• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 30 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

Media amerikane rendit Shqipërinë në mesin e destinacioneve që duhen vizituar

Editor Nga Editor
30 Shtator, 2026
në Turizëm
A A
0
Dëmton mjedisin, paguan faturën! Bizneseve u ngarkohen edhe analizat, ekspertët dhe kostot ligjore
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria është përfshirë nga media amerikane “Quartz” në listën e 10 destinacioneve që ia vlen të vizitohen gjatë vitit 2026, me vëmendje të veçantë ndaj Rivierës Shqiptare.

Në artikull, Shqipëria vlerësohet për bukuritë natyrore, pasurinë kulturore dhe kostot relativisht të ulëta të një udhëtimi, ndërsa theksohet se vendi ende nuk është përfshirë në të njëjtën shkallë të turizmit masiv si shumë prej destinacioneve të tjera të Mesdheut.

Sipas “Quartz”, destinacionet e përzgjedhura në këtë listë ofrojnë një mundësi për t’i vizituar përpara se rritja e numrit të turistëve, çmimeve dhe flukseve të vizitorëve të sjellë më shumë turma dhe pritje të gjata.

Riviera Shqiptare, alternativë më e përballueshme në Mesdhe

Në fokus të artikullit është bregdeti shqiptar, i cili shtrihet nga Vlora në jug deri në Sarandë.

Riviera Shqiptare përshkruhet si një zonë me ujëra të kristalta, plazhe dhe male që takohen me brigjet e Adriatikut dhe Jonit. Për “Quartz”, një tjetër avantazh i rëndësishëm janë çmimet, të cilat mbeten më të ulëta krahasuar me destinacione të njohura turistike në Itali, Kroaci apo Greqi.

Dhërmiu, Himara dhe Ksamili janë ndër zonat bregdetare të përmendura në artikull. Pozicioni i tyre përballë ishullit të Korfuzit ka bërë që edhe turistë nga Greqia të udhëtojnë drejt Shqipërisë për vizita ditore, duke kërkuar ushqime me çmime më të favorshme dhe plazhe më pak të frekuentuara.

Një bregdet ende larg turizmit masiv

Artikulli e lidh zhvillimin relativisht të vonshëm turistik të Shqipërisë me historinë e saj.

Për dekada, vendi qëndroi i izoluar nën regjimin komunist, i cili kufizonte ndjeshëm kontaktet me botën e jashtme. Izolimi përfundoi në fillim të viteve 1990, por zhvillimi masiv i resorteve turistike, që kishte përfshirë pjesë të tjera të Mesdheut, nuk arriti në të njëjtën masë në Shqipëri.

Edhe sot, sipas artikullit, përgjatë bregdetit shqiptar ka më pak ndërtime shumëkatëshe dhe shërbimet në plazhe, përfshirë shezlongët dhe çadrat, mbeten më të përballueshme se në disa prej destinacioneve më të njohura mesdhetare.

Gjirokastra dhe Berati, pasuria historike e Shqipërisë

Përtej plazheve, “Quartz” veçon edhe pasurinë kulturore të vendit.

Gjirokastra, e njohur si “qyteti i gurtë”, tërheq vëmendjen për shtëpitë karakteristike të periudhës osmane, çatitë prej pllakash guri, Pazarin dhe Kalanë që dominon qytetin.

Një tjetër ndalesë e rëndësishme është Berati, i njohur si “qyteti i një mbi një dritareve”. Shtëpitë e bardha të periudhës osmane, të vendosura në shpatet përgjatë lumit, krijojnë një prej peizazheve më karakteristike urbane të Shqipërisë.

Të dy qytetet janë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Edhe Tirana po ndryshon

Në listë nuk mungon kryeqyteti.

Sipas artikullit, Tirana po përjeton një transformim të dukshëm urban. Ndërtesa që dikur kishin një pamje të zymtë janë rikonstruktuar dhe lyer me ngjyra të ndryshme, ndërsa qyteti po përpiqet të krijojë një identitet më modern dhe të orientuar drejt dizajnit.

Kjo prirje synon që Tirana të mos shihet vetëm si një pikë tranziti për turistët, por si një destinacion më vete.

Më e aksesueshme dhe ende më e lirë

Rritja e fluturimeve direkte nga disa prej qendrave kryesore evropiane ka ndihmuar gjithashtu në përmirësimin e aksesit drejt Shqipërisë.

Një prej argumenteve kryesore të artikullit mbetet kostoja e udhëtimit. Sipas “Quartz”, një vakt, një dhomë hoteli apo një makinë me qira në Shqipëri mund të kushtojnë dukshëm më pak sesa shërbime të ngjashme në bregdetin dalmat të Kroacisë gjatë sezonit veror.

Ndërkohë, Shqipëria vijon procesin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe po investon në infrastrukturë.

Pikërisht këto zhvillime bëjnë që diferenca aktuale e çmimeve me destinacionet e tjera mesdhetare të mos konsiderohet e përhershme.

Për “Quartz”, Shqipëria është një prej destinacioneve që mund të ofrojë një kombinim të detit, natyrës, historisë dhe kostove më të ulëta, përpara se rritja e mëtejshme e turizmit ta ndryshojë këtë panoramë.

Etiketat: destinacion
Artikulli para

Bëni kujdes çfarë blini në Duty Free Shops kur futeni në Shqipëri!

Artikulli pas

Sherr mes pilotëve? Avioni devijon fluturimin

Editor

Editor

Nga Kategoria

“Shkoni para se të shtrenjtohet!” Media amerikane liston Shqipërinë mes 10 vendeve që duhet vizituar
Turizëm

“Shkoni para se të shtrenjtohet!” Media amerikane liston Shqipërinë mes 10 vendeve që duhet vizituar

30 Shtator, 2026
Pse restorantet preferojnë më shumë klientët “solo” se sa grupet
Kryesore

Pse restorantet preferojnë më shumë klientët “solo” se sa grupet

29 Shtator, 2026
A po bëhet Tirana e shtrenjtë për të jetuar? Rritja e çmimeve të banesave, vështirësi për blerësit e rinj
Turizëm

Tirana rekomandohet për pushime ekonomike në tetor

28 Shtator, 2026
Sa shpesh duhet të bëjmë pushime? Studimi sugjeron një strategji të re
Shëndet

Sa shpesh duhet të bëjmë pushime? Studimi sugjeron një strategji të re

27 Shtator, 2026
“CN Traveller”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira të Ballkanit për t’u vizituar
Turizëm

Time Out: Riviera Shqiptare, ndër destinacionet evropiane për të shijuar dimrin me diell

26 Shtator, 2026
U nisën për një destinacion sekret, 150 influencues dhe gazetarë mbërritën në Tiranë
Turizëm

U nisën për një destinacion sekret, 150 influencues dhe gazetarë mbërritën në Tiranë

26 Shtator, 2026
Artikulli pas
Sherr mes pilotëve? Avioni devijon fluturimin

Sherr mes pilotëve? Avioni devijon fluturimin

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Punonjësit thonë se inteligjenca artificiale i bën të duken më të aftë nga sa janë, zbulon studimi i ri
Ekonomi

Punonjësit thonë se inteligjenca artificiale i bën të duken më të aftë nga sa janë, zbulon studimi i ri

Nga Editor
4 Shtator, 2026
0

Një studim i publikuar të martën nga Use.AI, një platformë që bashkon disa modele të mëdha gjuhësore në një abonim...

Lexo të plotë
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

Bie sërish euro, edhe dollari humb terren

19 Gusht, 2026
Piramida e ndërtimit, si po karbonizohet vendi me kontrata porosie

Tatimet nisin kontrollet te kompanitë e ndërtimit, në sitë pagat e punonjësve dhe shitjet

17 Dhjetor, 2025
Sejko zbaton strategjinë e Ramës për zhdukjen e CASH-it, i kërkon bankave lehtësimin e pagesave elektronike

Sejko zbaton strategjinë e Ramës për zhdukjen e CASH-it, i kërkon bankave lehtësimin e pagesave elektronike

22 Shtator, 2025
Teknologji e lartë edhe te rrobat, premtojnë shëndet dhe mirëqenie

Teknologji e lartë edhe te rrobat, premtojnë shëndet dhe mirëqenie

22 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Këto 10 kompani ajrore kanë WiFi-n më të mirë në bord

Këto 10 kompani ajrore kanë WiFi-n më të mirë në bord

30 Shtator, 2026
Tenderët e dyshimtë të Vangjel Tavos në Himarë, dhjetëra miliona euro përmes procedurave të çuditshme

Tenderët e dyshimtë të Vangjel Tavos në Himarë, dhjetëra miliona euro përmes procedurave të çuditshme

30 Shtator, 2026
Gent Sejko dhe Holta Zaçaj duan imunitet nga burgu, projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë pritet me kritika

Socialistët s’janë dakord me mbrojtjen ligjore nga arresti për krerët e Bankës së Shqipërisë

30 Shtator, 2026
Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

30 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr