

Nga Editor
19 Shtator, 2025
0

Inteligjenca Artificiale pritet të sjellë një rritje prej 37% në vlerën e tregtisë dhe shërbimeve globale deri në vitin 2040,...

Lexo të plotë
Biznesi i diellit, çfarë po ndodh me parqet fotovoltaike në Shqipëri, kush po përfiton dhe si po ndahen licencat: Ndikimi te tokat

Biznesi i diellit, çfarë po ndodh me parqet fotovoltaike në Shqipëri, kush po përfiton dhe si po ndahen licencat: Ndikimi te tokat

12 Mars, 2026
“Gulf News”: Gjirokastra mes destinacioneve më spektakolare në botë

“Gulf News”: Gjirokastra mes destinacioneve më spektakolare në botë

13 Korrik, 2026
“Tourism and Hospitality”:  Shqipëria, gatishmëri të lartë për përdorimin e teknologjisë në turizëm

“Tourism and Hospitality”:  Shqipëria, gatishmëri të lartë për përdorimin e teknologjisë në turizëm

23 Shtator, 2025
Me padi në  SPAK, i preferuari Emiljano Dusha me MSSC merr pa garë tenderin e pajisjeve të Policisë

S’ka më tendera për armë, qeveria i jep biznesmenit Emiljano Dusha me MSSC monopolin e furnizimit të policisë dhe ushtrisë

5 Nëntor, 2025

Të Fundit

Skemë kriminale, SPAK dërgon për gjykim skandalin e mikrokredive

Ligji i ri kufizon gjobat dhe kostot ekstra për kreditë e këqija

3 Tetor, 2026
Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AirBnb

Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AirBnb

3 Tetor, 2026
G7 miraton nxjerrjen emergjente të 100 milionë fuçive naftë  nga rezerva në treg pas presionit të SHBA

G7 miraton nxjerrjen emergjente të 100 milionë fuçive naftë nga rezerva në treg pas presionit të SHBA

3 Tetor, 2026
Mënyra si flisni mund të zbulojë shenjat e hershme të plakjes së trurit

Mënyra si flisni mund të zbulojë shenjat e hershme të plakjes së trurit

3 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr