• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 10 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

“Vjosa e helmuar: Nafta rrjedh në zemër të Parkut Kombëtar”

SkyWeb Nga SkyWeb
25 Qershor, 2025
në Aktualitet
A A
“Vjosa e helmuar: Nafta rrjedh në zemër të Parkut Kombëtar”
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një përrua me naftë bruto derdhet në lumin Vjosa, i shpallur Park Kombëtar nga qeveria shqiptare si lumi i fundit i egër i Evropës.

Dëshmitë e drejtpërdrejta të ekipit të “RiverWatch” dhe “EcoAlbania” kanë nxjerrë në pah një ndotje të vazhdueshme, që mbahej në heshtje nga institucionet, të cilat një muaj më parë aplikuan për ta përfshirë Vojsën në UNESCO, si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës.

“Nafta rrjedh në kanale nga një vend ku ruhet në pishina të hapura, katastrofë! Kontejnerët dhe tubacionet atje janë plotësisht të ndryshkur dhe rrjedhin, një skandal,” i tha Citizens.al Ulrich Eichelmann, drejtor i organizatës RiverWatch.

Ndotja buron nga stacioni i naftës në Gorisht të Selenicës, ndërtuar në vitet ’70, për marrjen dhe magazinimin e naftës nga vendburimi me qëllim transportin drejt Ballshit. Nafta e Gorishtit vërshon nga stacioni në Vjosë pasi i bashkohet Përroit të Madh të Mërtirajt.

Citizens.al e vizitoi sot pikën e derdhjes dhe stacionin. Aty ndodhej një grup prej 6 punonjësish të Albpetrol që kishin nisur të pastrojnë me ekskavator kanalin, vetëm pak ditë pas denoncimit.

Stacioni i naftës në Gorisht nga buron ndotja e Vjosës | Foto: Herti Maloku | Citizens.al

Një zgjidhje e përkohshme e një problemi më të madh. Një raport i Ecoalbania, tregon se zona e Gorisht-Koculit ka mbi 150 puse aktive të shpërndara në një sipërfaqe prej 6 km2, ku pika më e afërt ndodhet pranë shtratit të Vjosës.

Fotografi dhe aktivisti i RiverWatch Joshua David Lim, i cili e dokumentoi i pari ndotjen, e përshkroi këtë zonë të Vjosës si“një lumë të vdekur, ku asgjë nuk mbijeton”.

Ai tha për Citizens.al se këtë konstatim e përforcoi një gjarpër i ngordhur, të cilin ai dhe Eichelmann e gjetën mbi shtresën e trashë të naftës.

Zbulimi i kësaj pike të ndotur të Vjosës ndodhi disa javë më parë, kur Lim po fotografonte rrjedhën në vijim të një nisme që bashkë me “EcoAlbanian” synon krijimin e një harte virtualetë ndotjes së Parkut Kombëtar.

“Realiteti ishte absolutisht tronditës, nuk kisha parë kurrë diçka të tillë,” tha Lim për Citizens.al.

“Kam udhëtuar shumë, nga burimi deri në deltë të Vjosës dhe kam dëshmuar situata të ndryshme ndotjeje si mbeturina, nxjerrja e zhavorrit, por kjo derdhje nafte padyshim është më e rënda,” vijoi fotografi.

Ndotje e përsëritur prej vitesh

Përroi i mbetjeve të naftës nga Stacioini i Gorishtit/ Foto: Herti Maloku | Citizens.al

Ky nuk është një incident i izoluar. Në vitin 2018, një reportazh i Balkan Insight denonconte të njëjtën formë ndotjeje në të njëjtin vend, mes fshatrave Karbunarë dhe Poçem ku kompani koncesionare depozitonin dhe transportonin naftë bruto në mënyrë të pakontrolluar.

“Vite më parë kam vërejtur rrjedhje apo njolla nafte në Poçem, megjithatë, nuk isha në dijeni se kjo katastrofë po ndodhte ende,” tha Eichelmann.

Edhe pse pikat e shpimit dhe depozitimit ndodhen jashtë kufijve zyrtarë të Parkut Kombëtar të Vjosës, përroi i ndotur përshkon kufirin e tij dhe bashkohet me Vjosën brenda territorit të mbrojtur.

“Qeveria duhet ta mbyllë menjëherë gjithë zonën duke përfshirë ‘lumin e naftës’ 1,5 km të gjatë, si dhe pellgjet me infrastrukturën e kalbur”, thekson Eichelmann.

“Një zgjidhje e përkohshme”

Derdhja e kanalit të në Vjosë, duke u pastruar nga ekskavatori i Albpetrol | Foto: Herti Maloku | Citizens.al

Të hënën, pas denoncimeve publike, Albpetrol nisi pastrimin e përroit në Mërtiraj. Të mërkurën, ekipi i Citizens.al ishte në terren për të parë nga afër situatën.

Një ekskavator dhe dy kamionë po largonin mbetjet e naftës që rridhnin drejt lumit. Edhe pse ndotja mbetet e pranishme, niveli i saj ishte më i ulët krahasuar me pamjet tronditëse të dokumentuara më parë.

Një prej punëtorëve na tregoi se kjo ishte dita e tretë e pastrimit, por nxehtësia e verës e kishte shkrirë materialin ndotës, duke e bërë procesin më të vështirë. Ai tha se mbetjet do të përdoreshin për mbushjen e rrugëve në zonat rurale.

Rreth 150 metra më larg, pusi i naftës vijonte punën normalisht, ndërsa ndërtesat përreth, të rrënuara dhe të braktisura, krijonin pamjen e një industrie të lënë pas dore.

Njëri përsëriti se ndotja vjen nga depozitimet e vjetra, të krijuara gjatë procesit të ndarjes së naftës nga uji dhe dheu në stacionin e Gorishtit.

Por pyetja që mbetet pa përgjigje është pse ky pastrim nuk u ndërmor më herët, para se mbetjet të shpërndaheshin dhe shkriheshin nga i nxehti, apo para se Vjosa të merrte statusin e Parkut Kombëtar.

Një banor i zonës tha për Citizens.al se përpjekjet aktuale janë të kota nëse nuk ndërhyhet drejtpërdrejt në burimin e ndotjes, që vazhdon të rrjedhë naftë në mënyrë të pakontrolluar.

Të njëjtën ditë, autobotët e Albpetrolit vijonin të ngarkonin naftë bruto për rafinim, duke treguar se aktiviteti ekonomik në zonë vazhdon pa ndalesë, ndërkohë që masat për të ndaluar ndotjen mungojnë.

Organizata RiverWatch deklaroi për Citizens.al se ka nisur njoftimin e partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë Bashkimin Evropian dhe bankën gjermane KfW, për situatën alarmante në zonë.

“Ky është një krim mjedisor me përmasa të reja,” u shpreh drejtuesi i organizatës, duke theksuar se do të ndërmerren veprime në disa fronte.

Parku Kombëtar i Vjosës, i shpallur në mars 2023, aspiron të bëhet pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës të UNESCO-s. Por rrjedhjet e naftës dhe mungesa e reagimit institucional po rrezikojnë seriozisht këtë status.

“Ajo fushë dukej si një peizazh nga një film depresiv hollivudian,” tha Ulrich Eichelmann nga RiverËatch, duke nënvizuar se Vjosa nuk mund të mbrohet vetëm në letër.

Dy vite pas shpalljes së parkut, aktivitetet ekonomike brenda kufijve të mbrojtur vazhdojnë. Urbanizimi, turizmi masiv, nxjerrja e naftës dhe mungesa e kontrollit institucional po e kthejnë emërtimin “Park Kombëtar” thjesht në një formalitet. /citizens.al

Artikulli para

Prokuroria fle mbi dosjet me mbetjet toksike të Kurum

Artikulli pas

Tenderi 6.2 mln euro i sigurisë në burgje kthehet në mollë sherri në KPP, akuza për favorizim të AlbaScan dhe Advanced Business Solutions

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët
Aktualitet

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët

9 Nëntor, 2026
Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive
Aktualitet

Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

9 Nëntor, 2026
“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin
Aktualitet

“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

9 Nëntor, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni
Aktualitet

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

9 Nëntor, 2026
“Keni detyrime të papaguara dhe jeni shkelës”. Kujdes nga mesazhet mashtruese në emër të DPSHTRR!
Aktualitet

“Keni detyrime të papaguara dhe jeni shkelës”. Kujdes nga mesazhet mashtruese në emër të DPSHTRR!

9 Nëntor, 2026
Të gjithë duan “çun; Shqipëria, anomali në lindje, djemtë mbi normën natyrale
Aktualitet

Bonusi i ri për bebet, Rama zbulon skemën: Sa do të jepet çdo muaj për 5 vitet e para të jetës

9 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Tenderi 6.2 mln euro i sigurisë në burgje kthehet në mollë sherri në KPP, akuza për favorizim të AlbaScan dhe Advanced Business Solutions

Tenderi 6.2 mln euro i sigurisë në burgje kthehet në mollë sherri në KPP, akuza për favorizim të AlbaScan dhe Advanced Business Solutions

Të Përzgjedhura

“Mamica” nxjerr shpatën ndaj Skënderbeut të saj: Kjo që po ndodh me mua është arrogancë
Aktualitet

Spiropali i bëri tre, tani Rama duhet të vendosë nëse do t’a përjashtojë siç paralajmëroi

Nga SkyWeb
5 Qershor, 2026
0

Elisa Spiropali ka sfiduar sërish Edi Ramën, këtë herë në një nga momentet më të vështira politike për kryeministrin, kur...

Lexo të plotë
Radhë e gjatë pensionistësh për marrjen e bonusit të fundvitit

Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje

4 Maj, 2026
Bllokohet aksi Kakavijë-Janinë, shkak protesta e fermerëve grekë

Të hënën bllokohet 4 orë lëvizja në Kakavijë, oraret kur nuk mund të kalohet në pikën doganore

25 Korrik, 2026
AstraZeneca pëson një tjetër goditje, ndalon provën e ilaçit për kancerin e mushkërive

AstraZeneca pëson një tjetër goditje, ndalon provën e ilaçit për kancerin e mushkërive

18 Gusht, 2026
Kadastra njofton procedurat e reja për privatizimin e truallit shtetëror, si bëhet aplikimi

Kadastra njofton procedurat e reja për privatizimin e truallit shtetëror, si bëhet aplikimi

20 Janar, 2026

Të Fundit

Mund të ndikojnë deri në humbjen e shikimit, FDA paralajmëron rrezik nga barnat për diabetin dhe dobësimin

Mund të ndikojnë deri në humbjen e shikimit, FDA paralajmëron rrezik nga barnat për diabetin dhe dobësimin

10 Nëntor, 2026
Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët

9 Nëntor, 2026
Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

9 Nëntor, 2026
“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

9 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr